LIVE UPDATES
Aktualitet

Rezistenca e Teatrit Kombëtar, Adi Krasta: Një kauzë që e kthen njeriun në protestues

7 Mars 2020, 20:47 Nga DOSJA
Rezistenca e Teatrit Kombëtar, Adi Krasta: Një kauzë që e

TIRANË- Gazetari Adi Krasta ka mbajtur një fjalim mbrëmjen e sotme para godinës së Teatrit Kombëtar, ku theksoi se kjo kauzë e gjen njeriun dhe e kthen në një kudhër zemërate dhe qartësimi, në një protestues. Sipas Krastës, Teatri Kombëtar duket sikur me një fuqi shekspiriane të veprave që janë interpretuar këtu, merr përsipër të frymëzojë kauzën.

Fjala e plotë e Adi Krastës

Që nga koha kur u mendua gabimisht se shoqëria civile korri një fitore të madhe kundër sjelljes së plehrave kimike në fillim të kësaj qeverisjeje, nuk pati ndonjë betejë që të tregojë muskujt dhe zemrën e qytetarit të zakonshëm, që sillet tej pasionit politik. Qeverisja bëri atëherë një tërheqje të padëmshme për të dhe njerëzit lanë të lumtur sheshin drejt padijes së tyre. Sot, plehrat e rrezikshme, inceneratorët, drogat e forta, trafikantët, bashkiakë e deputetë me rekorde krimi, vrasës dhe dhunues të shëmtuar të grave, janë ulur këmbëkryq në trupin e një territori të vogël, që e quajmë me hipokrizi Atdhe i dashur e asnjë nerv lirie, reagimi apo dashurie nuk zgjohet më. Është vdekja e paguar e shoqërisë civile, për të cilën na u kërkua qysh në krye t’i rrëfenim atij varrin ku të vendoste lulen e triumfit.

Por deri para dy vjetësh… askush nuk mendoi se do të ishte një ndërtesë e lodhur por e bukur e një kompleksi, ku do të lindte ndoshta kauza më domethënëse dhe komplekse e 30 viteve të fundit: ajo për ruajtjen nga prishja dhe plaçkitja e Teatrit Kombëtar të Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë. Është ai çast kur është kauza që gjen njeriun dhe e kthen në një kudhër zemërate dhe qartësimi. Në një protestues.

Dua t’ju flas se si e shoh unë këtë trini të shenjtë sonte: ndërtesën, njeriun dhe kauzën.

Ndërtesa është e hatashme. Ka arkitekturë tipike të viteve ‘30. Bën pjesë në njollën e vetme jo otomane të Tiranës: atë europiano-perëndimore. Nuk ka një njeri të mençur në Tiranë që nuk e kupton se rinovimi i kompleksit “Skënderbeg” me dy salla teatri, një pishinë, kopshte dhe një ndërtesë shik në fund jo vetëm do t’i bënte nder kujtesës kolektive dhe emocionit njerëzor, por do të shërbente si një antidot kundër çmendurisë frymëmbajtëse të qytetit të sotëm. Kjo kauzë nuk do të ekzistonte nëse nuk do të bëhej menjëherë e QARTË dhe e konfirmueshme se teatri si ndërtesë nuk ka as më të voglën rëndësi për prishësit. Padyshim as ndërtimi i një teatri të ri, që është vetëm alibi. Është plaçkitja e tokës së tij që vlen. Kullat ishin dhe janë kali i Trojës së qytetit të sotëm. Sfida që ai bën të krijon një ndjesi disfatizmi, rënieje, vdekjeje. Ndaj ajo që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka bërë gjatë këtyre dy viteve është sa e madhe, aq edhe e natyrshme. Te qytetarët që e shohin këtë teatër e këtë skenë çdo ditë me dashuri e merak duhet kërkuar çelësi për të kuptuar shqiptarin e sotëm. Te ky teatër janë ngjizur në një: tempulli, njeriu dhe vetë kauza.

Të gjithëve na ka bërë përshtypje fraza “kam parë qytet pa bulevard, por nuk kam parë bulevard pa qytet”. Në natën neroniane të shkatërrimeve, një natë e Bartolomeut për stadiumin “Qemal Stafa”, që e nxorën vërtik nga mbrojtja e monumenteve për të ndërtuar një qendër brutale biznesi me një bahçe të vogël për kalçeto, ndërtesat e njollës më moderne të Tiranës po bien një nga një. Ato, të pagoja, jam i bindur se me shpirtin e njerëzve që kanë jetuar, qeshur, qarë, ëndërruar e janë shuar brenda tyre e kuptojnë se një skuadër pushkatimi po i shfaros.
Teatri Kombëtar duket sikur me një fuqi shekspiriane të veprave që janë interpretuar këtu, merr përsipër të frymëzojë kauzën. Kjo kauzë thërret njerëzit. Ata përgjigjen. Skuadra e pushkatimit e di se të qëllojë teatrin mund të përshpejtojë në mënyrë të paparashikueshme vdekjen e vetë qëlluesve. Ndaj kjo betejë nervash, retorikash, durimi, lobimi, argumentesh juridike e morale zbret në një fushë, e cila është më e jashtëzakonshmja: koha. Teatri, si një kështjellë, duhet të fitojë kohë. Rrethuesit pikërisht kohë nuk do të kenë të presin gjatë. Shpejt a vonë, do të humbin pushtet dhe nëse nuk nxitojnë me dredhi e hile, siç bëjnë gjithmonë rrethuesit, duke blerë tradhtarë dhe joshur qëndrestarë, duke sharë e shantazhuar, nuk do të mundin ta prishin kompleksin “Skënderbeg” për të ndërtuar kullat e premtuara, që bashkë me paratë shpëlajnë një herë e mirë sqimën qytetare, kujtesën tonë e atë historike.

Le të përpiqemi të bëjmë një identikit të rrethuesve. Ata duket sikur nuk dinë e nuk munden ta duan teatrin si art. As aktorin si artist. As skenën si vend i shenjtë. Padyshim, publikun e shohin si një votues militant, idiot dhe pa mendim. Nuk shihen shtresime kulturore në retorikën e tyre. Një lloj boshi që i dallohet në sy njeriut në skuadrën e pushkatimit. Sidomos më të riut. Në entuziazmin fake të servilizmit i dallohet pamundësia për të ndjerë.
Brenda kështjellës jeni ju. Heronjtë e përditshëm. Ju shoh dhe e ndiej të domosdoshme që për t’ju lartësuar të përpiqem të lexoj kundërfigurat tuaja.

Ata janë gjithashtu qytetarë të këtij qyteti. Por janë apatikë (të mundur), të frikësuar. Sidomos të frikësuar. Për ta, fatkeqësisht, rënia e teatrit nuk është rënia e lirisë, edhe pse ndoshta brenda zërit që nuk dëgjohet pranojnë se arti është shprehje e lirisë.

Ajo që po ndodh këtu është kjo: qeveria e bashkia duan ta plaçkitin tokën e kompleksit “Skënderbeg” që të ndërtojnë kulla. Kaq. Është vetëm kaq. Prandaj është një rrethim këmbëngulës. Ata nuk kanë argument, por mbi të gjitha nuk kanë kohë. Dhe mungesa e kohës i detyron të bëjnë artifica politike dhe gabime e gafa konceptuale. Një prej flluskave më të zhbëshme të hedhura për konsum publik është se disa artistë e qytetarë të Tiranës nuk e duan zhvillimin. Se pasi Tirana të ndryshojë plotësisht, duke u çnatyruar përtej njohjes, ata që me kokëfortësi, zemër të ftohtë kalkulative, hile banale procedurash dhe gënjeshtra të blera në mediat e tyre sot po sulmohen në publik si lakmitarë e hajdutë, nesër do të shihen si largpamës e revolucionarë. Kjo është po aq e pasaktë sa ç’është bosh çdokush që e artikulon si mbrojtje. Ajo që shohim nuk ka lidhje me stilin arkitekturor, ndërsa te stadiumi nuk ka lidhje vetëm me plaçkitjen e tokës. Stadiumi i sotëm me emrin e një kompanie pothuaj turke do mbetet një ndërtesë brutale. Banale. Nuk i shërben sportit, por biznesit. Dhe është e pabukur.

Prishja e teatrit, ndërtimi i kullave aty, prishja e hotelit “Vjosa”, ndërtimi i ndërtesës së florinjtë te hotel “Tirana” dhe çdo gërryerje e paturpshme e asaj që Tiranën e ka bërë Tiranë nuk është zhvillim. Është hajdutëri, lakmi, narcizizëm, abuzim me pushtetin dhe arrogancë. Në këtë algoritëm mental të qeverisësve të momentit ka gjithsesi një gabim, të cilin duket se nuk duan ta shohin. E ardhmja mund t’u rezervojë atyre një befasi. Pavarësisht qetësisë së momentit, gjithçka që kanë bërë nuk do të kalojë e pandëshkuar.

Ndaj qyteti duhet të rezistojë. Fillimisht nga mbrojtësit e tij më entuziastë, pra heronjtë e tij. Më pas prej të gjithëve ne.

Unë kam shumë miq e të afërm, të cilët e di që do të kishin dashur të ishin këtu sot. Jam i tronditur nga mesazhet e shumta që kam marrë prej të njohurish e të panjohurish këto ditë se frika, një frikë e madhe i pengon të vijnë. E paprecedentë në këtë përmasë dhe e krahasueshme vetëm me regjime paçavure pushtetesh. Kjo që kanë prodhuar është fatkeqësi e madhe për ne të gjithë e për këtë vend, por është edhe ndëshkimi më i madh për ta. Kjo është arritja e vetme e një mendësie burracakësh pushteti, që nuk bënë dot as Shqipërinë e as historinë e tyre.
Në qeverisjen e kaluar, ne thamë fjalën tonë me të njëjtin nerv kundër prishjes së piramidës si pronë e qytetit dhe dëshmi e historisë dhe ajo është aty ende. Ja ku jemi sërish për të mbrojtur Teatrin Kombëtar në një qeverisje tjetër. Ku janë ata qindra e mijëra vajza e djem Tirane që heshtin? Duhet të ndihen keq, jam i sigurt. Në boshin dhe shungullimën e mendimeve, në vetminë e tyre, larg interesave të kohës, ata e dinë se kompleksi “Skënderbeg” mund të rinovohej mrekullisht për t’u sjellë në kohën e lavdishme të ndërtimit.
Dhe po, ka gazetari të angazhuar pa qenë bythëlëpirëse. Dhe po, mund ta kesh personale kur pushteti e ka personale. Rrethuesit e kështjellës i përcaktojnë sinorët. Ata të thajnë puset, të helmojnë ajrin, të mbysin shpirtin e lirë, të varfërojnë jetën, të zvjerdhin atdheun, të bëjnë të largohesh. Kjo është personale. Ndërsa të gjithë ata që çirren e bërtasin për të bërë vokalin e liderit, për ata do të duhet të ndihet vetëm keqardhje. Është i rëndë pushtimi i shpirtit. Duhet të jetë si veshja e detyruar e një këmishe force.

Ndërkohë Shqipëria kurrë nuk ka qenë më e sëmurë se sot. E drobitur nga kanabizimi i territorit të saj dhe dalldia për të mbjellë e trafikuar.
Ajo sot është në vendin e parë në botë për numrin e azilkërkuesve. Ajo humb çdo vit e çdo ditë pikë në rekorde e statistika që matin demokracinë. Ajo është ende jashtë e larg Europës. Ajo ka rritur borxhin. Ajo është ende më e varfra në Europë. Ajo ende nuk po kupton nëse bandat udhëheqin politikën apo politika udhëheq me banda. Administrata e saj është militante. Parlamenti i saj është qesharak. Qeverisja është e paaftë dhe e korruptuar .
Sot nuk jemi më në momentin e perceptimit. Gjithçka është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm.

Unë dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj rrezikun e veçantë, të paparashikueshëm që sjell segmenti i fundit para lënies së pushtetit. Është ai kapërcyell kur mund të bëhen krime të mëdha kundër atdheut me lehtësinë e papërballueshme të fundit dhe vetëdijes se pushteti nuk të vjen më kurrë në dorë. Është ai moment që i ka trimëruar edhe më frikacakët. Një lloj lejeje për të mëkatuar ndërkohë që përgatitet apres moi le deluge. Ky segment i fundit është fillimi i riharrimit, ndaj bëhet i rrezikshëm. Sepse nuk ka pika referenciale. Lidhjet me realitetin janë shkëputur dhe bisedat rreth teje, qeverisësit, janë bërë pa përmbajtje. Njeriu me pushtetin e segmentit të fundit ka një boshllëk në sytë e tij. Në zemrën e tij. Gjen një interes të sëmurë e mbytës tek ata që e rrethojnë. Ndaj Teatri Kombëtar tani është një kauzë që ka lidhje të fortë me kohën. Duhet të rezistojë në kohë. Në këtë segment të fundit, si në ditët e fundit të Romës, kur Neroni gjeti gjithë forcën e zhveshur nga arsyeja për ta djegur.
Teatri Kombëtar i plotëson të gjitha kushtet për t’u urryer nga qeverisja e sotme. Nga prishja e tij dhe ndërtimi i kullave mund të grabsen 200 milionë euro. Edhe pse rrethuesit nuk e fshehin një gëzim për rrënimin fizik të tij.

Zonja dhe zotërinj,
Teatri Kombëtar nuk do të prishet. Nuk duhet të prishet. Qytetarët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë e të Kosovës, shqiptarët në Maqedoni e Mal të Zi dhe në të gjithë diasporën duhet të bëhen të ndjeshëm. Sot Teatri është Atdheu.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adi krasta ngujimi te teatri kombëtar adi krasta ngujimi te teatri kombëtar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet