Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHBA– Koronavirusi vdekjeprurës që është përhapur nga Kina e më pas në mbarë botën, ka ndryshuar totalisht rrjedhën e jetës për miliarda njerëz. Kjo pasi përveç infektimeve dhe mijëra viktimave të rregjistruara deri më tani njerëzit tashmë janë të detyruar të zbatojnë edhe një sërë rregullash për të mos u infektuar sërish, derisa pandemia të marrë fund një herë e mirë.
Sipas disa shkencëtarëve, dyshohet se Covid-19 shkakton dëme në frymëmarrje duke çuar deri në vdekje përmes dëmtimit maksimal të mushkërive, por siç dihet tashmë kjo sëmundje e re shkakton edhe një sërë dëmesh të tjera në trupin e një individi që infektohet.

Ndërkohë sipas mjekes Julie Helms, e cila nisi trajtimin e pacientëve të pranuar në njësinë e saj të kujdesit intensiv në Spitalin Universitar të Strasburgut në verilindje të Francës, çdo pacient në terapi intensive e linte atë në gjendje alarmi gjatë gjithë kohës dhe jo për shkak të dëmtimit të mushkërive.
“Ata ishin jashtëzakonisht të shqetësuar dhe kishin shumë probleme neurologjike kryesisht konfuzion dhe halucinacione. Ne jemi mësuar të kemi pacientë të shqetësuar dhe që kërkojnë qetësim, por kjo ishte krejtësisht anormale.”- u shpreh ajo.
Helms dhe kolegët e saj publikuan një studim të vogël në revistën “New England Journal of Medicine| duke dokumentuar simptomat neurologjike tek pacientët e tyre të prekur nga Covid-19, duke filluar nga vështirësitë njohëse deri në konfuzion. Të gjitha janë shenja të “encefalopatisë” (termi i përgjithshëm për dëmtimin e trurit) një trend që studiuesit në Ëuhan kishin vërejtur tek pacientët me koronavirus atje në shkurt.

Deri më sot më shumë se 300 studime nga e gjithë botën kanë zbuluar një përhapje të anomalive neurologjike te pacientët Covid-19, duke përfshirë simptoma të buta si dhimbje koke, humbje të ndjesisë së erës (anosmia) dhe humbje të ndjeshmërisë, deri në rezultate më të rënda siç është afazia (pamundësia për të folur). Kjo është përveç gjetjeve të fundit që virusi, i cili është konsideruar kryesisht si sëmundje e frymëmarrjes, por gjithashtu mund të shkatërrojë veshkat, mëlçinë, zemrën dhe pothuajse në çdo sistem të organeve në trup.
“Ne nuk e dimë akoma nëse encefalopatia përkeqësohet me Covid-19 sesa me viruset e tjera, por unë mund t’ju them se kemi parë shumë. Ndërsa numri i rasteve rritet, ju do të filloni të shihni jo vetëm manifestimet e zakonshme, por edhe manifestimet e pazakonta dhe ne po i shohim ato menjëherë, që nuk është diçka që dikush prej nesh ka hasur në kohëzgjatjet tona.”- deklaroi neurologia Elissa Fory nga fondacioni Henry Ford në Michigan.
Prej fillimit të pandemisë, është bërë gjithnjë e më e qartë se Sars-CoV-2 nuk është vetëm një version i virusit që shkakton ftohjen e zakonshme dhe ka një numër tiparesh të çuditshëm, të pazakontë dhe nganjëherë të tmerrshëm. Shumica e pandemive virale (përfshirë gripin) kanë një kurbë vdekshmërie “në formë U”, duke vrarë njëkohësisht edhe të rinjtë edhe të moshuarit.
Nga raportet e publikuara deri më tani koronavirusi prek në mënyrë disproporcionale burrat, deri në 70% të njerëzve në terapi intensive në të gjithë botën kanë qenë meshkuj, megjithëse burrat dhe gratë janë infektuar në shkallë të njëjtë.
“Nëse kemi mësuar diçka gjatë këtyre muajve është se kjo sëmundje është jashtë zakonisht heterogjene.”- u shpreh Stevens.
Simptomat e trurit

Një pjesë e madhe e studiuesve besojnë se efekti neurologjik i virusit është një rezultat indirekt i urisë së oksigjenit në tru (“hipoksia e lumtur” e ekspozuar nga shumë pacientë), ose nënprodukti i përgjigjes inflamatore të trupit (stuhia e citokinës, pra sulmi i qelizave ndaj vetës). Si Fory edhe Helms besojnë se dëmtimet e trurit ndodhin nga sulmi i citokinës.

Por nga ana tjetër disa shkencëtarë sëfundmi kanë dyshuar se virusi nuk po shkakton vdekje, por dëmton sistemin e trurit, qendra e komandës që siguron nëse ne të vazhdojmë të marrim frymë edhe kur jemi pa vetëdije.
Normalisht truri mbrohet nga sëmundjet infektive nga ajo që njihet si “pengesa e gjakut në tru”, një shtresë e qelizave të specializuara brenda kapilarëve që kalojnë në tru dhe palcën kurrizore. Këto bllokojnë mikrobet dhe agjentët e tjerë toksikë nga infektimi i trurit. Nëse Sars-CoV-2 mund ta kapërcejë këtë pengesë, kjo tregon që virusi mund të futet në thelbin e sistemit nervor qendror, por edhe që mund të mbetet atje, me potencialin për të shkatrruar organin.
“Depresioni i tyre ishte i qëndrueshëm dhe ishte e fortë. Njerëzit që janë larguar nga terapia intensive duhet të monitorohen në mënyrë sistematike për çdo dëmtim neurologjik dhe më pas t’u jepen trajtime ndërhyrëse nëse është e nevojshme.”- shprehet eksperti.
Ekspertët thonë se ndikimi i virusit në sistemin nervor mund të jetë shumë më i madh dhe më shkatërrues sesa ndikimi i tij në mushkëri. Megjithëse ndikimi i virusit në mushkëri është kërcënimi i menjëhershëm dhe i tmerrshëm në sistemin nervor, të jetë shumë më i madh dhe shumë më shkatërrues.
Burimi: BBC
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË– Aktakuza për krime lufte në Kosovë ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka shkaktuar shumë reagime dhe ka krijuar një situatë të tensio...
KOSOVË– Në një kohë që Kosova është prekur nga koronavirusi dhe vendi ka qenë i izoluar prej më shumë se 3 mujsh, aeroporti ka bërë të ditur për qytetarët...
KOSOVË– Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ka shkaktuar reagime të shumta, por sëfundmi këtë çështje m...
KOSOVË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar për herë të parë pas aktakuzave të ngritura ndaj tij dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli. ...
AUSTRI– Pas anulimit të udhëtimit për në SHBA, për shkak se Prokuroria Speciale publikoi aktakuzën për krimet e luftës në Kosovë ndaj tij, Presidenti i Kosovës ...
TURQI– Një tërmet me magnitudë 5.6 të shkallës Rihter ka tronditur sot zonën e Manisas në Turqi.Mësohet se tërmeti ka pasur një thellësi vetëm 2 kilometra, du...
SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të goditura nga koronavirusi. Me mbi 2 milionë njerëz të infektuar dhe 126 mijë viktima nga koronaviru...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndër vendet më të prekura nga pandemia. Aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë 2,504,676 të infektuar dhe janë ...
GREQI– Jugu i Greqisë u zgjua me lëkundje tërmeti mëngjesin e sotëm. Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane dhe Mesdhetare, magnituda e tërmetit ishte 3.5 ballë....
SHBA- Ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Bolton mbrojti kritikat e tij të ashpra ndaj Presidentit Donald Trump si një udhëheqës “i ...