"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Karantinimi i shoferëve rrezikon furnizimin me mallra të vendit, Shijaku: T’ju bëhet testi në kufi, s’gjejmë do
21 Mars 2020, 15:54Nga DOSJA
Administratori i Shega Trans, Ervin Shijaku, ka qenë në një lidhje me skype për Fax News, ku ka komentuar peticionin që shoqëritë e transportit i kanë dërguar kryeministrit Edi Rama. Në peticionin e tyre kërkohet që të hiqet vetëkarantinimi i detyrueshëm për shoferat e kamionave, pasi me kalimin e kohës, këto shoqëri do të përballeshin me mungesën e fuqisë punëtore.
“Me kalimin e kohës në javët në vazhdim, do kemi probleme me lëvizjen e mallrave për shkak të mungesës së shoferave, por mund të ketë dhe mungesë të medikamenteve. Shoferët janë të detyruar që të firmosin një formular që do të vetëkarantinohen, në të kundërt do të gjobiten me 700 mijë lekë gjobë. Një nga zgjidhjet do të ishte që këta shoferë t’iu bëheshin tamponët që në momentin që hyjnë në kufi. Shoferët e kamionëve janë profesnionistë, dhe jo çdokush mund ta kryejë atë punë. Është një ngërç institucional që mund të rrezikojë dhe furnizimin e mallrave. Aktualisht Europa nuk të rikontrollon në rast se ti e ke bërë një dizinfektim, dhe kjo mund të bëhet funksionale dhe në vendin tonë”, u shpreh Shijaku.
Faxweb.al publikoi dhe më herët peticionin e nënshkruar nga shoqëritë e transportit të mallrave.
Shoqatat e transportit shprehen se në momentin kur kamionët mbërrijnë në kufirin e Shqipërisë, shoferëve iu kërkohet që të futen në karantinë për 14 ditë, çka do të pengonte punën normale të këtyre kompanive, pasi është e pamundur zëvendësimi i tyre.
Në peticionin e shoqërive të transportit theksohet dhe sakrifica që po bëjnë shoferët e kamionëve të mallrave, në mënyrë që qytetarët por edhe bizneset e shumta në vendin tonë të mos mbeten pa mallra që vijnë nga jashtë në Shqipëri.
Po ashtu një tjetër kërkesë e tyre është që në portin e Durrësit të ankorohet një anije e siguruar nga vetë ata, e cila do të bëjë të mundur transportin e kamionëve nga Italia për në Shqipëri, pa qenë e nevojshme që të kenë një shofer në drejtimin e tyre, çka do të lehtësonte ndjeshëm punën.
Dy kërkesat e shtruara nga shoqëritë e transportit të mallrave:
1-Mos karamntimi i shoferëve për 14 ditë nga momenti i hyrjes në Shqipëri dhe lejimi i qarkullimit të tyre me mjetet e kompanive të transportit
-Lejimin e ankorimit të anijes TENERIFE CAR që është në dispozicion, në mënyrë që të ketë një lëvizje të shpejtë, dhe të sigurtë, sidomos për shoferët.
Shoqëritë e transportit shprehen se në rast se kërkesat e tyre nuk merren parasysh, shumë shpejt mund të ketë mungesa të mallrave në treg, për të cilën ata nuk mbajnë asnjë përgjegjësi. Marrë nga Faxweb.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Bashkitë e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë kanë shpërndarë edhe ditën e sotme pako me ndihma ushqimore për të gjithë pensionistët dhe familjet...
GJERMANI-Gazetarja Daniela Bonollari, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Gjermania me studion e “Ditari” në A2, ka treguar se si po përjetohet situata e shkakt...
TIRANË– Qytetarët janë konfliktuar me një efektiv policia në një furrë buke në Lushnje. Ngjarja është raportuar me video nga redaksia e “JOQ”, ku shihet se...
TIRANË– Pacienti i parë që u shërua nga Covid-19 në Shqipëri ka lënë shtratin e spitalit për t’u kthyer pranë familjes së tij. Lajmin e mirë e ka bërë me d...
KALIFORNI-Sëmundja e Covid-19 po gjënjëzon botën ku mijëra persona janë infektuar dhe qindra të tjerë kanë vdekur. E teksa bota është në luftë ka pasur edhe per...
Shqipëri- Shqipëria ndodhet në “shtetrrethim”. Që prej mëngjesit të sotëm ushtria ka zbarkuar në të gjithë vendin, pas masave të marra për COVID-19. Ndërkohë në...
Kukës- Ushtria ka zbarkuar mëngjesin e sotëm në shumë qytete të vendit, pas masave të marra nga qeveria për COVID-19. Siç shihet edhe në pamjet e sigurua...
DURRES- Qytetarët e Durrësit gjatë orëve të para të ditës së sotme dolën nga banesat e tyre për të blerë ushqime dhe ilaçe, pasi afati i vendosur nga sht...
KORCE- Pamje të frikshme vijnë nga Korça aty ku para një furre buke ka plasur një sherr masiv për bukë. Qytetarët shtyhen me njëri-tjetrin në radhë se k...
INDONEZI- Një 85 vjeçar shqiptar ndërroi jetë një ditë më parë në Indonezi për shkak të koronavirusit. Krahas keqardhjes, lajmi shkaktoi gjithashtu habi ...