LIVE UPDATES
Ekonomi

Kompanitë e huaja, 1.63 miliardë euro borxhe nga aksionerët e tyre

29 Dhjetor 2021, 06:12 Nga DOSJA

TIRANË – Huatë e investitorëve të huaj ndaj kompanive të tyre në Shqipëri kishin vlerën e 1.63 miliardë eurove në fund të tremujorit të tretë të vitit. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huaja nga kompanitë mëmë e ndërmarrjeve të huaja paraqitet e qëndrueshme gjatë këtij viti.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, detyrimet e borxhit të ndërmarrjeve të investimit direkt ndaj investitorëve direktë kanë pësuar një rënie të lehtë me 0.4%. Shifrat tregojnë se kompanitë e huaja mbështeten shpesh nga aksionerët jo vetëm me injektim kapitali, por edhe me huadhënie.

Mbështetja te huaja nga aksionerët mund të bëhet në rrethana dhe në qëllime të ndryshme. Në disa raste, kompanitë që nuk kanë një ecuri shumë të mirë të aktivitetit mund të mbështeten me linja financimi nga mëmat, sepse nuk mund të sigurojnë financime tregtare nga sektori bankar, ose sepse mund të kenë limite të mëdha ekspozimi në banka dhe e kanë të vështirë për të siguruar financime të mëtejshme. Një shembull i tillë është kompania Albtelecom, që është mbështetur vazhdimisht me hua nga grupi mëmë Çalik.

Në sektorë specifikë, siç është ai bankar, mbështetja me linja financimi, me kushte të favorshme, nga grupi bankar mëmë është një mekanizëm që mund të ndihmojë për të fituar pjesë tregu. Kjo formë e huadhënies është aplikuar sidomos para vitit 2008, kryesisht nga bankat me kapital grek.

Një rast tjetër mund të jetë kur për të financuar projekte të reja investimi mund të preferohet huamarrja nga aksionerët, sidomos kur janë grupe solide dhe me disponibilitet likuiditeti. Në këto raste, investitori mund të gërshetojë investimin në kapitalin e kompanisë bijë me huadhënien ndaj saj. Për shembull, investimi për ngritjen e hidrocentralit të Ashtës nga kompania Energji Ashta është bërë pjesërisht me hua të marrë nga njëri prej aksionerëve, kompania austriake Verbund.

Në disa raste, transaksionet në formën e blerjes së produkteve dhe shërbimeve nga aksionerët janë një mekanizëm që përdoret për transferimin e çmimit. Edhe huamarrja nga kompanitë mëmë mund të përdoret edhe si një formë e transferimit të çmimit, me qëllim sigurimin e fitimeve nga interesat e kredive.

Borxhet e kompanive të huaja ndaj aksionerëve të tyre në fund të shtatorit të këtij viti përbënin më shumë se 18% të borxhit të jashtëm të ekonomisë shqiptare. Ato kanë një vlerë më të madhe krahasuar me gjithë detyrimet e tjera të jashtme të sektorit privat të ekonomisë (përjashtuar bankat). Borxhi i jashtëm i sektorit privat ka arritur vlerën e 1.49 miliardë eurove, në rritje me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (MONITOR)

(E.H/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

ekonomi ekonomi borxhet e kompanive investimet e huaja borxhet e kompanive investimet e huaja

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet