Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Çmimet e energjisë kanë alarmuar udhëheqësit evropianë dhe trazuan tregjet globale në javët e para të tetorit, duke ngritur shqetësimet për një krizë karburanti gjatë stinës së dimrit që mund të favorizojë Rusinë e pasur me gaz.
Në Evropë, çmimet e gazit natyror janë rritur gati 600% këtë vit nga shqetësimet se nivelet aktuale të ulëta të rezervave do të jenë të pamjaftueshme për dimrin.
Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, gazi natyror arriti rishtazi në bursë nivelet më të larta në 12 vite. Të mërkurën (më 13 tetor) Komisioni Evropian publikoi një paketë masash ndaj rritjes së çmimeve të energjisë, të cilat kanë kufizuar prodhimin industrial dhe i kanë lënë konsumatorët evropianë me fatura më të larta për ngrohjen, ndërkohë që dimri po afron.
Firma gjermane e energjisë E.ON pezulloi përkohësisht kontratat e reja të furnizimit me gaz natyror për banesat, tha kompania të martën (më 12 tetor), ndërsa furnizuesit në të gjithë Evropën po përballen me një rritje të madhe të kërkesës pas skadimit të masave izoluese për shkak të pandemisë.
Gjermania aktualisht nuk ka mungesa në furnizimin me gaz, tha një zëdhënës i ministrisë të mërkurën kur u pyet nëse qeveria do të ndërmarrë veprime për të mbushur depozitat e vendit në përgjigje të rritjes globale të çmimeve.
Depozitat e gazit të vendit aktualisht janë 75% të mbushura dhe vazhdojnë të mbushen, tha zëdhënësi i ministrisë së energjisë, duke shtuar se kapaciteti i depozitimit të gazit gjerman është më i lartë se ai i vendeve të tjera si p.sh. Britania.
Pasiguritë mbi ndikimin që mund të sjellë rritja e çmimeve të energjisë tek inflacioni dhe rritja e normës së interesit, goditën tregjet globale të aksioneve dhe bonot në Evropë.
Me konsumatorët që përballen me një rritje të madhe në faturat e karburantit në dimër, çmimet e energjisë kanë kryesuar axhendën politike të Bashkimit Evropian.
BE-ja, e cila importon 90% të gazit të saj, vëren se Rusia nuk kishte ndjekur shembullin e furnizuesit tjetër të saj kryesor, Norvegjisë, në rritjen e furnizimeve. Presidenti Vladimir Putin tha të mërkurën se Rusia po shtonte furnizimin me gaz në Evropë dhe ishte e gatshme të stabilizonte tregun.
Por zëvendës drejtori i kompanisë ruse të gazit Gazprom u citua të ketë thënë se po vazhdonte magazinimi i gazit natyror në depozitat nëntokësore në Rusi. Kompania Gazprom gjithashtu tha këtë javë se do t’i jepte përparësi tregut të saj në vend të shitjeve të eksportit, sepse pritet të ketë një dimër të ftohtë dhe me dëborë.
Disa parlamentarë evropianë kanë aluduar se Gazprom nuk ka rritur furnizimin me gaz, në përpjekje për të nxitur miratimin e shpejtë për Nord Stream 2, një tubacion i sapondërtuar që do të dërgojë gazin rus në Gjermani. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane e kundërshtojnë projektin, duke thënë se ai do ta bëjë BE-në edhe më të ndërvarur nga karburanti rus.
Rusia ka mohuar vazhdimisht të ketë ndonjë axhendë politike.
Ministrat e BE-së debatuan nëse unioni duhet të fillojë blerjen kolektive të gazit, për të përmirësuar kështu pozicionin e tyre negociues dhe për të krijuar rezerva strategjike të furnizimit.
Komisionerja e BE-së për energjitikën Kadri Simson tha se depozitat nëntokësore të gazit ishin më shumë se 75% të mbushura në të gjithë Evropën dhe vendet kanë mjaftueshëm për të mbuluar nevojat e tyre dimërore, por se rritja e çmimeve dëshmoi nevojën për të kaluar me shpejtësi tek burimet e rinovueshme.
Megjithatë, rezervat e gazit në BE janë në nivelin më të ulët prej 10-vitesh.
Marrë nga VOA
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË– Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se dy persona në Komunën e Malishëvës janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit, për shitbler...
SHBA– Pothuajse dy dekada pasi Concorde u tërhoq, interesi për avionët supersonike fitoi përsëri terren dhe disa linja ajrore tashmë po tregojnë interes. ...
SPANJË- Një varkë që transportonte emigrantë pa dokumente u përmbyt në zonën e Cadniz në Spanjën Jugore. Seaandcost shkruan se gjithësej kanë humbur jetën ...
GEJRMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në një vizitë lamtumire në Stamboll. DW shkruan se në një konf...
KOSOVË- Trupat e KFOR-it janë larguar nga pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Telegrafi shkruan se pas qëndrimit dy javor të tyre, ato janë larguar mën...
MAQEDONIA E VERIUT- Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë. Me anë të një njoftimi në Facebook, ambasada shkruan s...
KOSOVË- 26.8 % e qytetarëve në Kosovë kanë votuar deri në orën 15:00. Gazeta Ekspress shkruan se numri më i lartë i qytetarëve që kanë votuar janë në komun...
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, Aleksandar Dashtevski në konferencën e sotme për shtyp në ora 13:30, t...
SHBA– Gara e miliarderëve për udhëtimet në hapësirë duket se është e tillë vetëm me fjalë. Realisht, në garë është SpaceX – dhe gjithë të tjerët. Ve...
KALIFORNI- Kryebashkiaku i Imperial Beach, Kalifornia, thotë se kompanitë e mëdha të naftës dëshirojnë që ai të heqë dorë nga padia ku kërkon që industritë të p...