LIVE UPDATES
Bota

Konflikti me Rusinë, Kongresi amerikan pritet të miratojë sanksione ndaj Moskës

6 Shkurt 2022, 20:10 Nga DOSJA
Konflikti me Rusinë, Kongresi amerikan pritet të miratojë

SHBA – Ligjvënësit amerikanë janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për sanksione që kanë si synim të parandalojnë një ndërhyrje të mundshme nga Presidenti Vladimir Putin në Ukrainë. Disa ligjvënës që u kthyen së fundmi nga një udhëtim në Kiev i thanë korrespondentes së Zërit të Amerikës, Katherine Gypson se ekziston një vullnet i gjerë dypartiak lidhur me qëndrimin ndaj Rusisë.

Rreth 127,000 trupa ruse janë grumbulluar përgjatë kufijve me Ukrainën, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin thotë se kërkesat e tij, përfshirë premtimin se Ukraina nuk do të anëtarësohet asnjëherë në NATO, nuk janë përmbushur. Ligjvënësit amerikanë po përgatisin aktualisht një sërë sanksionesh për të parandaluar një konflikt në Evropë.

Sigurisht që nuk duam përshkallëzimin e situatës në një konflikt ushtarak. Shpresojmë që situata të zgjidhet përmes diplomacisë shumëpalëshe. Mendoj se kjo është absolutisht e mundur dhe shpresoj që Presidenti Biden të jetë në gjendje ta realizojë një gjë të tillë me sukses“, i tha senatorja demokrate, Kirsten Gillibrand Zërit të Amerikës.

Republikanët në Kongres kanë kritikuar administratën e Presidentit Biden se nuk ka vepruar me shpejtësi për të frenuar zotin Putin.

“Sanksionet pas ndërhyrjes janë më pak efektive se sa sanksionet paraprake dhe shpresoj që administrata do ta ketë parasysh këtë në të ardhmen. Ato kanë me të vërtetë peshë”, thotë udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell.

Por në një shfaqje të rrallë uniteti në Kongres, ligjvënësit e të dyja palëve po përgatisin legjislacion dypartiak për sanksione që do të kishin pasoja të rënda ekonomike.

Zotit Putin do t’i duhej t’i merrte të ardhurat e naftës si Saddam Husseini. Alternativa e tij e vetme do të ishte ta shiste naftën në tregun e zi, sepse do ta kishte të pamundur të kryente transaksione bankare. Kjo do të ishte pasoja më e rëndë nga sanksionet. Do të ketë edhe pasoja të tjera, që populli rus do t’i shohë dhe do të pyesë veten a është kjo diçka që do ta toleronte”, tha ligjvënësi republikan, Mark Green për Zërin e Amerikës.

Demokratët duan që një nga sanksionet më të rënda të përdoret vetëm nëse presidenti Putin sulmon Ukrainën.

Nëse zoti Putin pushton Ukrainën, gazsjellësi Nord Stream Two nuk do të vazhdojë dhe ndoshta nuk do të përfundojë kurrë. Dhe kjo do të ketë një ndikim të madh ekonomik në Rusi. Me mbështetjen e gjerë dypartiake ne ndoshta do të zbatojmë sanksionet më masive që kemi vendosur ndonjëherë. Asnjë prej nesh nuk e bën me dëshirë një gjë të tillë, sepse e kuptojmë që do të ndikonte tek populli rus. Por gjithçka varet nga zoti Putin“, thotë ligjvënësi demokrat, Ami Bera.

Disa anëtarë të Kongresit që ishin së fundmi në Ukrainë dhe u takuan me zyrtarët e vendit thonë se ndihma amerikane do të armatosë ukrainasit që t’i bëjnë ballë kërcënimit rus. Ata gjithashtu vlerësuan unitetin mes aleatëve të Amerikës.

Më bëri shumë përshtypje uniteti. Ne shkuam në Bruksel dhe u takuam me homologët tanë të BE-së dhe udhëheqësit e NATO-s dhe të gjithë ishim të bashkuar në kundërshtimin tonë ndaj agresionit dhe në mbështetje të një vendi demokratik që lufton për liri“, thotë ligjvënësja demokrate Mikie Sherrill për Zërin e Amerikës.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se së shpejti do të dërgojnë dy mijë trupa në Rumani, Poloni dhe Gjermani.

Marrë nga VOA

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota konflikti rusi-ukraine konflikti rusi-ukraine

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari