LIVE UPDATES
Bota

Kosova apo Shqipëria, cili shtet përfitoi më shumë nga Rruga e Kombit?

18 Dhjetor 2021, 06:06 Nga DOSJA
Kosova apo Shqipëria, cili shtet përfitoi më shumë nga Rruga

TIRANË/PRISHTINË – Rruga e Kombit, e cila lidh Kosovën me Shqipërinë, është vënë në funksion afërsisht një dekadë më parë. Projekti infrastrukturor që vlerësohet më i madhi në historinë e dy shteteve, por edhe më i kontestuari politikisht po konsiderohet edhe tani si i rëndësishëm. Cili ishte ndikimi i kësaj rruge në bizneset dhe qytetarët, ish-kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka folur mbi efektet e kësaj rruge.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohës i ekonomisë, Safet Gerxhaliu, ka folur mbi efektet që ka pasur Rruga e Kombit për dy shtetet dhe bizneset. Në një deklaratë për “Monitor”, ai ka thënë se investimi në këtë projekt ka qenë i domosdoshëm, dhe sipas tij të gjitha kritikat që janë hedhur mbi këtë projekt vite më parë, kanë rënë poshtë. Mirëpo, Gerxhaliu thotë se barrierat mes dy shteteve janë të madha, dhe sipas tij, ato po e pengojnë bashkëpunimin mes bizneseve.

“Është e vërtetë që ka pasur kritika të shumta për investimet në infrastrukturë, por kur kemi të bëjmë me Rrugën e Kombit, ajo që lidh Kosovën me Shqipërinë duhet të analizohet në disa dimensione; është e rëndësisë së pakontestuar kombëtare, është e rëndësisë së pakontestuar në aspektin strategjik, por mbi të gjitha, ka edhe efektin e vet psikologjik sepse më në fund po funksionon një arterie që e bashkon Kosovën dhe Shqipërinë. Pritshmëritë kanë qenë shumë më të mëdha, se do të ketë më shumë efekte në ekonomi, mirëpo edhe këto efekte duhet të ndahen në tri dimensione kohore: në aspektin afatshkurtër, afatmesëm, dhe afatgjatë”, ka thënë ai.

Ish-shefi i Odës Ekonomike shprehet se Rruga e Kombit ka rritur edhe numrin e turistëve për të dy shtetet.

“Besoj se në aspektin afatshkurtër, kontributi më i madh i kësaj rruge është se kemi fluks më të madh të vizitorëve qoftë nga Shqipëria në Kosovë apo anasjelltas, edhe pse në këtë drejtim, qytetarët e Kosovës janë duke avancuar, sepse vizitat janë më të shumta. Mirëpo, në përgjithësi, besoj që është një investim që me kalimin e kohës do të dëshmojë se ka qenë vërtetë i qëlluar, dhe besoj se është koha që të kuptohet se projektet e tilla të mos analizohen dhe të mos marrin afekte politike, por më shumë të shihen nga ndikimi dhe efekti ekonomik dhe ai kombëtar”.

Gerxhaliu: Shqipëria ka përfituar më shumë 

Por, po të vihet në peshore dhe të matet, se cili shtet ka përfituar nga kjo rrugë, Safet Gerxhaliu ka një përshtypje se Shqipëria del fituese.

“Besoj që përfitime shumë më të mëdha ka pasur Shqipëria, jo vetëm që kanë rritur numrin e turistëve nga Kosova, por e ka rritur edhe atraktivitetin që të jetë e vizituar edhe nga Serbia dhe shtete të tjera të Europës Qendrore. Mirëpo, vetë fakti se jemi dy shtete dhe një popull i ndarë, besoj që një arterie e tillë është më se e nevojshme. Me kalimin e kohës do të kuptohet se ekonomia e Kosovës dhe e Shqipërisë nuk janë ekonomi konkurruese, janë ekonomi komplementare, por këtë duhet ta kuptojnë në rend të parë politikëbërësit e të dyja shteteve, dhe sigurisht që një ujdi e tyre do të jetë hapja e një perspektive të re për të bashkëpunuar dhe për të avancuar bashkëpunimin ekonomik.

Duhet të kuptohet se në këtë drejtim, sektori privat apo komuniteti i biznesit nga Kosova ka bërë hapa shumë më pozitivë, mirëpo që të jemi atraktivë dhe bashkëpunues duhet të largohen barrierat. Deri më tani, edhe pse janë bërë investime me miliarda euro në infrastrukturë, ekzistojnë barrierat që e pengojnë zhvillimin dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve.

Safet Gerxhaliu, njohës i ekonomisë, ka treguar se cilat, sipas tij, janë barrierat më të mëdha mes dy shteteve.

“Janë tri probleme që i kemi adresuar si pengesa lidhur me bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë. E para është barriera që paraqitet në kufi, nëse sot kalojmë andej do të habitemi me numrin e inspektorëve dhe kontrolleve që na presin. E dyta është ajo rampa e turpit, që vetëm qytetarët e Kosovës duhet të paguajnë nga 5 euro për vetura dhe më tepër për maune. E treta është, nëse mendohet të shfrytëzohet Porti i Durrësit, dhe vetë fakti që e paguan një skaner pa shfrytëzuar, është vërtet diçka e papranueshme.

Prandaj nëse nuk avancohet dialogu mes dy shteteve dhe mbledhjet e qeverive të kenë pragmatizëm dhe jo vetëm marketing dhe fotografi nuk do të eliminohen barrierat për ta shfrytëzuar Portin e Durrësit, atëherë ne vetëm po flasim për bashkëpunim, por bashkëpunimi do të jetë dëshirë e parealizuar. Kur dy veta luftojnë, i treti fiton dhe kam frikë se këtë gafë të bashkëpunimit është duke e shfrytëzuar Serbia dhe disa vende të tjera me agresivitet të paparë”. 

Shahini: Shkëmbimi tregtar, më i larti në histori 

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, ka treguar në një bisedë për “Monitor” rëndësinë e Rrugës së Kombit dhe barrierat që po i pengojnë bizneset të jenë më bashkëpunues.

Ai ka thënë se Kosova e Shqipëria, falë autostradës kanë shkëmbimin më të lartë tregtar në histori.

“Aleanca Kosovare e Biznesit e vlerëson se efekti i Rrugës së Kombit, është efekt shumë më i madh se sa ai që ishte pritur, dhe falë ndërtimit të kësaj autostrade, sot Kosova dhe Shqipëria kanë nivelin më të lartë të shkëmbit tregtar në histori, që nga themelimi i këtyre dy shteteve. Kjo na bën ne krenarë, pasi Shqipëria për herë të parë e ka lënë prapa Serbinë me eksportet në Kosovë. Por, jo vetëm kjo, pasi Rruga e Kombit ka rritur edhe konsumin e produkteve nga të dy shtetet dhe qytetarët e dy vendeve”.

Për kryetarin e Aleancës Kosovare të Biznesit, përfituesit më të mëdhenj nga autostrada që lidh Kosovën dhe Shqipërinë janë shqiptarët.

“Nëse bëhet një bilanc se cilët janë përfituesit e Rrugës së Kombit, ne vlerësojmë se janë shqiptarët në të dy anët, dhe kjo është gjëja më e mirë që ka ndodhur pas luftës dhe këndej. Po, ashtu nëse vërejmë se çfarë efekti ka pasur kjo rrugë pos ekonomisë, ka pasur ndikim të madh në shthurjen e shumë projekteve rajonale për të fuqizuar shtetet e tjera në ekonomi. Prandaj orientimi i tërë Ballkanit për të qarkulluar nga Rruga e Kombit është përfitimi më i madh që ka ndodhur në këto dekadat e fundit”.

Cilat janë barrierat më të mëdha që ekzistojnë mes dy shteteve në autostradën Prishtinë-Durrës sipas Agim Shaninit.

“Në aspektin popullor dhe në aspektin kombëtar, rampa dhe pagesa që duhet të bëhet është e dëmshme dhe konsiderohet barrierë. Por, në aspektin komercial, ajo duhet të ekzistojë për shkak të mirëmbajtës së rrugës, e cila është detyrimisht rrugë që duhet të mirëmbahet. Mirëpo, ne besojmë që tarifa është e lartë dhe për këtë, dy shtetet duhet të gjejnë një mënyrë tjetër që kjo tarifë të ulet dhe rruga të mirëmbahet edhe nga financat e shtetit”, ka thënë ai.

Shahini ka pohuar se kjo rrugë i ka hapur mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe bizneseve, por sipas tij nuk lidhet gjithçka me këtë rrugë. Ai thotë se drejtuesit e dy shteteve duhet të bëjnë punë më konkrete për largimin e barrierave dhe të punohet në forcimin e shkëmbimeve tregtare dhe zhvillimit ekonomik.

Autostrada, që mban emrin e presidentit të ndjerë të Republikës së Kosovës, ibrahim Rugova, filloi të ndërtohet më 12 prill të vitit 2010. Në nëntorin e vitit 2011, u patën hapur për qarkullim fillimisht 38 kilometrat e para, deri në fshatin Sllapuzhan të Therandës, ndërsa më në korrik të vitit 2012, edhe 4 kilometra të tjera nga Sllapuzhani në Duhël.

Segmenti i pestë, nga Duhla në rrugën nacionale Prishtinë- Pejë u hap për qarkullim më 27 nëntor 2012, në kuadër të festimeve për 100-Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Autostrada që lidh Kosovën me Shqipërinë, e quajtur “Ibrahim Rugova”, ka kushtuar mbi 700 milionë euro. Që nga paslufta e deri në vitin 2020, janë bërë investime kapitale në ndërtimin e rrugëve në Kosovë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vend janë 137 kilometra autostradë. (MONITOR)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

diaspora kryesore kosove rruga e kombit shqiperi kosove rruga e kombit shqiperi

Sondazh

Poll
Bota 17 Dhjetor 2021, 19:16

Katedralja Notre-Dame gati për restaurim

FRANCË– Restaurimi i Katedrales së Notre-Dame nisi ditën e sotme, më shumë se dy vjet pas zjarrit që thuajse e shkatërroi. Në Francë ka nisur prerja ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet