6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
BRAZIL– Brazili, ku numri i rasteve tani ka tejkaluar 2 milionë, është një nga vendet e pakta për të provuar vaksinat eksperimentale të koronavirusit. Vendi ofron një përzierje të pazakontë dhe tërheqëse për hulumtime: ka një shkallë transmetimi marramendëse, si dhe qendra kërkimore të respektuara ndërkombëtarisht dhe një sistem të shëndetit publik me përvojë në krijimin dhe shpërndarjen e vaksinave.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, që nga 14 korriku, në zhvillim në të gjithë botën ka 163 vaksina Covid-19 dhe 23 prej tyre kanë filluar provat klinike te njerëzit. Por vetëm dy kanë arritur në fazën 3, faza e fundit shkencore para miratimit për tu administruar masivisht e cila kërkon studime në shkallë të gjerë te me mijëra individë, për të vlerësuar efikasitetin dhe sigurinë e vaksinës.
Si fushë provash, në Brazil pritet të përfshihen në testime të paktën 14,000 njerëz. Bisedime të përparuara gjithashtu janë duke u zhvilluar për të filluar në vend edhe tre studime të tjera për vaksinat.
Pse provohen në Brazil?
Ndërsa presidenti brazilian Jair Bolsonaro vazhdimisht e ka minimizuar virusin teksa është shprehur se Covid është “një grip” dhe është kritikuar nga ekspertët për ngurrimin e tij për të zbatuar masat e kontrollit, bllokimit dhe izolimit, hulumtimi për vaksinat tani po kryhet brenda kufijve të Brazilit ndërsa hemisfera veriore po përgatitet për një valë të dytë të mundshme në dimër.
Julio Barbosa, një teknik i infermierisë, i cili tashmë ka humbur pesë kolegë të tij prej koronavirusit, ka vendosur vullnetarisht të marrë pjesë në një nga studimet e vaksinimit masiv të kryera nga Universiteti i Oksfordit dhe ndërmarrja farmaceutike AstraZeneca, procesi i fazës 3 të së cilës do të përfshijë 50,000 vullnetarë në të gjithë botën.
Kompania kineze e bioteknologjisë ‘Sinovac’ po fillon gjithashtu procesin e fazës 3 ta testojë në Brazil, në bashkëpunim me Institutin Butantan në Sao Paolo. Vaksina kineze përdor qelizat virale të inaktivuara për të stimuluar një përgjigje imune te pacientët. Testet do të fillojnë të hënën te mbi 9000 vullnetarë në pesë shtete braziliane plus kryeqytetin.
Ashtu si vaksina e Oksfordit, ‘CoronaVac’ e ‘Sinovac’ do të administrohet kryesisht te profesionistët e kujdesit shëndetësor.
Ricardo Palacios, drejtori mjekësor i hulumtimeve në Butantan, në Brazil tha se instituti është gjithashtu në “biseda shumë të përparuara me dy vaksina të tjera në zhvillim” dhe në bisedime me dhjetëra kompani farmaceutike mbi studimet kërkimore Covid-19.
“Të gjithë prodhuesit në botë gjithmonë kërkojnë një vend ku ka transmetim të lartë infeksioni për të vërtetuar efektivitetin e vaksinës. Por vetëm shkalla e infeksionit nuk është e mjaftueshme. Një vend duhet të ketë gjithashtu institucione që bashkëpunojnë me protokollet shkencore, rregullatore dhe etike për të kryer testet,” – tha Palacios për CNN.
Brazili është një vend i tillë, tha Natalia Pasternak, studiuese në Institutin e Shkencave Biomjekësore Universiteti i Sao Paolo. Ajo theksoi se Brazili ka avancuar në logjistikë dhe pajisje prodhuese në krahasim me shumë vende të tjera me Covid-19 të shfrenuar, siç është Meksika.
“Për testimet është i nevojshëm një vend ku sëmundja qarkullon fuqishëm dhe ku ka institucione dhe profesionistë të kualifikuar për të kryer testet. Brazili i ofron këto dy faktorë thelbësorë,” tha ajo.
Rezultatet paraprake të studimeve klinike duhet të publikohen deri në fund të këtij viti dhe do të ndihmojnë në zvogëlimin e kohës së nevojshme për zhvillimin e vaksinave në fazat e hershme të zhvillimit.
Brazilianëve iu garantohet akses në vaksinat e ardhshme
“Qëllimi numër një” i sistemit shëndetësor brazilian është të ketë liri për të prodhuar një vaksinë, tha ministri i përkohshëm i shëndetësisë Eduardo Pazuello. “Ne nuk mund të përjashtohemi,” tha ai.
Si pjesë e marrëveshjeve, Brazili planifikon të jetë në gjendje të prodhojë dy vaksina në shtëpi nëse ato dëshmojnë se janë efektive, një përfitim I madh për Brazilin dhe fqinjët e tij
Butantan, i cili prodhoi 100 milion doza vaksine gripi vitin e kaluar, po përgatitet të prodhojë një numër të ngjashëm dozash për ‘CoronaVac’ të ‘Sinovac’ nëse kjo vaksinë rezulton e efektshme.
Kompleksi ‘Biomanguinhos’ në Rio de Janeiro, në pronësi të Fondacionit ‘Oswaldo Cruz’, gjithashtu po përgatitet të prodhojë 70 milion doza të vaksinës së Oksfordit vitin e ardhshëm.
Më shumë prova dhe më shumë të dhëna për vaksinën
Së shpejti, më shumë brazilianë mund ‘të punësohen’ si subjekte provë për trajtime të tjera të mundshme të lidhura me koronavirusin.
Universiteti Federal i Sao Paolo (Unifesp), përgjegjës për kryerjen e testeve klinike për vaksinën e Oksfordit, të cilat filluan më 20 qershor në Brazil, tha se së shpejti do të bashkëpunojë sëshpejti edhe me Institutin Kombëtar ‘Lazzaro Spallanzani’, në Romë i cili ka marrë pjesë edhe në zhvillimin e vaksinave evropiane kundër virusit Ebola.
Instituti Italian aktualisht është duke përfunduar testet e fazës I të vaksinës së tij Covid-19. Ndërsa kurba e infeksionit është ulur në Itali, Spallanzani ka filluar ta konsiderojë Brazilin e prekur si një shtëpi për studimet e fazës II dhe III.
Marrë nga:CNN
Përshati në shqip : A.K.Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan të premten për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë në Evropë pesë muaj më parë. Por ata nuk duket se ishin në n...
Numri i rasteve të reja të koronavirusit u rrit me pothuajse 260,000 brenda 24 orësh, rritja më e madhe një ditore që nga fillimi i pandemisë, sipas Organizatës...
ITALI– Italia është një nga vendet më të goditura nga Covid-19, por megjithatë pas katër muajsh izolim disa masa kufizuese janë lehtësuar kështu tashmë ë...
KOSOVË- Analist politik Bodo Weber që është pjesë e Këshillit për Demokratizim, me seli në Berlin dhe Bruksel, ka analizuar raundin e ri të bisedimeve mes ...
BRUKSEL– Krerët e shteteve u rikthyer në tryezën e bisedimeve të shtunën në mëngjes për një ditë të dytë pasi të premten ata nuk arritën në një konsensus.Dy orë...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reguar sërish përmes një postimi në Facebook mbi çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.Teksa kanë kaluar...
PODUJEVË– Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Podujevë, nga mediat vendase bëhet me dije se ka ndërruar jetë edhe personi i plagosur.Sipas zëdhënësit të Pol...
BRITANI E MADHE– Ambasadori rus në Britaninë e Madhe ka hedhur poshtë pretendimet se shërbimet e inteligjencës së Ruse janë përpjekur të vidhnin kërkimet e vaks...
GREQI– Greqia është një ndër vendet më të goditura në Ballkan ku çdo ditë e më tepër është parë një rritje e ndjeshme e rasteve të reja me Covid-19.Sipas...