LIVE UPDATES
Bota

Pasojat nga shpërthimi i vullkanit në Tonga

22 Janar 2022, 13:31 Nga DOSJA
Pasojat nga shpërthimi i vullkanit në Tonga

TONGA- Shpërthimi masiv i vullkanit nënujor në Tonga mund të shkaktojë dëme afatgjata në shkëmbinjtë nënujorë koralorë, erozionin e bregdeteve dhe dëmtimin e peshkimit, thanë shkencëtarët, të cilët kanë analizuar imazhet satelitore dhe po shikojnë të kaluarën për të kuptuar se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen në këtë rajon të largët.

Reshje acidi

Që prej shpërthimit të shtunën, vullkani Hunga-Tonga-Hunga-Ha’apai ka liruar dyoksid squfuri dhe oksid nitrogjeni – dy gazra që krijojnë reshje acidi kur ato ndërveprojnë me ujin dhe oksigjenin në atmosferë. Me klimën tropikale të Tongës, “ka gjasa që reshjet e acidit të ndodhin në Tonga për një kohë në të ardhmen”, tha vullkanologu Shane Cronin nga Universiteti i Auklendit. Reshjet e acidit shkaktojnë dëme të gjera të të korrurave dhe mund të shkatërrojnë prodhimet kryesore të Tongës siç janë taro, mistri, bananet dhe perimet e tjera. “Varësisht nga kohëzgjatja e shpërthimit, siguria ushqimore mund të komprometohet”, tha Cronin.

Imazhet satelitore tregojnë një shtëllungë që po përhapet drejt perëndimit, që do të thotë se Tonga mund të kursehet nga reshjet e acidit, megjithëse kjo shtëllungë duket se është nisur drejt Fixhit.

Në një buletin të publikuar të hënën, Zyra për Çështje Humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se Fixhi është duke monitoruar cilësinë e ajrit dhe i ka këshilluar qytetarët që të mbulojnë rezervuarët e ujit që i kanë në shtëpi dhe të qëndrojnë brenda në rast të reshjeve.

Ngordhja e peshqve

Zona ekskluzive ekonomike e Tongës është pothuajse 700,000 mijë kilometra hapësirë ujore apo 1,000 herë më e madhe sesa zona tokësore e këtij shteti ishull. Dhe, shumica e banorëve të Tongës ushqimin dhe jetesën e tyre e sigurojnë nga oqeani. Përderisa shkencëtarët duhet që të dalin në terren për të kryer hulumtimet e tyre, “pak fotografi që janë të qasshme tash për tash, duket se tregojnë një batanije… hiri” në tokë, tha Marco Brenna, gjeolog në Universitetin e Otagonit në Zelandën e Re.

Në oqean, ai hi mund të jetë i dëmshëm për jetën detare. Javë para se të ndodhte shpërthimi i 15 janarit, Shërbimi Gjeologjik i Tongës kishte paralajmëruar se uji i detit pranë ishte i ndotur nga shkarkimet toksike vullkanike dhe se peshkatarët “supozojnë se peshqit në këto ujëra janë të helmuar ose helmues”. Pashmangshëm, shpërthimi i vullkanit e ka përkeqësuar situatën. Uji i turbullt dhe i mbushur me hi në afërsi të vullkanit do t’i parandalojë peshqit që të ushqehen dhe do të ndikojë edhe në shtratin e detit, vendit ku riprodhohen peshqit. Disa peshq do të zhduken dhe ata që do të mbijetojnë do të detyrohen të migrojnë, thanë shkencëtarët. Ndryshimet e mëtejme në shtratin e detit mund të krijojnë pengesa të reja edhe për anijet e peshkimit.

“Do të kalojë përpara se terrenet e peshkimit të restaurohen”, tha Brenna.

Dëmtimi i koraleve

Hiri vullkanik gjithashtu mund të dëmtojë koralet, që janë shtylla kryesore e industrisë së turizmit, që sillte fitime vjetore deri në 5 milionë dollarë, para shpërthimit të pandemisë së koronavirusit. Edhe para shpërthimit të vullkanit, koralet në Tonga ishin të kërcënuara nga shpërthimet e sëmundjeve dhe efektet e ndryshimeve klimatike përfshirë zbardhjen e koraleve dhe cikloneve gjithnjë e më të forta. Tani “zona të mëdha me korale dhe zona që është goditur menjëherë nga shpërthimi i vullkanit Hunga Tonga me gjasë janë varrosur nga sasi të mëdha të hirit vullkanik”, tha Tom Schils, biolog detar në Universitetin e Guamit që ka studiuar shpërthime vullkanike dhe koralet në Ishujt Verior të Marianës.

Shpërthime të tilla vullkanike po ashtu lirojnë më shumë hekur në ujë, që mund të nxisin rritjen e algave jeshile dhe sfungjerëve që degradojnë edhe më tej shkëmbinjtë nënujorë. Shkëmbinjtë nënujorë do të duhet të fillojnë nga e para dhe ky proces mund të marrë vite kohë, tha Brian Zgliczynski, ekolog i koraleve në Institutin e Oqeanologjisë Scripps. “Llojet më tolerante ndaj cilësisë së dobët të ujit do të arrijnë të mbijetojnë të parët”, tha ai, duke shtuar se koralet e forta dhe peshqit do t’iu duhet më shumë kohë që të rikuperohen pas shpërthimit të vullkanit.

Erozioni i bregdetit

Humbja e shkëmbinjve koralorë do të ndikonte gjithashtu në aftësinë e Tongës që të përballet me ngritjen e nivelit të ujit dhe stuhive. Kjo paraqet shqetësim për Tongën, pasi ndryshmet klimatike po bëjnë që niveli i detit të rritet me rreth 6 milimetra në vit – që është dyfishi i mesatares globale. Në një raport të publikuar më 2015, Tonga vlerësoi se parandaluesit natyrorë të stuhive, siç janë shkëmbinjtë koralorë dhe barërat detare kishin vlerë vjetore prej 11 milionë dollarë.

Me shpërthimin e fundit të vullkanit, matësit e nivelit të detit regjistruan valë cunami prej 1.19 metrash dhe më pas këto pajisje më nuk raportuan të dhëna të reja. Cunamit vlerësohet se shkaktojnë erozion të shpejtë të bregdetit. Dhe, para se sistemet e komunikimit të prisheshin, videot shfaqën dëme në det, dëme të shkaktuara nga njeriu.

“Barrierat bregdetare mund të preken shumë nga valët e cunamit, duke bërë që ishujt të jenë më të cenueshëm”, tha Cronin

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota shane cronin vullkani tonga shane cronin vullkani tonga

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale