Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Shpërthimi i pandemisë së koronavirusit në Itali ka ngjallur frikën se i njëjti skenar përhapjeje dhe bilanci tragjik mund të përsëritet edhe në Shqipëri. Por cilat janë mundësitë që ky skenar të ndodhë edhe në vendin tonë?
Për ta kuptuar këtë më mirë na vjen në ndihmë krahasimi mes Koresë së Jugut dhe Italisë. Në të dyja vendet pandemia shpërtheu thuajse në të njëjtën kohë, e po ashtu kanë edhe një popullsi të përafërt banorësh, (Italia rreth 60 mln banorë, Korea e Jugut 50 mln banorë).
Por, kur Korea raportonte pak më shumë se 3 mijë të infektuar dhe Italia rreth 4 mijë të tillë shkalla e vdekshmërisë ishte e ndryshme dhe shumë herë më e lartë në Itali. Ndryshimi pak lidhej me sistemin shëndetësor, pasi në indekset dhe renditjet globale të ofrimit të këtij shërbimi të dyja vendet janë thuajse në të njëjtin nivel.
Disa ia faturuan këtë ndryshim masave drastike të karantinimit që Korea mori pa vonesë, ndërsa Italia ngurroi, e sot po vuan pasojat me gati 25 mijë të infektuar, ndërsa Seuli raporton vetëm 8500 të tillë. Megjithatë, nëse do të merrej mostra e krahasimit me 8 mijë të infektuar në secilin prej vendeve, shkalla e vdekshmërisë sërish ndryshon. Numri fataliteteve është shumë më i lartë në Itali.
Ekspertët ndërkombëtarë e shpjegojnë këtë me faktin që Korea e Jugut ka një popullsi më të re se Italia. Kjo e fundit renditet në vendin e dytë në botë pas Japonisë për popullsinë më të plakur, duke lënë pas vetes direkt Gjermaninë. Numri më i lartë i popullsisë mbi 65 vjeç, sipas tyre, ka ndikuar në bilancin shumë më negativ të virusit në Itali sesa në Korenë e Jugut.
Si qëndron Shqipëria në krahasim me dy vendet?
Ndarja e popullsisë së Shqipërisë sipas grupmoshave deri më 1 janar 2019. Burimi: Instat
Italia ka gati 28 për qind të popullsisë së saj totale mbi 60 vjeç, ndërsa Korea e Jugut rreth 22 për qind të popullsisë mbi këtë moshë. Përveç të tjerave, 7.4 për qind e popullsisë italiane është mbi 80 vjeç dhe një pjesë e mirë e tyre janë përqëndruar në zonat e prekura fort nga koronavirusi, si Lombardia. Në Kore, janë vetëm 3.4 për qind e popullsisë totale mbi këtë moshë.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, më 1 janar 2019 Shqipëria ka rreth 20 për qind të popullsisë së saj totale mbi 60 vjeç. Vetëm 2.6 për qind janë mbi 80 vjeç. Pra, shifrat tregojnë se vendi ynë ka një popullsi shumë më të re se Italia, e po ashtu më të re edhe se Korea e Jugut.
Gjithsesi, sipas paralajmërimit të ekspertëve mosha e re e një populli nuk duhet të shërbejë si argument që autoritetet e atij vendi të mos tregohen të kujdesshme në marrjen e masave kundër koronavirusit, që tashmë është një rrezik global ku vetëm ditën e diel u raportuan mbi 11 mijë raste të reja me të infektuar.
Marrë nga GazetaSi
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI– Ajo e quan veten nomade dhe që në moshën 19-vjeçare dhe është një nga gratë e pakta që ka kapërcyer Italinë në këmbë, nga Veriu në Jug. Autorja e ...
Pavarësisht nëse e klasifikojmë koronavirusin e ri si një pandemi, është një çështje serioze. Në më pak se dy muaj, ai është përhapur në disa kontinente....
TIRANË– Moderatorja Arbana Osmani, nuk merr kritika vetëm nga ndjekësit e saj, por edhe nga e ëma. Pas periudhës së vështirë që po kalon vendi, Arban...
Aktorja e famshme që ka luajtur përkrah James Bond ka rezultuar pozitive me koronavirus. Olga Kurylenko është prekur nga Covid-19 dhe këtë e ka pohuar vetë në r...
TIRANË– Aktorja e humorit, Delinda Disha ka ndarë në rrjete sociale një mesazh dërguar nga ylli i telenovelave meksikane, William Levy. Ndërsa Delind...
Turqi– Modelja e Playboy, Marisa Papen mund të përballet me burg deri në tre vjet në Turqi, pasi realizoi një fotosesion nudo në disa nga pikat më të famshme të...
TIRANË– Gazetari Arian Çani ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama. Me një status në profilin zyrtar të faqes “Zonë e Lirë” në rrj...
TIRANË– E ftuar në emisionin ThumbOn, moderatorja Arjola Shehu ka treguar se prej dy vitesh nuk është në një lidhje, dhe kjo për arsye se sipas saj, mungoj...
TIRANË– Ish-spikerja e “Zjarr TV” Enki Braçaj ka folur gjatë për eksperiencën e saj si prezantuese lajmesh top-less dhe se si e kanë pritur prindëri...
TIRANË– Enki Braçaj, vajza që u bë e njohur pasi prezantoi top-less edicionet e lajmeve ka rrëfyer se si e nisi karrierën e saj. E ftuar në “ThumbON...