LIVE UPDATES
Politike

“E shpërblen Rama”, PD denoncon, Këlliçi: Agim Kajmaku ka fituar dy tendera nga OSHEE dhe Bashkia Fier edhe pse në arrat

12 Korrik 2021, 09:44 Nga DOSJA
“E shpërblen Rama”, PD denoncon, Këlliçi: Agim

TIRANË- Belind Këlliçi, deputet i sapozgjedhur i Partisë Demokratike, ka denoncuar sot se Agim Kajmaku, kryebashkiaku që humbi mandatin për shkak të shkeljes së ligjit për dekriminalizimit, vazhdon të fitojë miliona lekë tendera nga qeveria. Në një deklaratë për mediat nga selia e PD, Këlliçi tha se në muajtë e fundit, kompania AME 2020 sh.p.k., në pronësi të Kajmakut, ka përfituar 2 tendera. Një nga nga OSHEE sh.a me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe taracës për OSHEE Group sh.a dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë / OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro.


DEKLARATA E  BELIND KËLLIÇIT

Ndoqëm përpjekjen e radhës të Edi Ramës për t’u hedhur hi syve qytetarëve shqiptarë, me propagandën e gënjeshtërt dhe hipokrite përballë të emëruarve të tij në pushtetin vendor. Por tashmë shumica dërrmuese e qytetarëve e dinë mirë se ajo që Rama bën dhe ajo që Rama thotë, nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Sot Partia Demokratike do të sjellë një provë për të dëshmuar edhe një herë, se sevdaja e madhe e Ramës për antikorrupsionin është një lojë që konsumohet para kamerave, ndërsa kur ato shuhen vazhdon vjedhjen e taksave të shqiptarëve me bandën e tij të plaçkitësve.

PD denoncon: Agim Kajmaku ka fituar dy tendera, ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama është e vetmja rrugë që Shqipëria t’u kthehet sa më parë shqiptarëve

Të gjithë e mbani mend Agim Kajmakun. Të emëurarin nga Edi Rama në krye të Bashkisë së Vorës, që humbi mandatin sepse shkeli ligjin e dekriminalizimit dhe ndërsa ishte në arrati, midis viteve 2019 dhe 2020, fitonte miliona lekë tendera.

Sot Agim Kajmaku vazhdon të shpërblehet nga Edi Rama.

AME 2020 sh.p.k., në pronësi të Kajmakut, ka përfituar 2 tendera. Një nga nga OSHEE sh.a me objekt “Mirëmbajtje e ambienteve të brendshme dhe taracës për OSHEE Group sh.a dhe për Drejtorinë Rajonale Tiranë / OSSH sh.a”, me vlerë 61,136 euro. Oferta më e lartë!

Dhe një tjetër nga Bashkia Fier me objekt “Blerje lule dekorative”, me vlerë 16,279 euro. Edhe ky tender me ofertën më të lartë! 

Ky pra është Edi Rama i vërtetë. Ai që para kamerave qan për taksat e qytetarëve, dhe pas kamerave i përdorë ato për të shpërblyer ata me të cilët ka kryer masakrën zgjedhore të 25 prillit. Korrupsioni dhe bashkëpunimi me krimin janë modeli me të cilin Edi Rama ka shkaktuar rrënimin e përditshëm të ekonomisë së çdo familje, duke nxitur largimin masiv e të rinjve shqiptarë. Ndëshkimi i modelit të ndërtuar nga Edi Rama është e vetmja rrugë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe t’u kthehet sa më parë shqiptarëve.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike agim kajmaku belind kelliçi tenderat e kajmakut agim kajmaku belind kelliçi tenderat e kajmakut

Sondazh

Poll
Politike 12 Korrik 2021, 09:07

TIRANË–4 ditë larg mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike dhe Kuvendit Kombëtar, kryedemokrati Lulzim Basha i propozon Komisionit Statutor të partisë...

Politike 11 Korrik 2021, 18:57

KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici duket se paska një pasion, të cilit nuk mund t’i rezistojë; kërcimi. Qytetari i parë i Bashkisë së ...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më