Balla në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Europian: Shqipëria po bën hapa përpara në rrugëtimin drejt...
Bota
Ministri i Shëndetësisë në Gjermani bën thirrje për izolim të të pavaksinuarve
2 Dhjetor 2021, 10:16Nga DOSJA
GJERMANI – Ministri në largim i Shëndetësisë në Gjermani, Jens Spahn, ka theksuar nevojën për kufizime ndaj personave të pavaksinuar kundër koronavirusit.
Ai i ka bërë këto deklarata më 2 dhjetor, para se të zhvillohen takime mes Qeverisë federale dhe drejtuesve të landeve, për të diskutuar rreth kufizimet eventuale. Ai ka thënë se një numër i madh i personave të pavaksinuar përbëjnë sfidë për sistemin shëndetësor.
“I rëndësishëm tani është një izolim për të pavaksinuarit. Nëse shihni departamentet për kujdes intensiv, nëse analizoni dinamikën e infeksioneve, ka të bëjë me numër të madh të personave të pavaksinuar”, ka thënë ai për transmetuesin gjerman, ZDF.
Përveç kësaj, ministri gjerman ka folur edhe për qasje vetëm të personave të vaksinuar dhe të shëruar nga koronavirusi në pothuajse të gjitha fushat e jetës. Mes tjerash Spahn ka përmendur se dëshiron që të anulohen apo zvogëlohen organizimet e mëdha, si dhe që të mbyllen klubet e natës.
“Edhe nëse nuk do të kishte më infektime në Gjermani prej nesër, ne ende do të përballemi me mbi 6.000 pacientë në kujdesin intensiv në ditët në vijim”.
Në takimet që pritet të mbahen më vonë gjatë së enjtes, liderët gjermanë do të diskutojnë për një përgjigje të koordinuar ndaj pandemisë.
EUROPA- Presidentja e Kosimisionit Evropian, Ursula von der Leyen është në pritje të më shumë informacioneve për variantin ‘Omicron’. Varianti Omicr...
SHBA- Oficeri i policisë në Tucson, Ryan Remington qëlloi për vdekje me 9 plumba 61-vjeçarin Richard Lee Richards. BBC raporton se polici amerikan ka qël...
GREQIA – Shteti fqinj është tronditur nga një ngjarje e rëndë ditën e djeshme, ku një biznesmen u gjet i vdekur nga dy turistë, në grykën e Aradenës në Ba...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, duket se nuk është përmbajtur gjatë një bisede që ka zhvilluar me kryeministrin britanik, Boris Johnson, teksa e cilësuar k...
SHBA- Këshilltarja Symone Sanders, e Kamala Harris do të largohet nga administrata e Biden në fund të vitit. Mediat e huaja shkruajnë se Shtëpia e Bardhë lajmër...
Një tjetër tragjedi e rëndë ka ndodhur në brigjet e Nigerisë veriperëndimore, ku mësohet se 20 persona kanë vdekur dhe 15 të tjerë janë shpëtuar, pasi një anije...
Tabloidi britanik “The Sun” njihet për tituj të shkurtër dhe të thukët. Tituj të gjatë gjen rrallë. I tillë ishte ai i së dielës (28.11) i artikullit të shkruar...