Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Moderatorja e njohur Eva Murati ka reaguar për protestat që janë zhvilluar pas vrasjes së Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, moderatorja ka ‘sulmuar’ të gjithë ata persona që janë prekur për djegien e pemës, para jetës së një djali të ri.
Murati shkruan se ndërsa shqiptarët kanë shum arsye për të reaguar, ata zgjedhin të reagojnë për një pemë të djegur.
Shkrimi i Eva Muratit:
“Kronikë e javës që lamë pas. Të martën në mëngjes, kur dëgjova për herë të parë për ngjarjen, ende para se të zbulohej emri i të ndjerit, pata një dëshperim tejet të thellë. Ndoshta për shkak të moshës së njëjtë mendova që Klodianin do ta kisha njohur diku, në 9-vjeçare, gjimnaz apo fakultet. Ngushëllimi i familjes mu duk veprimi i duhur.
Pas tronditjes që ndjen kur një bashkëmoshari yt ka humbur jetën, pa faj, tmerrohesh nga realiteti sesi po përshkallëzon situata.
A nuk e kuptoni që jemi të gjithë të lënduar dhe DHUNA PO SJELL DHUNE!! Kush mban përgjegjësi për gjithë këtë dhunë? Kush mban përgjegjësi për gazin lotsjellës që po thith çdo banor, i madh i vogël, i Tiranës?
E urrej vandalizmin po realisht treguat veten që keni një grusht qymyr në vend të zemrës ju që reaguat për pemën para jetës së një të riu!
E gjithë kjo situatë na ka tmerruar por edhe na ka zgjuar! Ky eshte mllef i akumuluar për padrejtesi ndër vite! Po si kemi ardhur deri ketu? A kemi reaguar kur e shohim qartë se pjesa me e madhe e intelektualeve po shkojnë në mërgim? Po kur degjojme se në Europe shqiptaret kane statusin e dealerit te droges? Po që jemi vend që prodhojmë naftë dhe serish kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon?
A kemi reaguar thjesht kur shohim të promovohet prostitucion dhe degjenerim në mediat tona? A kemi reaguar kur uniforma e policisë zhvleresohet nga nje rrogë e ulet dhe rendom degjon njerez të mburren sa herë korruptojnë një polic? A kemi reaguar për çmimet jashte realiteit shqiptar të banesave? Po për nepotizmin që e sheh në çdo zyrë? Po për faktin që në gjithë këtë Shqiperi qenka kaq e vështirë të gjesh njerëz pa të kaluar kriminale për të vënë në poste të rëndësishme?
Këto i them si nje njeri pa parti por si dikush që ndërgjegjia qytetare e bën që fajin së pari ta kërkojë tek vetja!
Nëse nuk reagojmë çdo ditë, si për gjëra të medha ashtu edhe për të vogla, për të mbrojtur të drejtat tona qytetare atëherë ose pranojmë çizmen Orëelliane ose durojmë derisa shpërthejmë në këtë mënyrë!
E mbyll ashtu siç e nisa, duke shprehur ngushellimet për familjen Rasha, Zoti jua lehtësoftë dhembjen! Jeni në lutjet e çdo shqiptari!
Me dashamirësi ju rikujtoj që ka baballarë e vëllezër aty jashtë që e nderojnë uniformën policore ashtu siç fatkeqsisht ka edhe nga ata qe e përdhosin dhe ia humbin nderin!”, ka shkruar Eva Murati.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha tregon shumë kujdes ndaj virusit që po qarkullon në botë. Themi këtë pasi politikani njëkohësisht mjek në profesion t...
TURQI-Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori turk, Tolgahan, njoftuan vetëm pak kohë më parë se do të bëhën prindër për herë të dytë.Ditën e sotme, Almeda ...
TIRANË– 10 vite më parë, shqiptarët e parë udhëtuan për herë të parë pa viza drejt Brukselit. 50 të rinj dhe të reja bashkë me Ministrin e Brendshëm ...
TIRANË– Dy ‘armiqtë e përbetuar’ në muzikë, Arkimed Lushaj dhe Rigels Rajku kanë bërë paqe! Vetë Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ka qenë i gatshëm të ba...
DashiNesër do të ketë në rënie nga pikëpamja emocionale, por gjërat do të përmirësohen me fillimin e javës së re. Deri në fund të dhjetorit do të merrni ende di...
TIRANË- Noizy dhe Stresi kanë lënë pas inatet e vjetra për të ndihmuar bashkërisht familjen e Klodianit, i cili humbi jetën pak ditë më parë.Vetëm pak minu...
TIRANË– Reperi Rigels Rajku, gjithashtu i njohur si Noizy ka folur lidhur me protestën për vrasjen e Klodian Rashës, thuajse një javë më parë nga Pol...
Zhaklina Dhimojani ishte e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për donacionin bujar që i bëri Ministrisë së Shëndetësisë, gjest që nuk u kalua pa ...
Koreografi Andi Murra ka treguar se ka refuzuar të punojë me këngëtarin e njohur Ledri Vula, pasi nuk e ka paguar me çmimin që i kishte kërkuar.I ftuar n...
TIRANË– Ish-konkurentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj ka akuzuar Mevlanë Shabën, i cili është pjesë e emisionit të dashurisë, se nuk i ka dhënë parat...