Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Koronavirusi merr 3599 jetë njerëzish, Italia ‘kyç’ në shtëpi ¼ e popullsisë, shënohet viktima e parë në Amerikën
8 Mars 2020, 07:47Nga DOSJA
TIRANË– Ka shkuar në 3599 numri i të vdekurve nga koronavirusi në rang global, ndërsa 105,000 njerëz janë infektuar që nga fillimi i epidemisë, shumica e tyre në territorin e Kinës.
Gjendja më e keqe shfaqet në Itali, e cila është izoluar thuajse tërësisht. Kryeministri italian Giuseppe Conte nënshkroi një dekret të ri, ka vendosur që i gjithë rajoni i Lombardisë të izolohet tërësisht, njësoj si një karantinë gjigande.
Ndërkohë rastet e Koresë së Jugut rriten çdo ditë. Seuli njoftoi sot mbi 367 infeksione të reja duke kapur shifrën e 7,134 personave positive. Edhe në SHBA rastet po rriten dita-ditës. Deri më tani ka 444 të infektuar dhe 19 humbje në persona.
Vdekja e parë nga koronavirusi është shënuar edhe në Amerikën e Jugut, ku një 64-vjeçar pasi udhëtoi për në Evropë vdiq në Argjentinë.
Raste të tjera janë shënuar edhe në Azi në vende si: Japonia, Singapori, Malajzia dhe Vietnami.
Shqipëria, nga ana tjetër, ende nuk është prekur nga epidemia. Sipas ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani janë testuar thuajse 60 raste të dyshuar por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Shumica prej tyre kanë si lajm kryesor motin e keq që ka përfshi...
TIRANË– Tre mjete janë përfshirë në një aksident në aksin Tiranë -Elbasan në afërsi të Rrethrrotullimit të Bradasheshit.Mësohet se një grua shtatzënë është...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme. Sipas IGJEUM, priten reshje intensive...
Trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që shqyrtoi rastin e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Tiranës Fatri Islamaj u nda në tre qëndrime të ndryshme mb...
Është ora 11 e mbrëmjes në Janinë, Greqia Veriore, vetëm 45 minuta larg kufirit shqiptar. Rreth një orë më parë mbërrita nga Selaniku, ku jetoj si gazetar ...
TIRANË- Gazetari Adi Krasta ka mbajtur një fjalim mbrëmjen e sotme para godinës së Teatrit Kombëtar, ku theksoi se kjo kauzë e gjen njeriun dhe e kthen në ...
Ndërsa ka ende edhe 2 vjet e gjysëm mandat Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka mbaruar pak më shumë se çerekun e dosjeve të rivlerësimit të magjistratë...
ELBASAN- Një grua e cila po transportohej me ambulancë drejt Tiranës, ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti automobilistik. Sipas njoftimit zyrta...
TIRANË– Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, sqaroi në emis...
SHQIPËRI– Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë sjellë përmbytje në disa zona. Dosja.al mëson se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati për shkak të pru...