"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
“Kishte një veshje të tmerrshme,talleshim për…”/ Ish-futbollisti kujton ditën e parë të Ronaldos te Man.United: Mard
27 Gusht 2021, 16:42Nga DOSJA
ANGLI-Cristiano Ronaldo mbërriti për herë të parë në Angli më datë 12 gusht të vitit 2003 duke firmosur për Manchester United.Eddie Johnson, ish-futbollist, kujtoi disa kohë më parë në podcast “The Broken Metatarsal” periudhën e parë të pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.Veshja e tij, sherri me një nga yjet e ekipit dhe mardhënia e ngushtë me Ferguson, Cristiano tani është bërë… Ronaldo.
FILLIMET -“Ai u shfaq në hyrje të Carrington dhe mbaj mend që e pashë dhe mendova” kush është ky fëmijë?” Ishte veshur tmerrshëm me xhinse të ngushta. Dikush më tha se ishte Ronaldo, futbollist i ri, dhe pastaj shkuam të stërviteshim. Unë isha ende shumë i ri, por isha duke stërvitur me ekipin e parë dhe zhvilluam një ndeshje 5 kundër 2 dhe ai menjëherë bëri një tunel ndaj një futbollisti.E hutoi aq shumë sa ai ngriu në vend. Ne të gjithë shikuam njëri -tjetrin dhe menduam “çfarë lojtari” dhe që atëherë e tutje kishim shumë pritshmëri për të.”
RUUD – Por jo të gjithë ishin të çmendur për të. Për disa, mënyra e lojës së Cristianos nuk ishte e drejtë. “Ne të gjithë e dinim se ai ishte një talent, se ai ishte në gjendje të ndryshonte një ndeshje dhe se ishte i bukur për t’u parë, por Ruud van Nistelrooy ishte i acaruar me të. Ai lëvizte shumë në zonën e sulmit, por Ronaldo e kishte mendjen të driblonte mbrojtësit tre ose katër herë. Në dhomat e zhveshjes pati përplasje, por më pas gjithçka u qetësua.Ruud ishte mësuar me Beckham ose Giggs që asistonin për të.”
SIR ALEX – Sekreti i shpërthimit CR7, megjithatë, është marrëdhënia me Sir Alex Ferguson. Edhe sot, skocezi është si një baba për Cristianon. “Ferguson ishte një baba për të, sepse Ronaldo kishte probleme me babanë e tij, i cili më pas vdiq kur ishte ende i ri. Kështu që unë mendoj se trajnerin e mori atë rol dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse ai arriti të fitojë. Ne e ngacmonim shpesh, ‘ja ku është babi, ose nëse kishte ndonjë problem shko dhe tregoja babit’. Tani, portugezi do ta gjejë veten duke punuar me një ish -shok skuadre si Solskjaer.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
EUROPË-Një superkompjuter ka parashikuar shanset e çdo skuadre për të fituar Champions League dhe Manchester City është skuadra favorite për të fitu...
ANGLI – Cristiano Ronaldo është një lojtar i ri i Manchester United. “Djajtë e Kuq”, në faqen e tyre zyrtare, kanë njoftuar kalimin e yllit portugez nga Juventu...
JAPONI – Një atlet paraolimpik me aftësi të kufizuar shikimi, u godit nga një autobus me pilot automatik në fshatin Paralimpik në Tokio, thanë organizatorët dit...
FRANCE – Kylian Mbappe drejt Real Madridit, paraditen e sotme është dukur një marrëveshje e kryer. Por mesa duket jo, të gjithë janë gabuar…Drejtori sportiv i P...
GJERMANI-Një tjetër bombë e bujshme mund të ndezë ditët e fundit të merkatos. Jo vetëm Messi, Cristiano Ronaldo dhe Mbappe, ylli tjetër në rritje i futbollit eu...
ITALI – Përvoja italiane e Cristiano Ronaldos ka marrë fund: asi portugez u largua nga Torino me një aeroplan privat që u ngrit nga aeroporti i Caselle rreth or...
ANGLI – Kampioni i botës me Francën, Benjamin Mendy, aktualisht futbollist i Manchester Cityt, i shoqëruar nga policia me pranga në duar si i paraburgosu...
ITALI – Edhe Serie A italiane bashkohet dhe solidarizohet me qëndrimin e Premier League angleze dhe La Liga spanjolle.Liga e futbollit italian ka mbajtur një që...
ANGLI – Sipas ‘talkSPORT’, tani edhe Manchester United është futur në garë për transferimin e yllit portugez, Cristiano Ronaldo.Një gjë të tillë e ka konfirmuar...