LIVE UPDATES
Aktualitet

‘Kemi frikë!’/ Dy vajzat e braktisura nga nëna: Na çoni në jetimore, babai na rreh, sjell në shtëpi shokun dhe konsumo

30 Nëntor 2020, 13:12 Nga DOSJA
‘Kemi frikë!’/ Dy vajzat e braktisura nga nëna: Na

Dy vajza të mitura kanë kërkuar ndihmë te psikologia e shkollës, e cila i ka dërguar menjëherë në polici dhe ju ka siguruar urdhër mbrojtjeje. Fëmija me inicialet A. D jeton në zonën e frutikulturës me të atin, kurse e ëma rezulton se i ka braktisur dy muaj më parë sapo partneri kishte lënë burgun. Së bashku me të motrën e mitura i ka kërkuar psikologes së shkollës që t’i ndihmojë për t’u strehuar në shtëpinë e fëmijës pasi nuk e duronin dot më dhunën, pohuan për gazetën Si burime të sigurta të policisë.

Isha në shtëpi së bashku me motrën e vogël dhe po hanim bukë dhe babai hyri në dhomë pa thënë gjë prej gjëje. U afrua dhe më qëlloi me shuplaka në fytyrë -rrëfen pranë komisariatit të Kamzës e mitura, e cila kishte shenja të dukshme dhune në fytyrë. Rezulton se të nesërmen fëmija së bashku me të motrën, pasi kanë mbaruar mësimin kanë trokitur në zyrën e psikologes së shkollës ku kanë treguar se çfarë ndodhte brenda 4 mureve të shtëpisë.

“Kam frikë të kthehem në shtëpi, babai na rreh, – thotë mes të tjerash e mitura që me lot në sy është lutur ta shpëtojnë prej shpërthimeve të tij. Burime të gazetës Si tregojnë se babai dhunues është përdorues droge dhe këtë gjë e konfirmon në dëshminë e saj edhe e mitura.

“Babai sjell në banesë shokun e tij F. D me të cilin pinë hashash dhe pasi e bën këtë gjë, ai fle gjumë dhe nuk bën zhurmë, shpjegon mes të tjerash e mitura. Por në rastet e tjera, ai nevrikoset dhe na godet pa asnjë shkak. Kemi frikë të bëjmë zhurmë. Flasim avash dhe fshihemi prej tij”.

Burime të Gazetës Si pranë komisariatit të Kamzës shpjeguan se fëmija kishte shenja frakture në ballë, por kur është pyetur nga psikologët, e mitura e ka fshehur këtë fakt duke thënë që ishte rrëzuar në pllakat e dushit. Por shenjat e dhunës duken te freskëta çka i bind agjentët që e mitura po përpiqet ta lehtësojë gjendjen e të atit. Policia u vë në dijeni për rastin nga zyra për mbrojtjen për të miturit në bashkinë e Kamzës, të cilët e bënë prezentë problemin duke u paraqitur në Komisariat së bashku me të miturën, shpjegoi për gazetën Si një burim policor.

Fëmija thotë mes të tjerash “jam aq e mërzitur dhe e frikësuar nga dhuna, saqë i jam lutur edhe babait të na lërë në jetimore, por ai më është përgjigjur se atje të shtypin me këmbë. Nuk rri më dot me babain. Kemi frikë prej tij”. Rezulton se fëmija është nxënëse në klasën e tretë ndërsa e motra nxënëse në klasën e parë. Policia thotë për gazetën Si se i riu me inicialet G.D ka një kartelë të pasur me probleme ligjore. Në vitin 2005 ky shtetas rezulton të ketë qenë i shpallur në kërkim për veprën vjedhje e kryer në bashkëpunim në dëm të shtetasit T.D. Në vitin 2008 ky shtetas është dënuar me një vit burg nga gjykata. Në 5 shkurt 2020 këtij shtetasi i është dhënë leje shpërblyese prej 5 ditësh për të shkuar në shtëpi, por ai nuk është kthyer më, detajon një agjent krimesh. Teksa ky shtetas është arrestuar për dhunë në familje, mbi të rëndojnë katër akuza për vjedhje përgjatë viteve 2012-2019. Dy vajzat e mitura sipas burimeve janë strehuar pranë një qendre, ndërkohë që është urdhëruar ekspertimi i shenjave në fytyrën e fëmijës, e cila ka fraktura në ballë dhe hundë dhe që nëse vërtetohet që vijnë nga dhuna, babai do akuzohet edhe për plagosje.

SI

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet babai pi hashash kerkesa e dy vajzave babai pi hashash kerkesa e dy vajzave

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më