LIVE UPDATES
Politike

Koronavirusi/ Vokshi viziton qendrën shëndetësore në Kamëz: Asnjë masë, mjekët nuk kanë maska dhe urgjenca s’ka ujë

25 Shkurt 2020, 17:25 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Vokshi viziton qendrën shëndetësore në

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe ish-nëndrejtori i departamentit të Shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi kanë vizituar ditën e sotme Qendrën Shëndetsore Kamëz. Pas kontrollit, në një deklaratë për mediat, Vokshi është shprehur se pas bisedave me mjekët e qendrës shëndetësore u pa se nuk është marrë asnjë masë nga ana e qeverisë. Vokshi shtoi se në këtë qendër hyjnë të paktën 200 pacientë me shenja gripi në ditë dhe mjeku që është kontakti i parë me të, nuk ka minimumi doreza dhe maskë. Gjithashtu ish-deputetja e PD-së tha se nga informacionet që kishte një ditë më parë qendra shëndetësore e Kamzës kishte qenë 24 orë pa ujë.

“Jam këtu me doktor Koduzin si pjesë e grupit të punës që ka ngritur kryetari i Partisë Demokratike z. Lulzim Basha për të monitoruar situatën në lidhje me koronavirusin. Të gjithë tashmë jemi të ndërgjegjshëm që Shqipëria është në një rrezik potencial për mbërritjen e koronavirusit, pasi shteti fqinj, me të cilin kemi shumë shkëmbime humane, tashmë është në gjendje alarmi, si dhe janë shpallur edhe rastet e para në vende të tjera të rajonit. Kemi zgjedhur, bashkë me doktor Koduzin, Qendrën Shëndetësore Kamëz, pasi është një nga qendrat që mbulon një rajon shumë të madh, me rreth 200 mijë banorë, është një qendër që funksionon 24 orë në ditë pasi ka edhe pjesën e urgjencës në të. Çdo ditë, në një ditë normale situate gripale janë rreth 200 pacientë që mbërrijnë në pjesën e pacientëve të sëmurë kronikë, por edhe ato të urgjencës, që do të thotë që numri i pacientëve, por edhe familjarëve të tyre që mbërrijnë në këtë qendër në ditë është shumë i lartë. Pas shpalljes të grupit të punës nga ana e kryetarit, z. Basha, kanë ardhur me qindra telefonata, mesazhe tek anëtarët e grupit të punës, por edhe në Partinë Demokratike, si nga qytetarë, ashtu edhe nga mjekë dhe personeli i qendrave shëndetësore, mjekë të Urgjencës Kombëtare dhe të QSUT-së. Shqetësimi i tyre është se nuk është marrë asnjë masë nga qeveria për pajisje dhe me mjete elementare. Ne shkuam dhe biseduam edhe me disa mjekë të kësaj qendre shëndetësore, pamë vetë situatën. Nuk janë pajisur deri tani as me doreza, as me maska të standardeve të OBSH-së, as me dezinfektantë. Praktikisht, mjekët dhe stafi shëndetësor i kësaj qendre shëndetësore, jo vetëm i kësaj qendre por i gjithë qendrave shëndetësore në Shqipëri, stafi mjekësor i gjithë spitaleve në Shqipëri dhe urgjencat, praktikisht, janë në mëshirë të fatit. Qeveria po bën propaganda. Mjeku është kontakti i parë me pacientin, është ai i cili mund ta marrë virusin i pari dhe mund të rrezikojë jo vetëm jetën e tij, por edhe jetën dhe shëndetin e familjarëve të tij dhe të pacientëve, sepse mund të jetë bartës. Jo vetëm kaq, por një gjë shqetësuese është për të cilën ne u informuan që dje për shembull – kjo qendër shëndetësore nuk ka pasur 24 orë ujë. Mendoni pak një qendër shëndetësore të cilës qeveria nuk i siguron as ujin. I vetmi njoftim i qeverisë është: lani duart, lani duart, por në mungesë të ujit si mund të bëhen vizitat?! Si mund të mbahet higjena e një qendre shëndetësore?!  Janë telefonata që kemi marrë edhe nga mjekë të Urgjencës Kombëtare, të cilët janë mjekë në gatishmëri që shkojnë dhe në shtëpi për vizita. Nga informacionet që kemi, të gjithë mjekët janë pajisur vetëm me një maskë. Mendoni pak që një maskë ka një afat kohor, maksimumi dy ose tre orë dhe mund të jetë vetëm me një njëpërdorim. Pra, nëse shkon në një vizitë tjetër, duhet të përdorësh një maskë tjetër, gjë që mjekët e urgjencës nuk e kanë në dispozicion. Po ashtu sinjalizime kemi që edhe mjekë në reparte të ndryshme të QSUT-së, janë të papajisur me mjetet elementare. Kjo do të thotë se stafi shëndetësor i spitaleve, i qendrave shëndetësore është në mëshirë të fatit,”– tha Vokshi.

 “Ne si pjesë e Grupit të Punës pranë PD, po vlerësojmë masat që ka ndërmarrë qeveria për mbrojtjen e popullatës, por nuk kemi lënë pas dore dhe jemi sot këtu, për të parë se sa të mbrojtur janë anëtarët e personelit shëndetësor. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse personeli shëndetësor është kontakti i parë me pacientin dhe ata janë të ekspozuar ndaj çdo virusi. Në qoftë se ata kontaminohen nga ky virus, përveçse nuk do të kenë mundësinë të ofrojnë nesër shërbim, por do të jenë dhe bartës të këtij virusi dhe do të kontaminojnë me dhjetëra e me qindra pacientë, që do të vizitojnë në ditët në vazhdim. Pra, bëhen bartës dhe shpërndarës të këtij virusi. Nga kontakti me kolegët vurmë re që nuk asnjë lloj mase mbrojtëse, as maskë, as dezinfektant, as doreza.  Ka dy arsye për këtë situatë.   1. E para, qeveria po merret me propagandë, nuk po merret me punë. 2. E dyta, është shkatërrimi i autonomisë në qendrat shëndetësore, heqja e mundësisë së menaxhimit financiar. 2-3 javë më parë kemi ngritur alarmin se operatori shëndetësor, një atavizëm i sistemit shëndetësor, ka detyruar drejtorët e qendrave shëndetësore që të delegojnë blerjen e mallrave tek ky operator. Pra, maskat duhen blerë nga ky operator, ndërkohë, nëse qendra shëndetësore do të kishte autonomi, këto pajisje që sot mungojnë, qendrat i blinin vetë fare mirë dhe mbronin personelin shëndetësor.  Ka indiferencë dhe paaftësi totale nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe insitucioneve të tjera për të siguruar jetët e pesonelit shëndetësor, familjarëve të tyre dhe populates,”– tha Gazmend Koduzi.

Qytetarët nuk duhet të panikohen. Lajmi i mirë është që ende në Shqipëri nuk ka një njoftim zyrtar, të paktën, për koronavirus. Vetë qytetarët duhet të marrin masa individuale për higjenën e tyre dhe të kontaktojnë stafin shëndetësor. As qytetarët, as mjekët, as personeli shëndetësor nuk kanë nevojë për propagandën qeveritare, nuk kanë nevojë për shoë. Qeveria të mos harxhojë miliona euro për një grup oligarkësh dhe klientësh të saj duke paguar koncesione abuzive korruptive, kriminale, të panevojshme, por këto para t’i përdorë për t’u përgatitur për situaën e krijuar nga coronavirusi. Grupet e Partisë Demokratike do të vazhdojnë të jenë në terren për të monitoruar gjendjen jo vetëm në Tiranë, por dhe në qytete të tjera. PD do të vazhdojë të jetë zëri i mjekëve dhe i personelit shëndetësor, që tani punojnë në kushte të një terrori psikologjik dhe shantazhi nga ana e qeverisë, do të jemi zëri I çdo qytetari që ngre shqetësim për situatën,”- shtoi Vokshi më tej.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është dhe Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 270. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albana vokshi gazment koduzi koronaviruzi ne shqiperi albana vokshi gazment koduzi koronaviruzi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta