LIVE UPDATES
Bota

Kaosi që ka shkaktuar covid/ Presidenti Trump zemërohet me ekipin e tij elektoral

1 Maj 2020, 05:16 Nga DOSJA
Kaosi që ka shkaktuar covid/ Presidenti Trump zemërohet me ekipin e

ShBA-Presidenti Donald Trump shpërtheu javën e kaluar ndaj këshilltarëve të tij kryesorë politikë, të cilët i paraqitën të dhëna shqetësuese nga anketime të zhvilluara në disa shtete kyçe amerikane. Ky zhvillim vjen ndërsa po kritikohet përgjigja e tij ndaj koronavirusit.  Virusi vazhdon ndërkohë të shkaktojë viktima dhe pjesa më e madhe e ekonomisë amerikane mbetet e mbyllur. Anketimet e reja të Komitetit Kombëtar Republikan dhe fushatës elektorale Trump tregojnë një pamje të trishtë për presidentin që do të përballet me rizgjedhjen.

Megjithëse Presidenti Trump pati disa prej niveleve më të mira të miratimit gjatë javëve të para të krizës, ndihmësat sollën në dukje koston në rritje politike të kësaj krize, si dhe të gabimeve të panevojshme gjatë konferencave të tij për shtyp.

“Nuk do të humbas përballë Joe Biden-it”, përsëriti ai gjatë disa telefonatave me tone të nxehura me zyrtarët kryesorë të fushatës së tij elektorale, sipas pesë personave në dijeni të këtyre bisedave. Ata folën në kushte anonimiteti pasi nuk ishin të autorizuar të flisnin publikisht për biseda private.

Mesazhi për presidentin ishte tronditës: Presidentit Trump iu tha se po mbetej pas ish-Nënpresidentit demokrat në disa shtete kyçe dhe se do të humbiste Kolegjin Elektoral nëse votimi do të ishte zhvilluar këtë muaj.

Me lidhje telefonike nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Trump kritikoi situatën e shifrave në anketime gjatë disa telefonatave me menaxherin e fushatës elektorale Brad Parscale, i cili fliste nga Florida; me kryetaren e Komitetit Kombëtar Republikan, Ronna McDaniel, nga shtëpia e saj në Miçigan; me këshilltarin e tij të lartë Jared Kushner, dhe ndihmësa të tjerë.

Duke mbështetur thirrjet e disa zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë dhe këshilltarëve të jashtëm, ekipi politik i bëri thirrje Presidentit Trump të ndërpresë seancat e tij informuese për koronavirusin, duke argumentuar se këto sesione luftarake po i kushtojnë në anketime, në veçanti në radhët e më të moshuarve. Presidenti Trump kundërshtoi fillimisht, duke vënë në dukje nivelin e lartë në shikueshmërinë televizive. Megjithatë, ai ra dakort që të paktën përkohësisht të reduktonte këto seanca, pasi u kritikua ashpër kur ngriti idenë që amerikanët mund të mbroheshin nga virusi duke injektuar dezinfektantë.

Ndihmësat e inkurajuan presidentit të qëndrojë larg çështjeve mjekësore dhe ta drejtojë fokusin e tij ndaj një terreni më të njohur dhe më të rëndësishëm politikisht: tek ekonomia.

Megjithëse Presidenti Trump ushtron optimizmin, ai ka shprehur irritimin, madje edhe pafuqishmërinë, ndërsa statistikat e situatës së rëndë ekonomike vazhdojnë të mblidhen. Ka qenë një goditje kthjelluese për presidentin, i cili vetëm dy muaj më parë planifikonte të konkuronte për t’u rizgjedhur mbështetur tek ekonomia që po përjetonte nivele paprecedenta punësimi. Tashmë që të dhënat vazhdojnë të lëvizin në drejtimin e kundërt, Presidenti Trump po ndjen presionin.

“Kemi ndërtuar ekonominë më të mirë të botës”, tha publikisht Presidenti Trump. “Do ta ndërtojmë për të dytën herë”. Ekipi i tij politik paralajmëroi se shanset e presidentit për rizgjedhje varen nga sa shpejt do të jetë në gjendje të rimëkëmbet ekonomia.

“Mendoj se deri në qershor do ta shohim shumicën e vendit të kthehet në normalitet dhe shpresa është që në korrik vendi të jetë sërish duke ecur shkëlqyeshëm”, tha zoti Kushner gjatë emisionit “Fox & Friends” të mërkurën. Por, ndihmësa të tjerë, udhëheqës të biznesit dhe ekonomistë parashikojnë një rrugë shumë më të gjatë drejt rimëkëmbjes.

Përfaqësuesit e Komitetit Kombëtar Republikan dhe fushatës Trump nuk komentuan për anketimet apo telefonatat e javës së kaluar. Në një mesazh në Twitter pak pas mesnatës të së mërkurës, Presidenti Trump mohoi t’i ketë bërtitur së fundmi menaxherit të fushatës së tij dhe tha se “ai po bën një punë të shkëlqyer”.

Sipas personave me njohuri të incidentit, Presidenti Trump e shkarkoi pjesën më të madhe të irritimit të tij tek zoti Parscale, i cili shërbeu si transmetuesi i lajmeve jo të mira.

Presidenti Trump nuk u ka besuar prej kohësh shifrave negative në anketime – ai u ka thënë ndihmësave prej vitesh se instikti i tij ishte i duhuri për zgjedhjet e 2016-tës, kur ai këmbëngulte se kryesonte në shtetet e mesperëndimit dhe në Florida. Por në të njëjtën kohë, zoti Parscale dhe ndihmësa të tjerë të presidentit vënë në dukje sofistikimin këtë radhë të të dhënave të tyre dhe të aftësive për të kontaktuar votuesit.

Presidenti dhe disa ndihmësa kanë patur tensione prej kohësh me zotin Parscale (një aleat i afërt i zotit Kushner), duke besuar se në rolin e kryetarit të fushatës ai ka pasuruar veten nëpërmjet asocimit me Presidentin Trump, si dhe ka përfituar publicitet personal. Presidenti Trump ishte zemëruar në të kaluarën kur zoti Parscale ishte bërë subjekt i profileve të revistave. Episodi më i fundit ndodhi pak përpara se menaxheri i fushatës të shfaqej në një profil të revistës së kësaj jave të gazetës The New York Times.

Nidhmësat janë në veçanti të shqetësuar për shtetin Miçigan – që disa këshilltarë e kanë hequr madje fare nga lista – si dhe për shtetet Florida, Uiskonsin dhe Arizona.

Presidenti Trump njoftoi të mërkurën se do të vizitojë Arizonën javën e ardhshme – udhëtimi i tij i parë jashtë Uashingtonit për gati një muaj – ndërsa po kërkon të shpallë se shumica e vendit është gati të fillojë rihapjen pas virusit.

Presidenti e ka përshkruar zotin Biden, rivalin e pritshëm elektoral, si “të ngecur në bodrumin e tij” në shtetin Dellauer gjatë pandemisë.

Presidenti Trump tha të mërkurën se shpreson të vizitojë së shpejti Ohajon, një ndër shtetet kyçe që ai fitoi në vitin 2016, por që ndihmësave u rezulton të ketë ndryshuar gjatë javëve të fundit.

Ndihmësat pranojnë se tubimet e mirënjohura të presidentit nuk ka gjasa të rikthehen në të ardhmen e afërt. Disa kanë shprehur madje dyshimin e tyre nëse ai do të jetë në gjendje të organizojë ndonjë tjetër tubim të tillë të mbingarkuar përpara datës së zgjedhjeve më 3 nëntor.

Marrë nga Zëri i Amerikës

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll
Bota 30 Prill 2020, 17:10

BRITANI– Ditën e sotme kryeministri i Britanisë Boris Johnson në një konferencë për shtyp ka thënë se Britania e ka kaluar ‘ kulmin’ e krizës së koronavirusit. ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj