LIVE UPDATES
Bota

Komisioni i 6 janarit voton pro ngritjes së akuzave penale ndaj Jeffrey Clark

2 Dhjetor 2021, 10:52 Nga DOSJA
Komisioni i 6 janarit voton pro ngritjes së akuzave penale ndaj Jeffrey

SHBA – Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e dhunshëm ndaj Kapitolit më 6 janar, votoi të mërkurën për të rekomanduar ngritjen e akuzave penale ndaj Jeffrey Clark, një ish-zyrtar i Departamentit të Drejtësisë, për pengim të punës së Kongresit. Ky i fundit refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të komisionit, megjithatë ligjvënësit ranë dakord t’i japin atij një tjetër mundësi këtë javë për t’u përgjigjur.

Sipas Cnn, komisioni votoi 9 me 0 për të rekomanduar ngritjen e akuzave penale ndaj zotit Clark, i cili u rreshtua në krahun e ish-Presidentit Donald Trump-in në përpjekjet e këtij të fundit për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Kryetari demokrat i komisionit të 6 janarit, Bennie Thompson, tha se kishte marrë një njoftim të minutës së fundit nga avokatët e zotit Clark se ai dëshiron të përdorë të drejtën e tij që rrjedh nga Amendamenti i Pestë i Kushtetutës, për mos u përgjigjur në mënyrë që të shmangë një situatë ku mund të duket se është fajtor për ndonjë krim. Thompson tha se avokati nuk kishte ofruar “asnjë bazë specifike për këtë qëndrim” dhe “asnjë fakt që do t’i jepte mundësi komisionin ta merrte në konsideratë këtë gjë”. Ai tha se komisioni do t’i japë zoti Clark një mundësi të dytë për një dëshmi të planifikuar të zhvillohet të shtunën.

Për mendimin tim kjo është një përpjekje e fundit për të vonuar punën e Komisionit. Clark e kishte edhe më parë mundësinë për t’i ngritur këto pretendime në procesverbal. Komisioni do t’i japë atij një mundësi tjetër për ta bërë këtë“, tha Thompson.

Thompson tha se komisioni vazhdoi me votimin për të rekomanduar ngritjen e akuzave penale pasi ky është vetëm hapi i parë i këtij procesi. Clark u paraqit për një dëshmi muajin e kaluar, por refuzoi t’i përgjigjet çdo pyetjeje, duke përmendur përpjekjet ligjore të Trump për të bllokuar hetimin që po kryen komisioni. Rekomandimi për ngritje të akuzave penale kundër Clark për pengim të punës së Kongresit, tashmë shkon për votim në Dhomën e Përfaqësuesve, por është e paqartë se sa mund të shtyhet ky proces. Nëse kjo dhomë e Kongresit voton pro, do të jetë Departamenti i Drejtësisë, që do të vendosë nëse Clark do të ndiqet penalisht.

Në një pjesë të intervistës së Clark të kryer më 5 nëntor në Kongres, të publikuar nga komisioni të martën, stafi dhe anëtarët e tij u përpoqën ta bindin ish-zyrtarin e Departamentit të Drejtësisë që t’u përgjigjej pyetjeve rreth rolit të tij, ndërsa zoti Trump nxiste departamentin të hetonte pretendimet e tij të pabazuara në fakte, për manipulim të gjerë në zgjedhje.  Clark ishte shndërruar në një aleat të ish-presidentit ndërsa zyrtarë të tjerë të Departamentit Drejtësisë ishin distancuar nga qëndrimet e tij. Avokati i  Clark, Harry MacDougald, tha gjatë dëshmisë ne Kongres, se zoti Clark ishte i mbrojtur jo vetëm nga privilegji ekzekutiv që zoti Trump pretendon se gëzon për të mos publikuar dokumente, por edhe nga disa privilegje të tjera. Komisioni i hodhi poshtë këto qëndrime. Zotit Clark u larguan nga komisioni pas rreth 90 minutash.

Sipas një raporti të fillimit të këtij viti nga Komisioni Gjyqësor i Senatit, i cili zhvilloi seanca dëgjimore me disa nga kolegët e  Clark, trysnia e Trump ndaj Departamentit të Drejtësisë kulmoi me një takim në Shtëpinë e Bardhë, gjatë të cilit presidenti mendoi ta ngrinte në detyrë zotin Clark, duke i dhënë pozitën e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai nuk e ndërmorri një hap të tillë pas kërcënimeve me dorëheqje nga ana e disa ndihmësVE të tij.

Pavarësisht pretendimeve të rreme të Trump lidhur me zgjedhjet, pretendime që ishin dhe motivi kryesor që një turmë e dhunshme hyri në Kapitol dhe ndërpreu procesin e certifikimit të fitores së  Biden në zgjedhje, rezultatet u konfirmuan nga zyrtarët shtetërorë dhe u mbështetën nga gjykatat. Vetë Prokurori i Përgjithshëm i zgjedhur nga  Trump, William Barr, tha në dhjetor të 2020 se Departamenti i Drejtësisë nuk gjeti prova për manipulim të përhapur që mund të kishte ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

Votimi i komisionit sot vjen pasi ish-ndihmësi më i lartë i zotit Trump në Shtëpinë e Bardhë, ish-shefi i kabinetit Mark Meadows, ka rënë dakord të bashkëpunojë me komisionin për një gamë të kufizuar çështjesh, pas më shumë se dy muaj negociatash. Meadows ka ofruar disa dokumente dhe pritet të ulet për një dëshmi brenda javës së ardhshme. Por avokati i tij ka thënë se  Meadows do të refuzojë t’u përgjigjet pyetjeve specifike.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota 6 janari donald trump jeffrey clark kapitol sulmi ne kapitol 6 janari donald trump jeffrey clark kapitol sulmi ne kapitol

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë