Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Janë vënë në pranga dy persona në Tiranë. Policia e Tiranës kishte nisur një hetim për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. 30-vjeçarit të identifikuar me inicialet E.H., i është gjetur një sasi prej 2.5 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit canabis sativa. Ai do të akuzohet për vepren “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Një 19-vjeçarë gjithashtu është kapur në flagrancë nga policia e cila vijonte operacionin e koduar “Dealers”. Të riut iu gjetën disa doza të paketuara të lëndëve narkotike gati për shitje. Në bashkpunim me 19-vjeçarin e identifikuar me inicialet S.S., ishte edhe një person tjetër i identifikuar me inicialet B. K.
19-vjeçari banues në Tiranë do të procedohet penalisht për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Policia sekuestroi lëndën narkotike dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NJOFTIMI I POLICISË:
Finalizohen me sukses, brenda 12 orëve, 2 operacione policore të zhvilluara nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Green”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3. Vihet në pranga 1 shtetas, sekuestrohen 2 kg e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa. Operacioni policor i koduar “Dealers”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, të cilët shpërndanin lëndë narkotike në doza. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, nga Komisariati i Policisë Nr. 3 dhe Komisariati i Policisë Nr. 6, janë finalizuar dy operacione policore, në kuadër të të cilëve janë arrestuar 2 shtetas dhe është proceduar penalisht 1 tjetër.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Green”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Princ Vidi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Ky shtetas, pasi siguronte sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e ndante dhe e shiste atë më pas në doza, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.
—
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Dealers”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. K. Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi siguronin sasi të konsiderueshme të lëndës narkotike cannabis sativa, e shisnin atë në doza të vogla, në Unazë të Re dhe në Yzberisht. Gjatë kontrollit ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi S. S., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. S., u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe sasisë e ndarë në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË-Partia Socialiste kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë që të fillojë procedurat për zgjedhin e Presidentit të ri të Republikës. Kreu i grupit parlamentar...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur platformën e propozuar nga kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Aliebaj ku parashtrohen disa opsion...
TIRANË– Pranvera ende nuk ka ardhur plotësisht! Ëindy parashikon një javë me erë të fortë, reshje dhe temperatura të ulëta. Duke nisur nga e mar...
TIRANË– Një 57-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Kashar. Policia raporton se personi me inicialet F.N ka rënë aksidentalisht nga lartësi...
GJIROKASTËR– Një banesë dy katëshe në lagjen ‘Dunavat’ në Gjirokastër është përfshirë nga zjarri. Raportohet se flakët e zjarrit kanë për...
SARANDË– Dy sulme kanë ndodhur në qytetin e Sarandës. Sipas policisë autorët kanë thyer xhamat e një lokali në Himarë, ndërsa rasti tjetër lidhet me ...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka bërë bilancin e vendimeve të marra që prej nisjes, 8 shkurt 2018 e deri më 31 mars 2022. Sipas KPK, nuk...
KRUJË– Pronari i mobilerisë në Nikël të Krujës, Myslym Karaj ka qënë ai që ka kryer denoncimin në polici për sulmin që i ndodhi biznesit të tij në or...
LEZHË– Në Lezhë është goditur një grup që merrej me veprimtari kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla. Uniformat blu kanë ven...
KRUJË– Një mobileri në Nikël të Krujës është qëlluar me breshëri plumbash. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur gjatë natës dhe denoncimi është bërë nga v...