Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf shprehet se Berlini qëndron në krah të Tiranës për ta ndihmuar teksa kërkon nga qeveria shqiptare që të bëjë më shumë sa i përket përmirësimit të klimës së investimeve në aspektin e sigurisë ligjore dhe transparencës.
Në një postim në faqen e Ambasadës Gjermane në Tiranë, është publikuar rezultati i një anketimi të sipërmarrjeve anëtare të DIHA-s, që kjo e fundit prezantoi sot gjatë një aktiviteti virtual.
Në praninë e Presidentes së DIHA-s Stephanie Sieg, Ministres së Financave dhe të Ekonomisë Anila Denaj, Ministrit të Shtetit Eduard Shalsi si dhe organizatave anëtare të DIHA-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare Ambasadori Peter Zingraf theksoi se Gjermania në kohë krizash qëndron e vendosur në krah të Shqipërisë.
“Prezantim i anketimit të DIHA-s me fokus sipërmarrjen. Një klimë e trazuar ekonomike ndikuar nga pandemia e Covid-19 gjatë vitit të shkuar dhe pritshmëri të stepura për vitin e ardhshëm tatimor: ky është rezultati i një anketimi të sipërmarrjeve anëtare të DIHA-s, që kjo e fundit prezantoi sot gjatë një aktiviteti virtual. Në praninë e Presidentes së DIHA-s znj. Stephanie Sieg, Ministres së Financave dhe të Ekonomisë znj. Anila Denaj, Ministrit të Shtetit z. Eduard Shalsi si dhe organizatave anëtare të DIHA-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare Ambasadori Peter Zingraf theksoi, që Gjermania në kohë krizash qëndron e vendosur në krah të Shqipërisë. Por ai solli në vëmendje faktin, që përgjegjëse për këto pritshmëri të mbytura nuk është vetëm pandemia:
Edhe pse vëllimi tregtar mes Gjermanisë dhe Shqipërisë vitet e fundit është rritur dhe në rrugën e integrimit në BE janë ndërmarrë hapa të rëndësishëm reformash, një pjesë e madhe potenciali vazhdon të mbetet e pashfrytëzuar. Sipërmarrje gjermane dhe të huaja vazhdojnë të shprehin tepër shpesh skepticizmin e tyre lidhur me mjedisin e biznesit në Shqipëri. Ata pyesin, nëse do të mund të gjejnë këtu mjaftueshëm siguri ligjore dhe transparencë. Dhe unë jam dakord: Megjithë përpjekjet e shumta, ekziston nevoja që të ndërmerren hapa të mëtejshëm në mënyrë që klima e investimeve të përmirësohet dhe zhvillimi ekonomik i vendit të ecë përpara. Vendimtare këtu janë siguria ligjore dhe transparenca. Vijimi i reformës në drejtësi dhe asaj në administratë vazhdojnë të jenë me rëndësi thelbësore për demokracinë, ekonominë dhe integrimin evropian. Në këtë rrugë Shqipëria mund të vazhdojë të ketë besim në mbështetjen e Gjermanisë“,shkruan ambasada.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Familjet shqiptare morën 26.5 miliardë lekë ose rreth 215 milionë euro kredi për blerje banesash gjatë vitit 2020.Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se k...
Niveli i kredisë me probleme në fund të muajit dhjetor arriti në 8.11%, duke shënuar një rënie të lehtë me 0.09 pikë përqindje në krahasimin me fundin e 2019-s....
TIRANË– Në dekadat e fundit jetëgjatësia në Shqipëri është rritur ndjeshëm, duke arritur nivelet më të larta rajonale, por qytetet të ndryshme të ven...
TIRANË– Çmimet e naftës në vend janë rritur me 6-8 lekë ditët e fundit, duke shënuar rritjen e parë që kur filloi pandemia. Në pikat e tregtimit të ...
Edhe pse është i ndaluar me ligj, në Tiranë gëlon fenomeni i prostitucionit. Emisioni “Stop” ka regjistruar me kamera të fshehta disa punonjëse të seksit. Rasti...
Një ditë pas arrestimit të tre infermierëve dhe një sanitare për ryshfet, sërish të afërmit e të shtruarve në sanatorium thonë se po paguajnë.“Kam mamin e shtru...
TIRANE- Ish-ministri i Shëndetësisë në mandatin e parë të qeverisë Rama, Ilir Beqja, ka analizuar ekonominë shqiptare, duke thënë se shqiptarët nga viti 2013 e ...
SHQIPËRI– Paga mesatare mujore në Shqipëri në vitin 2019 arriti në 52.382 lekë. Statistikat e detajuara nga rajonet të raportuara nga INSTAT tregojnë...
Pandemia e COVID-19 vuri buxhetin e vitit të shkuar nën presion për pagesat dhe me një vendim të veçantë në prill qeveria rishikoi ato zëra që ishin të d...
TIRANË– Qeveria ka ndryshuar buxhetin e miratuar për vitin 2021, duke shtuar pritshmëritë për të ardhurat.Buxheti i përllogaritur me nga 484,1 miliar...