Tronditet Elbasani/ Një person qëllon drejt një lokali, plagosen tre persona. Autori largohet menjëherë nga vendngjarja (EMRAT)
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal 20 Korrik, 21:14 ...
Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen! 20 ...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
TIRANË– Gazetari Mentor Kikia e ka konsideruar një turp dhurimin e 200 palëve këpucë për forcat RENEA. Në një status në profilin e tij në Facebook, Kikia shkruan se qeveria shqiptare duhet të ketë një fije turpi për keto ‘dhurime’ e jo më që të bëhen lajm.
Ai shton se siç duket vendi është kaq i mbaruar dhe i ngjan asaj familjes më të varfër në lagje që të gjithë fqinjët bëhen bashkë për t’i falur opinga.
“Po një fije turpi a nuk keni? Kur ne u pranuam në NATO, ushtarët tanë shkonin në repart dhe merrnin atlete me vete nga shtëpia, pasi nuk kishin këpucë. Kur ne duam të hyjnë në BE, serish “opingat” na i sjellin ndihmë. Në fakt të pranosh ndihma nuk ka gjë të keqe. Por një repart policie, mund të pranojnë ndihmë asistencën e specialistëve që nuk e kemi dot, apo paisje teknike e teknologjike, apo armatime, që sërish nuk i kemi e nuk i prodhojmë dot. Por jo këpucë. 200 palë këpucë. Jo dreqin, se është dhe e turpshme sepse ne e bejme edhe lajm, pale.Jemi bërë më keq se ajo familja e vobektë e lagjes, të cilës fqinjët i dërgojnë rrobat e vjetra, që nuk u vijnë më fëmijëve. E di që do të thoni: -Po edhe ne të varfër jemi, çka se na falin ndonjë palë këpucë? E di që jemi të varfër, por nuk duhet të ishim as kaq të varfër, as të varfër. Këpucë na sillnin edhe qëmoti, kur luftonim kundër gjermanëve, na i hidhnin anglezët me parashutë. Këpucë na sjellin edhe gjermanët sot, kur s’luftojmë me askënd. A jemi vërtet kaq të mbaruar e të grisur, sa as këpucë për ushtarët e policët nuk blejmë, apo nuk bëjmë dot?”- shkruan Kikia krah fotove të këpucëve të dhuruara.
Sot, ambasada gjermane bëri me dije se janë dhuruar 200 palë këpucë me vlerë 30 mijë euro.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KOSOVË- Kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka përkujtuar 1 vjetorin e 51 personave që humbën jetën nga tërmeti i 26 nëntorit. Kurti ësht...
TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin e 3 gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese. Dosja.al mëson se vendimi është marrë sot, pas gjas...
TIRANË– Policia Federale Gjermane ka vënë dorën në zemër për efektivët e forcave RENEA dhe u ka dhuruar 200 palë këpucë. Përmes një njoftimi, në faqe...
SHKODËR– Grabitje spektakolare në Shkodër! Një ngjarje si nëpër film aka ndodhur në Dajç të Shkodrës, ku persona të maskuar, kanë grabitur në ...
SHQIPËRI- Shqipëria kujtoi sot një vjetorin e tërmetit shkatërrimtar të 26 Nëntorit, i cili shkaktoi 51 viktima dhe mbi 900 të plagosur, ndërsa la pas mijë...
SHQIPËRI- Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit ngre dyshime mbi kapacitetet profesionale të Institutit të Ndërtimit -institucioni shkencor i ngarkua...
TIRANË– Ndërsa ende nuk kemi mbyllur vitin e vështirë të 2020-s, sot shënohet 1 vit nga tërmeti i 26-nëntorit, histori e cila do të ndryshonte rrënjësisht ...
DIBËR– Dy persona janë në pranga pasi akuzohen se kanë dhunuar me sende te forta një 17-vjeçar. Sipas njoftimit të Policisë së Dibrës janë arr...
BULQIZË- Qytetari nga Bulqiza, Sherif Duriçi, ka vendosur të hyjë në grevë urie për shkak se gjykata nuk po i jep pronësinë e ish-godinës së ndërmar...