LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“S’mund të zëvendësoni Zotin”, letra imagjinare ‘shkruar’ nga koronavirusi bëhet virale në rrjet: Jam këtu për

16 Mars 2020, 15:08 Nga DOSJA
“S’mund të zëvendësoni Zotin”, letra imagjinare

ITALI– Ajo e quan veten nomade dhe që në moshën 19-vjeçare dhe është një nga gratë e pakta që ka kapërcyer Italinë në këmbë, nga Veriu në Jug. Autorja e dy librave, Darinka Montico që kur urgjenca për shkak të përhapjes së koronavirusit ka nisur, është futur në një aventurë emocionuese: turneu botëror vetëm me biçikletë.

Në këto ditë kaq të komplikuara për të gjithë njerëzimin Darinka shkroi dhe publikoi në llogarinë e saj në Facebook një pjesë me titull “Letra nga Koronavirusi”, e aftë përmes një stërvitje magjike letrare të na tregojë këndvështrimin e virusit dhe të na bëjë të kuptojmë se cili do të ishte qëllimi i vërtetë, domethënë për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm të mbyllur në tre pika të thjeshta: ndalo, hesht dhe dëgjo, lidhur me një kërkesë themelore: atë të ndryshimit.

Sipas saj Toka me siguri po na komunikon vuajtjet e saj dhe na kërkon të ndalemi dhe të mendojmë për traumat që po përjeton për shkak të njerëzimit, të kushtëzuar nga jeta e egër e përditshme, në pamundësi për të parë të ardhmen e Planetit tonë, por të gatshëm për të përmbushur vetëm nevojat prej konsumatori. Ky tekst mund të quhet një manifest i vërtetë ekologjik, nga i cili aktivistja më e famshme bashkëkohore, Greta Thunberg do të ishte krenare.

Letra e plotë

“Ndaloni! Thjeshtë alt, stop, mos lëvizni. Nuk është më një kërkesë. Është detyrim. Jam këtu për t’ju ndihmuar. Kjo lodër supersonike ka konsumuar binarët. Mjaft trena, shkolla, qendra tregtare,takime.

Kemi thyer vorbullën marramendëse të iluzioneve dhe të detyrimeve që ju bllokuan të ngrini sytë në qiell, të shihni yjet, të dëgjoni detin, të përkundeni nga cicërima e zogjve, të rrokulliseni në lëndina, të mblidhni një mollë nga pema, t’i buzëqeshni një kafshe në pyll, të merrni frymë në mal, të dëgjoni mirëkuptimin.

U detyruam ta thyejmë. Nuk mund të zëvendësoni Zotin. Detyrimi ynë është reciprok. Siç ka qenë gjithnjë, edhe pse, e keni harruar. Do të ndërpresim këtë transmetim, transmetimin e pafundë kakofonik të ndarjeve dhe të hutimeve, për t’ju sjellë këtë lajm: nuk jemi mirë, asnjë prej nesh, të gjithë ne po vuajmë.

Vitin e kaluar furtunat e zjarrit që dogjën mushkëritë e Tokës nuk ju ndalën. As akullnajat që po treten, as qytetet tuaja që po zhyten, dhe as ndërgjegjësimi se jeni shkaktarët e vetëm të zhdukjes së gjashtë në masë. Nuk më dëgjuat.

Është e vështirë të dëgjoni duke qenë kaq të zënë, duke luftuar të kacavirreni gjithnjë e më lart mbi skelat e komoditetit që keni ndërtuar. Themelet po shemben, po përkulen nën peshën e dëshirave tuaja false. Unë do t’ju ndihmoj.

Do të sjell furtunat e zjarrta në trupin tuaj, do të përmbys mushkëritë tuaja, do t’ju izoloj si një ari polar mbi një ajzberg në det të hapur. Më dëgjoni tani?

Nuk jemi mirë. Nuk jam një armik. Jam një lajmëtare i thjeshtë, jam një aleat, jam forca që do të risjell ekuilibrin. Tani duhet të më dëgjoni, po ulërij që të ndaloni! Ndaloni, heshtni, dëgjoni.

Tani ngrini sytë në qiell, si ju duket? Nuk ka më avionë, sa ju duhet që të jeni mirë e të shijoni oksigjenin që po merrni? Shihni oqeanin, si është? Shihni lumenjtë, si janë? Shihni Tokën, si është? Shihni veten tuaj, si jeni? Nuk mund të jesh i shëndetshëm në një ekosistem të sëmurë. Ndalo.

Shumë kanë frikë tani. Mos i jepni fuqi frikës, mos e lini t’ju pushtojë. Lëreni që t’ju  flasë, dëgjoni mençurinë e saj. Mësoni të qeshni me sy. Do t’ju ndihmoj, nëse më dëgjoni.”

Burimi: ilvaloreitaliano.it

R.L/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim darinka montico koronavirusi letra imagjinare shkrimtarja italiane darinka montico koronavirusi letra imagjinare shkrimtarja italiane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet