Zjarr në Roskovec, digjen 20 ha tokë! Digjen dhjetëra koshere bletësh, rrezikohen disa banesa
Pamje nga vendi i ngjarjes ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i ngjarjes, të gjithë rendin p&...
Pamje nga vendi i ngjarjes ME VIDEO- Po digjen 20 ha tokë në Roskovec, pamjet nga vendi i ngjarjes, të gjithë rendin p&...
Ia vodhën 50 mijë euro, reagon Mirsad Shkreta: Ne jemi çift mjekësh, 1.5 vit kam deputet 26 Qershor, 14:26 ...
Kancelari i Austrisë: BE duhet të shohë përparimin që ka arritur Shqipëria me Maqedoninë e Veriut 25 Qershor...
Si po prodhohet Bitcoin në Shqipëri, SHISH: Kamuflohen përmes 'call center', të përfshirë edhe të huaj 25 Q...
TIRANË– Olsian Çelaj është kandidati i tretë për Prokuror të Përgjithshëm, i cili ka dalë sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të prezantuar veten dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve.
Çela foli për eksperiencën e tij dhe vizionin për të drejtuar akuzën shqiptare duke prezantuar platformën e tij.
Ai tha se Prokuroria ndodhet në një fazë transformimi pasi sipas tij ka dobësi në etime, rënie të besimit dhe mungesë prokurorësh.
“Prokuroria ndodhet në fazë transformimi të thellë. Përgjatë viteve problemet janë kronike dhe të reja, dobësi në hetime, moskordinim pune, mungesë impakti të hetimit. Ka problem me rënien e cilësisë së hetimeve dhe pamjaftueshmërinë e burimeve njerëzore, mungesa e impaktit të hetimit në uljen e kriminalitetit, ka rënie të besimit te publikut në sistemin e drejtësisë, ka mungese reale të pavarësisë së prokurorëve, pamjaftueshmeri profesionale e policie gjyqësore, ridimensionimi i rolit të PP në thelb sjell kuptimin e drejtë të institucioneve.
PP sipas ligjit ka disa detyrime dhe të drejta. Objektiva mbetet në sintezë e kontributit kolektiv. Realizimi i hapave është sfidë për PP, ai duhet të garantojë vazhdimësinë administrative dhe garantimin e pavarësisë së prokurorëve. Prokurori i Përgjithshëm një kontribut për interesin publik, hetimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale. Përdorimi i kapaciteteve njerëzore me efilmkasitet, zhvillim të policisë gjyqësore, rritja e përgjegjshmërisë së prokurorëve dhe oficerëve të policisë gjyqësore, transparenca në media, zhdukja e korrupsionit në Prokurori”, tha Çelaj.
Prokurori tregoi se ka në plan ristrukturimin e Prokurorisë së Përgjithshme, duke e riorganizuar përmes etikës profesionale, hartimin e raportit mbi gjendjen e burimeve njerëzore, ngarkesen në punë, efektet sociale në shoqëri dhe parandalimin e krimit.
“Hapi i parë është ristrukturimi i PP, duke e riorganizuar, përmes etikës profesionale, sigurimin e aksesit publik, komunikim permanent me median. Standardizim, i cili do të krijojë komunikim me institucionet e tjera. Rëndësi do të ketë studimi për rritjen e performacës së organit të akuzës. Ristrukturim të zyrave të prokurorive. Propozime konkrete për objektivat në tre vitet e ardhshme, me rezultate edhe tek kriminaliteteti.
Brenda 6 muajsh një databaze elektronike e punës së Prokurorisë. Çdo 4 muaj mbledhje me të gjithë drejtuesit e prokurorive, për diskutimin e problemeve. Po ashtu, një herë në vit edhe mbledhja e asamblesë së përgjithshme të prokurorëve”, deklaroi Çelaj.
“Miratim marrveshjeje me Avokatin e Popullit për respektimin e të drejtave të njeriut. Miratim çdo vit me ILD për shkëmbim informacioni. Marrëshënie me KLP, sigurim të mbarëvajtjes së punës, lëvizjet në detyra, luajnë rol sa më të mirë bashkëpunimi. Bashkëpunim dhe askses në kohë reale të të dhënave të dy institucioneve.
Synoj rritje të buxhetit të Prokurorisë, kontroll rigoroz të buxhetit, ulje të shpenzimeve burokratike. Vlerësoj se plani i veprimit dhe masat që do merren do rrisin nivelin e imazhit në opinionin publik. Kjo gjë krijon premisa për ndryshime, për t’iu përgjigjur ndryshimeve të kohës.
Marrëdhënia drejtues-vartës ka çuar në tensione dhe deformime, jo vetëm të vullnetit të prokurorit, por edhe të deformimit të ligjit. Ligji i ri i jep pavarësi prokurorit, ndërsa unë e shoh si thelbësore garantimin e kësaj privatësie. Prokurorë të caktuar për shkak të garancisë që i jep ligji, nuk e menaxhojnë siç duhet. Për të menaxhuar këto situata dhe praktika të tilla të ndiqen nga prokurorët, të ketë monitorim. Jo në çështje konkrete, por se ndërtohen mekanizma, të cilat janë akseset që i krijohen publikut, edhe nga institucionet”, tha ndër të tjera ai.
Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.Tre kandidatët u morën në pyetje një e nga një. Një ditë më parë në mbledhje KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
MILOT- Ditën e sotme një aksident ka ndodhur në autostradën Milot-Mamurras, ku është bërë me dije se ka mbetur një e plagosurDrejtuesja e automjetit ka mbetur...
Korçë- Në spitalin e Korçës ka ndërruar jetë një 58-vjeçar ditën e sotme. Mësohet se viktima është Telha Kelo që sipas familjaëve ishte sh...
Tiranë- Një nga kandidatët në garë për kryeprokuror është Fatjona Memçaj, e cila gjatë intervistimit të saj para KLP-së ka deklaruar se emërimi i saj si...
VLORË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me 34-vjeçarin që u gjet i pajetë në Vlorë pranë kupolës së avionëve.Mësohet se trupin e të ndj...
TIRANË- “Nëna nuk kishte njeri për t’ia besuar frikën e vet. Një frikë e tillë përbënte në vetvete një akt politik subversiv ndaj regjimit, penalisht të d...
Tiranë- Ditën e sotme Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka caktuar 4 relatorët për vlerësimin e 3 kandidatëve juristë jashtë sistemit gjyqësor për Gjykatën e Lar...
ERSEKË– Banorët e fshatit Qafëzes kanë denoncuar faktin që nuk u janë riparuar shtëpitë e tyre edhe pesë muaj pasi u shkatërruan nga tërmeti i 1-qershorit ...
Tiranë- Sokol Balla ka treguar detaje nga udhëtimet e tij të mëparshme me Mustafa Nanon në 1994 në Budapest.Në parathënin e librit të Nanos, “Si e kam njohur…”...
TIRANË– Aktori i humorit Julian Deda është përplasur me gazetaren Mira Kazhani, pas një shkrimi që kjo e fundit ka bërë lidhur me protestën e Astirit, që s...
HIMARË– Videoja që shikoni tregon transformimin e detit në bregdetin e Himarës. Pas një dite me erë të furishme dhe shira të shumta, shihet se si dallgët n...