Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tiranë- Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka uruar 12-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se gjenerata e re e udhëheqësve në Kosovë duhet të çojë me vendosmëri para ëndrrën e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën shtet, pa vendosur në diskutim arritjet e mëdha historike.
Në një urim në rrjetet sociale, Bushati thotë se “nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast se Kosova shtet është produkt i sakrificës për liri dhe rendit ndërkombëtar të bazuar mbi respektin për të drejtat e njeriut”, duke u shprehur se 17 shkurti 2008 shënoi realizimin e dëshirës së hershme për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.
Reagimi i plotë:
Kosova si shtet i pavarur lindi nga sakrificat, mundi dhe mençuria e disa gjeneratave. Ajo u ngrit në këmbë nga gjaku i dëshmorëve dhe dhimbja e popullit, i cili e pati në krahë mbështetjen e SHBA-ve dhe të aleatëve tanë në NATO. 17 shkurti i vitit 2008 shënon realizimin e dëshirës së hershme për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të drejtë që respekton dinjitetin e qytetarëve të saj, që garanton barazinë, që synon mirëqenien dhe që është e hapur për marrëdhënie të mira e bashkëpunuese me të gjitha shtetet, sidomos në rajon.
Në këto 12 vite rrugëtimi jo të lehtë, Kosova ka shënuar hapa përpara në procesin e shtetndërtimit demokratik. Këtë e treguan edhe zgjedhjet e mirëorganizuara parlamentare të 6 tetorit, të cilat u vlerësuan edhe nga organizatat ndërkombëtare. Gjenerata e re e udhëheqësve të Kosovës dhe qytetarët e saj duhet të çojnë me vendosmëri përpara ëndrrën e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën shtet, pa vendosur në diskutim arritjet e mëdha historike.
Ne shqiptarët nuk duhet ta harrojmë për asnjë çast se shteti i Kosovës është rezultat i sakrificës për liri dhe rendit ndërkombëtar të bazuar mbi respektimin e të drejtave të njeriut. Ndaj, sot është dita gjithashtu që të shprehim mirënjohjen për SHBA-të dhe aleatët tanë në NATO! Gëzuar jetë e mot Pavarësinë Kosovë!
Sot Kosova feston 12-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga 116 vende të botës. Kosova do të shënojë këtë përvjetor të Pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Nuk ka munguar edhe një urim i kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur:“i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Deputetja Rudina Hajdari, kryetare e grupit parlamentar të deputetëve të pavarur, ka dalë kundër ndryshimeve të propozuara nga maxhoranca në Kuvend, për...
TIRANE- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, Ogerta Manastirliu njoftoi sot në Kuvend në një seancë ku është diskutuar ndryshimi i ligjit për mbrojt...
TIRANË– Hapin e parë të mbështetjes së Shqipërisë pas tërmetit me pasoja tragjike me 51 viktima e 913 të plagosur më 26 nëntor, Komisioni Europian e ...
TIRANE- Presidenti i Republikës ka akuzuar sërish kryetarin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani për të cilin tha se do të bëjë një shtesë në ka...
Bruksel- Komisioneri për zgjerim në Bashkimin Europian, Oliver Varhelyi, përmes një statusi në Twitter shkruan se ka takuar mëngjesin e sotëm kryeministrin e Sh...
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Facebook ka uruar shtetin e Kosovës për 12-vjetorin e pavarësisë. Basha është shpr...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intëegrim ka uruar shtetin e Kosovës për 12-vjetorin e Pavarësisë. Në një status në rrjetet sociale, Krye...
TIRANË- Shqipëria “ka mbushur xhepat” nga Konferenca e Donatorëve, që u organizua nga Komisioni Evropian në Bruksel. Nga Konferenca e Donatorëve është arrt...
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas takimit informal me liderët e BE. Në një intervistë të shkurtër për mediat, Rama u shpreh se diskutimi is...
BRUKSEL- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do marrë pjesë në takimin informal të liderëve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel. Para takimit në një...