Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u bëri thirrje vendeve perëndimore, përfshirë Britaninë e Madhe, që të përmbahen nga mbështetja e “veprimeve të dhunshme të autoriteteve të Prishtinës”, siç ishin ato në veri të Kosovës.
Javën e kaluar autoritetet në Kosovë ndërmorrën një aksion anti-kontrabandë në disa komuna të vendit përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut. Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve lokalë. Në përleshjet midis policisë dhe protestuesve janë lënduar 20 veta, në mesin e tyre zyrtarë policorë.
Më 16 tetor, Vuçiç në një intervistë për televizionin serb Prva akuzoi Britaninë e Madhe se ishte pas veprimit të fundit të autoriteteve të Kosovës, të cilat dërguan njësitë speciale në veri të Kosovës, ku jeton popullata shumicë serbe.
I pyetur nëse ka pasur reagim ndaj këtyre kritikave, Vuçiç tha se kishte “vërejtje dhe biseda jozyrtare”.
“Mjafton që unë t’u them atyre të lexojnë deklaratën e ambasadës së tyre në Prishtinë. Unë gjithmonë do të dëshiroj të kem marrëdhëniet më të mira me Britaninë e Madhe, ata na ndihmuan shumë me prokurimin e vaksinave AstraZeneca. Por, mos na fyeni inteligjencën tonë”, u tha Vuçiq gazetarëve të dielën, pasi vizitoi selinë e Agjencisë Informative të Sigurisë (BIA) në Beograd.
Tensionet e javës së kaluar pasuan ato të muajit shtator kur veriu i Kosovës u bllokua nga serbët lokalë pasi aty u vendosen forcat speciale të Kosovës për të garantuar zbatimin e masës së reciprocitetit në çështjen e targave të automjeteve me Serbisë.
Kosova dhe Serbia ranë dakord në Bruksel më 30 shtator për një zgjidhje të përkohshme që përmes letrave ngjitëse të qarkullojnë veturat e njëra tjetrës në të dyja vendet.
Marrë nga REL
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
Çmimet e energjisë kanë alarmuar udhëheqësit evropianë dhe trazuan tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimet për një krizë kar...
KOSOVË– Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Komunën e Malishëvës janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit, për shitbler...
SHBA– Pothuajse dy dekada pasi Concorde u tërhoq, interesi për avionët supersonike fitoi përsëri terren dhe disa linja ajrore tashmë po tregojnë interes. ...
SPANJË- Një varkë që transportonte emigrantë pa dokumente u përmbyt në zonën e Cadniz në Spanjën Jugore. Seaandcost shkruan se gjithësej kanë humbur jetën ...
GEJRMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në një vizitë lamtumire në Stamboll. DW shkruan se në një konf...
KOSOVË- Trupat e KFOR-it janë larguar nga pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Telegrafi shkruan se pas qëndrimit dy javor të tyre, ato janë larguar mën...
MAQEDONIA E VERIUT- Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë. Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada shkruan s...
KOSOVË- 26.8 % e qytetarëve në Kosovë kanë votuar deri në orën 15:00. Gazeta Ekspress shkruan se numri më i lartë i qytetarëve që kanë votuar janë në komun...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski në konferencën e sotme për shtyp në ora 13:30, t...
SHBA– Gara e miliarderëve për udhëtimet në hapësirë duket se është e tillë vetëm me fjalë. Realisht, në garë është SpaceX – dhe gjithë të tjerët. Ve...