LIVE UPDATES
Bota

Konflikti Rusi-Ukrainë, 4 shekuj mosmarrëveshje dhe përplasje mes dy vendeve fqinje

22 Janar 2022, 15:43 Nga DOSJA

UKRAINË – Rrënjët e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës janë të thella. Në thelb Moska nuk pranon pavarësinë e Kievit. Tensionet mes Rusisë dhe Ukrainës kanë një parahistori, që arrin deri në Mesjetë. Të dy vendet kanë rrënjë të përbashkëta në shtetin sllavo-lindor Perandoria Kiev, ndaj presidenti i Rusisë Valdimir Putin sot preferon të bëjë fjalë për “një popull”. Në të vërtetë rrugët e të dy kombeve prej shekujsh kanë qenë të ndara, u krijuan dy gjuhë dhe dy kultura – ngushtësisht të familjarizuara e megjithatë të ndryshme. Ndërsa Rusia politikisht u zhvillua në perandori, Ukraina nuk ia doli që të ndërtojë shtetin e vet. Në shekullin e 17 territore të mëdha të Ukrainës së sotme ishin pjesë e perandorisë ruse. Pas shpërbërjes së saj më 1917 Ukraina për një kohë të shkurtër u bë e pavarur, derisa Rusia sovjetike e ripushtoi atë ushtarakisht.

Në dhjetor 1991 Ukraina bashkë me Rusinë dhe Bjellorusinë bënte pjesë ndër tri republikat si motra, që vulosën shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Moska donte ta ruante influencën e saj dhe e konsideroi themelimin e Bashkësisë së Shteteteve të Pavarura (GUS) si një instrument për qëllimin e saj. Kremlini besonte edhe, se vendi fqinj përmes furnizimeve të leverdisshme me gaz mund ta mbante të lidhur këtë bashkësi me Rusinë. Por ndodhi ndryshe. Ndërsa Rusia dhe Bjellorusia krijuan një aleancë të ngushtë, Ukraina gjithnjë e më shumë orientohej nga Perëndimi.

Kasachstan | Gründung der GUS in Alma AtaThemelimi i GUS në Alma Ata – Boris Jelcin me presidentin ukrainas Leonid Kravtshuk, (majsta) atë të Kazakistanit, Nursultan Nasarbajev dhe presidentin bjellorus, Stanislav Shushjevitc, 21.12.1991

Kjo gjë e irritoi Kremlinin, por megjithatë deri në vitet 1990 nuk pati konflikt. Moska dukej e qetë, sepse Perëndimi nuk donte ta integronte Ukrainën. Rusia vet ishte dobësuar ekonomikisht dhe e preokupuar me luftën në Çeçeni. Në vitin 1997 me nënshkrimin e të ashtuquajturës “marrëveshja e madhe” Rusia njohu kufijtë e Ukrainës duke përfshirë edhe gadishullin e banuar me shumicë nga rusë etnik.

Krisjet e para në miqësinë post-sovjetike

Nën presidentin Putin u krijua kriza e parë e madhe diplomatike mes Moskës dhe Kievit. Në vjeshtën 2003 Rusia papritur filloi të ndërtojë në ngushticën e Kerçit një digë në drejtim të ishullit ukrainas Kosa Tusla. Kievi e konsideroi këtë si një përpjekje për ripërkufizimin e kufirit. Konflikti u përshkallëzua dhe u zgjidh vetëm pas një takimi personalisht mes dy presidentëve. Ndërtimi u ndalua, por miqësia e shpallur midis dy vendeve pësoi krisje.

Në zgjedhjet presidenciale në Ukrainë më 2004 Rusia mbështeti masivisht kandidatin pro-rus Viktor Janukoviç. Por “revolucioni portokalli” e pengoi fitoren e manipuluar, zgjedhjet i fitoi politikani pro-perëndimor Viktor Jushenko. Gjatë mandatit të tij Rusia dy herë i ndërpreu furnizimet me gaz në Ukrainë më 2006 dhe 2009. Furnizimet e tranzitit për në BE u ndërprenë.

Më 2008 ish-presidenti i SHBA-së George Bush, u përpoq t’i afronte në NATO Ukrainën dhe Gjerogjinë duke i pranuar në një program zyrtar përgatitor. Putini protestoi. Moska atëherë bëri të qartë, se pavarësia e Ukrainës nuk është pranuar tërësisht. Gjermania dhe Franca e penguan nismën e Bushit. Në samitin e NATO-s në Bukuresht Ukrainës dhe Gjeorgjisë iu dha një perspektivë antarësimi, por pa përcaktuar një datë.

NATO-Gipfel in Bukarest (2008)Vladimir Putin, samiti i NATO-s, 2008, Bukuresht

Meqënëse me NATO-n nuk funksionoi shpejt, Ukraina u përpoq ta shtynte përpara lidhjen me Perëndimin përmes marrëveshjes së asociimit me BE-në. Në verën e vitit 2013, pak muaj para nënshkrimit, Moska ushtroi presion masiv ekonomik ndaj Kievit dhe i pengoi importet ukrainase. Në këtë sfond qeveria e ish-presidentit Janukoviç, që kishte fituar zgjedhjet më 2010, e pezulloi marrëveshjen e negociuar për nënshkrim. Janukoviç, shkaktoi me këtë protesta, që në shkurt 2014 çuan në arratisjen e tij në Rusi.

Aneksimi i Krimesë pikë kthese

Kremlini e shfrytëzoi vakuumin e pushtetit në Kiev për të aneksuar në mars 2014 Krimenë. Ishte një pikë kthese, fillimi i një lufte të pashpallur. Njëkohësisht forcat paraushtarake ruse në rajonin e minierave të qymyrit në Donbas filluan të mobilizohen për kryengritje. U shpallën “republikat Popullore” në Donjeck dhe Luhansk – me rusët në krye. Qeveria në Kiev priti deri pas zgjedhjeve presidenciale në maj 2014 përpara se të niste një ofensivë të madhe ushtarake, që e quajti “mobilizim anti-terror”.

Russland Moskau | Konzert anlässlich des Jahrestages von Krim-Annexion18.03.2021, koncert në përvjetorin e aneksimit të Krimesë (18.03.2021)

Në qershor 2014 u takuan për herë të parë presidenti i sapozgjedhur i Ukrainës Petro Poroshenko dhe Putin me ndërmjetësimin gjerman dhe francez në ceremoninë me rastin e 70 vjetorit të D-Days, dita e zbarkimit të forcave aleate që i dhan fund Luftës së Dytë Botërore, në Normandi. Me këtë mori jetë i ashtuquajturi formati i Normandisë.

Asokohe ushtria ukrainase mundi t’i sprapsë separatistët, por në fund të gushtit Rusia sipas këndvështrimit të Kievit ndërhyri në masë ushtarakisht. Moska e hedh poshtë këtë. Njësitë ukrainase në Ilovajsk, një qytezë në lindje të Donjeckut, pësuan humbje. Ishte një pikë kthesë. Lufta në front të gjerë përfundoi në shtator me nënshkrimin e armëpushimit në Minsk.

Ukraine Kiew Besuch US-Außenminister Blinken mit Präsident Selenskyj Blinken me presidentin ukrainas, Selenskyj 19.01.2022

Pas kësaj nisi lufta e llogoreve, që vazhdon edhe sot. Në fillim të vitit 2015 separatistët sërish dolën në ofensivë dhe sërish sipas Kievit ushtria ruse hyri në veprim duke mos përdorur simbolet e saj. Edhe këtë Moska e përgënjeshtron. Forcat e armatosura ukrainase pësuan një humbje të dytë, kësaj here në qytetin e rëndësishëm strategjik Debalzeve, prej nga u detyruan të largohen menjëherë. Asokohe me ndërmjetësimin perëndimor në raundin Minsk-2 u ra dakord për një marrëveshje, që edhe sot shërben si bazë e përpjekjeve për paqen por që nuk është realizuar.

Së fundi në vjeshtë 2019 ka pasur një rreze shpese. Atëhere u arrit që trupat respektivisht të tërhiqeshin nga disa pozicione prej vijës ndarëse. Por qysh nga samiti i Normandisë në Paris në dhjetor 2019 nuk ka pasur më asnjë takim. Putini nuk do tani për tani ta takojë personalisht presidentin ukrainas Volodymyr Selenskyj, sepse nga këndvështrimi i Rusisë ai nuk po i zbaton marrëveshjet e Minskut. Që nga dhjetori 2021 presidenti i Rusisë, Putin, i kërkon hapur SHBA-së që Ukraina të mos hyjë asnjëherë në NATO dhe të mos marrë ndihma ushtarake. NATO e ka hedhur poshtë këtë kërkesë.

Marrë nga DW

LAJMI KRYESOR: Konflikti për Ukrainën/ SHBA “armë vdekjeprurëse” Kievit, Erdogan si negociator

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti ukraine-rusi konflikti ukraine-rusi

Sondazh

Poll
Bota 22 Janar 2022, 14:01

DW: Situatë e rënduar pandemie në Kosovë

KOSOVË- Nga dita e shtunë (22.01) Kosova ashpërson masat kundër përhapjes së koronavirusit për shkak të rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me Cov...

Bota 22 Janar 2022, 13:31

Pasojat nga shpërthimi i vullkanit në Tonga

TONGA- Shpërthimi masiv i vullkanit nënujor në Tonga mund të shkaktojë dëme afatgjata në shkëmbinjtë nënujorë koralorë, erozionin e bregdeteve dhe dëmtimin e pe...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet