Aktualitet

Komisioni i Ekonomisë/ Denaj premton rritje ekonomike, përplasje me Ahmetajn: Po pagat do rriten? Duhen investime në infrastrukturë, janë përparësi e kryeministrit

Pra nëse një person është i dypunësuar dhe, si rezultat i këtij dypunësimi merr më shumë të ardhura se 30 mijë lekë, ai duhet të pagujë për totalin e të ardhurave tatimin prej 13%. E pranishme në komisionin e Ekonomisë, Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se rritja ekonomike e vitit të ardhshëm 2020 do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm.
Featured image of article: Komisioni i Ekonomisë/ Denaj premton rritje ekonomike, përplasje me Ahmetajn: Po pagat do rriten? Duhen investime në infrastrukturë, janë përparësi e kryeministrit Anila Denaj

TIRANË– Sot është mbledhur Komisioni i Kuvendit për Ekonominë ku u vendos se nga viti i ardhshëm qytetarët që bëjnë më shumë se një punë do të paguajnë tatimin mbi të ardhurat personale, edhe në rast se në secilën prej tyre marrin më pak se 30.000 lekë në muaj.

Pra nëse një person është i dypunësuar dhe, si rezultat i këtij dypunësimi merr më shumë të ardhura se 30 mijë lekë, ai duhet të pagujë për totalin e të ardhurave tatimin prej 13%. E pranishme në komisionin e Ekonomisë, Ministrja e Financave, Anila Denaj deklaroi se rritja ekonomike e vitit të ardhshëm 2020 do të jetë 4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm.

“Rritja ekonomike e vitit të ardhshëm do të jetë  4.1% dhe do ndihmohet nga konsumi i brendshëm. Synojmë të hapim 35 mijë vende pune. Investimet do të jenë në nivelin e 4.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto,“- ka tha ministrja Denaj, shkruan Shqiptarja.com.

Ndërkohë Denaj ndër të tjera theksoi se Borxhi publik në vitin e ardhshëm do zbres në nivelin 62.2%, ne vitin 2021 do zbres në 59% dhe në vitin 2022 do jetë 57%.

Mbledhja u shoqërua me debate pasi kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, tha se në pjesën e infrastrukturës nuk është parashikuar që të bëhet asnjë rrugë.

Nuk ka asnjë rrugë të re. Është shtyrë një puna, nga 2021 në 2022. Elbasan Banjë. 78 mije lekë keni për të paguar. Dreqi e mori paguajeni. Edhe nga Shkodra, 52 milion edhe në Shkodër, po paguajeni hiqeni. Edhe në Tepelenë, se bashkon Delvinë, Sarandë. Është aks lidhës, dhe nuk bëhet me 300 milion lekë. Janë elementë të rëndësishëm, duhet të financohen. Dua edhe një plan konkret kur do të mbarojë Unaza. Kur mbaron? Rishikoni historinë që shtyhen rrugët se nuk ka para. Kryeministri është i përkushtuar për përmirësim të Infrastrukturës,“- tha ndër të tjera Ahmetaj.

Ahmetaj pati kundërshti pas prezantimit të Buxhetit 2020 nga ministria e Financave teksa theksoi se është e pajustifikueshme parashikimi i investimeve për vitin e ardhshëm.

Të ardhurat nga Bashkitë janë parashikuar në nivelin e 57 mld lekë ose 11% më shumë se viti 2019. Synojmë konsolidimin e të ardhurave të bashkive dhe ulje të detyrimeve të prapambetura. Rishikoni rritjen ekonomike të vitit 2019, pasi duhet që rritja ekonomike e 6 mujorit të parë të jetë 5% që viti të mbyllet në nivelin e 3 deri në 3.5%. Sipas parashikimeve te BB rritja ekonomisë së Shqiperisë do jetë më ulët se vendet e rajonit dhe do mbyllet në nivelin e 2.9%. Rishikoni nivelin e 4.1% për vitin 2020 pasi të dhënat e deritanishme nuk janë brenda pritshmërive,”– ka tha Ahmetaj.

Ky i fundit kërkoi të dijë edhe nëse do të diskutohet për rritje pagash. Ministrja Denaj theksoi më pas se ekonomia e Shqipërisë është në trajektore rritëse që nga viti 2013 duke kaluar kështu mesataren e Rajonit.

Sipas Denajt, të ardhurat në 2020 do të jenë 29.2 miliardë lekë më shumë se viti 2019, ndërsa shpenzimet parashikohet të jenë 532 miliardë lekë. Denaj deklaroi se Arsimi do të marrë 3.3 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

Në sektorin e dytë, Shëndetësinë, sipas Denaj do t’i kushtohen 2.75 miliard lekë më shumë se një vit më parë.

Sektori i dytë, i Shëndetësisë. Do të ketë 2.75 miliard lekë më shumë. Rikonstruksion 350 milion lekë të qendrave shëndetësore. Efektivitet të shtuar në shërbimet mjekësore. Shpejtim i rezonancës e shërbimeve të tjera. 120 qendrave shëndetësore, rimbursim ilacesh për më shumë se 1000 pacientë,”- tha ajo.

Ndërsa sektorit të Bujqësisë për vitin 2020 ministria e Ekonomisë ka parashikuar që t’i ndajë 1.8 miliard më shumë se në vitin 2019.
 
Sektori i bujqësisë 1.8 miliard më shumë se 2019. Bujqësia do të rrisë konkurrueshmërinë . Standardet sigurinë ushqimore. Investime 4 më shumë. do të ketë përparësi,”– tha Denaj.

Po ashtu në sektorin e infrastrukturës Denaj ka theksuar se deri në vitin 2022 do të mbyllen projekte rrugore ku aktualisht po punohet.

Në infrastrukturë brenda 2022 synohet  të përfundojnë këto projekte të mëdha. Rruga Arbrit, Milot- Balldren, Orikum-Dukat, Kardhiq – Delvinë, Një pjesë e Unazës së Tiranës, Elbasan -Banjë e Baypass Fier,“- përfundoi ministrja e financave.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment