Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kosovë- Sot Kosova feston 12-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga 116 vende të botës. Kosova po shënon këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
Ditën e sotme institucionet shtetërore po zhvillojnë disa aktivitete, të cilat filluan me ngritjen e flamurit nga dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani. Po kështu Albin Kurti së bashku me Vjosa Osmanin kanë bërë homazhe tek varri i Ibrahim Rugovës. Kurti e Osmani më pas vendosën kurora lulesh te kompleksi memorial Adem Jashari dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.
Ndërkohë po zhvillohet edhe një seancë solemne në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nën kujdesin e kryeparlamentares Vjosa Osmani. Të pranishëm në seancë janë kryeministri Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. Ajo që vihet re është se në këtë seancë është vendosur edhe fotoja e flamurit të UÇK-së. Ka qenë deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e cila ka vendosur këtë flamur në kuvendin e Kosovës.
Gjithashtu kanë nisur edhe urimet në rrjetet sociale për Pavarësinë e Kosovës. Nëpërmjet një videoje në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur këtë ditë si një ditë mjaft të bekuar për të gjithë shqiptarët. Ndër të tjera kryeministri shqiptar shkruan se kujtimi i atyre personave që dhanë jetën për këtë ditë do të jetë i përjetshëm. “Urime ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës me ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë,”- shkruan kryeministri Edi Rama. Ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur: “Kosova dhe aspirata jonë e përbashkët drejt integrimit europian do të jetë misioni ynë i madh”.
10 fakte interesante për pavarësinë e Kosovës:
1) Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta
3) Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
4) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.
5) Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.
7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!
8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.
9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyyra e kaltër simbolizon Evropën.
J.V;f.m/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ANGLI- Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Skoci nga era e fortë që ka goditur vendin. Prej ditës një erë e fortë po godet Britaninë e Madhe dhe dëmet kanë qe...
AUSTRALI-Në Sydney është mbajtur një koncert ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga zjarret që përfshinë disa javë më parë Australinë.Sipas...
KINË– Rënia e prodhimit të iPhone dhe mungesa e makinave të reja që linin jashtë linjës së montimit tw kwtij celulari, dominuan diskutimin e hershëm të mun...
KOSOVË- Gjatë kohës kur po qëndronte në Mynih, në konferencën për siguri, Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar shumë takime, por njëra prej më të rëndësis...
AFRIKË -Aktorja 15 vjeçare Nikita Pearl ka ndërruar jetë ditën e sotme pasi humbi betëjën kundër tumorit që kishte në tru. Sipas mediave të huaja, a...
SHBA– Trump është parë së bashku me bashkëshorten e tij Melanie teksa ka zbritur nga aeroplani “Air Force One” në Florida, për të marrë pjesë në garën me makin...
MAQEDONI E VERIUT- Me 108 vota pro, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Nuk votuan 7 deputetët e pavarur të VMRO-DPMNE-së....
MALI I ZI- Protestat kundër ligjit të ri të për kishën në Mal të Zi vazhdojnë. Ligji në fakt po zbatohet, thotë në intervistë për DW, ministri malazez i Kulturë...
KINË -Një person në Tajvan ka humbur jetën ditën e sotme, për shkak se ishte i prekur nga koronavirusi, duke shënuar dhe vdekjen e pestë jashtë territorit ...
KANADA- Sot pranë bashkisë së qytetit të Kalgarit, provincës së Albertës, Kanada, u ngrit flamuri i Kosovës e organizuar nga Shoqata Shqiptaro-Kanadeze. Në këtë...