LIVE UPDATES
Aktualitet

Kaminsky: Shqipëria ka avancuar por komunizmi s’duhet mbuluar. Mungon në tekstet shkollore

5 Qershor 2019, 13:57 Nga DOSJA
Kaminsky: Shqipëria ka avancuar por komunizmi s’duhet mbuluar. Mungon

TIRANË– Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Komuniste në Gjermani, tregon progresin që ka bërë Shqipëria në lidhje me zbardhjen e diktaturës komuniste. Vërejtja që Kaminsky bën është se mungon pasqyrimi i diktaturës në tesktet shkollore.

DW:  Znj.Kaminsky, cili është qëllimi vizitës tuaj në Shqipëri bashkë me një delegacion nga Gjermania?

Dr. Anna Kaminsky: Fondacioni ynë, i themeluar nga Bundestagu në 1998, ka edhe një mision ndërkombëtar. Çdo vit ai mundëson vizita në vendet ish komuniste të Europës. Synojmë të shikojmë sesi këto vende trajtojnë të shkuarën e tyre të dhunshme, të shkuarën e diktaturës komuniste. Delegacioni gjerman përbëhet nga 20 personalitete, drejtorë muzeumesh, qëndrash përkutimore, arkivash, gazetarë,  profesorë universitetesh. Kjo është hera e dytë që një delegacion gjerman vjen në Shqipëri me këtë qëllim. Për herë të parë erdhëm në vitin 2010. Kësaj herë duam të shikojmë ҫfarë ka ndodhur në Shqipëri brenda 9 viteve për trajtimin e diktaturës komuniste. Duhet t’ju them se 9 vjet më parë, në Shqipëri, nuk bëhej pothuajsë asgjë për zbardhjen e diktaturës komuniste, për kulturën e kujtesës. Egzistonin disa organizata të ish të burgosurve politikë që ishin lënë vetëm, pa asnjë përkrahje. Pritshmëritë e ish të burgosurve politikë nuk ishin plotësuar, ndonëse përpjekjet e tyre kundër diktaturës komuniste do të duhej të vlerësoheshin, respektoheshin nga politikanët dhe publiku. Përkundrazi. Ata ishin injoruar dhe nuk gëzonin as mbështetje, as mirëkuptim. Askush nuk donte t’i dëgjonte. Megjithatë, në vitin 2010, në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, në Tiranë, kishte një ekspozitë për represionin politik gjatë regjimit komunist. Në atë kohë ajo ishte e para ekspozitë në një vend ish komunist që ekspozonte të kaluarën e tij diktatoriale. Ishte një përvojë disi kontradiktore pasi përshtypja jonë mbizotëruese ishte që në Shqipëri nuk flitej për diktaturën komuniste. Periudha e diktaturës komuniste nuk ishte përfshirë në tekstet shkollore por ndërkohë kishte një ekspozitë!!

DW: Dhe tani, 9 vjet më pas, ҫfarë konstatoni  Znj. Kaminsky?

Dr. Anna Kaminsky: Shohim një përvojë mahnitëse në Shqipëri! Në Shkodër, në 2013, u ngrit   memoriali i parë për  ish të burgosurit nga ish policia sekrete  e regjimit komunist, famëkeqi Sigurim i Shtetit. Po në Shkodër, javën e kaluar u inagurua një monument, vërtet shumë i mirë. për të përkujtuar të persekutuarit nga diktatura komuniste në gjithë zonën e Veriut. Në Tiranë  ka dy ekspozita në Bunk Art dhe është edhe muzeumi, “Shtëpia e Gjetheve”, ku bëheshin përgjimet nga Sigurimi dhe torturoheshin kundërshtarët e regjimit komunist. Sot në Muzeun Historik Kombëtar ka një department shumë të madh, që trajton krimet e kohës së diktaturës komuniste. Është ngritur dhe funksionon një Komision Shtetëror për dosjet e ish Sigurimit. Ka edhe një Institut Studimi për krimet e komunizmit në Shqipëri. Pra, krahasuar me 2010, janë realizuar shumë nisma, pjesa më e madhe nga organizata të shoqërisë civile, që nxitën politikanët të hapin dosjet, të mbështesin lindjen dhe zhvillimin e kulturës së kujtesës ,

DW: Si i mbështet Fondacioni juaj nismat, përpjekjet që po bën Shqipëria që kaluara komuniste të zbardhet, të njihet nga brezat që nuk e jetuan atë me qëllim parandalimin e ҫdo mundësie potenciale për kthimin e regjimeve totalitare, anti demokratike?

Dr.Anna Kaminsky:  Neve në Gjermani na është dashur të  merremi me dy diktatura dhe me viktimat e dy regjimeve: nazizmit dhe komunizmit. Në Gjermani na u deshën disa dekada për të zbardhur krimet e nazizmit dhe bërë ato të njohura për shoqërinë. Këto procese duan kohë. Por viktimat nuk mund të presin. Shoqëria duhet të përballet më të shkuarën komuniste. Përvoja që ne sjellim në Shqipëri nga Gjermania është përshpejtimi i këtyre proceseve, që viktimat të mos vazhdojnë të zhgënjehen për dekada të tëra, që krimet e regjimit komunist të zbardhen. Egzistojnë vendet ku ndodhën krimet, egzitojnë dokumenta, janë ende gjallë viktimat dhe kujtimet e tyre. Vizituam burgun e Spaҫit. Prej shumë vitesh qeveritë në Shqipëri kanë premtuar një burgu i Spaҫit të bëhet muzeum. Por nuk e kanë bërë këtë. Diҫka kanë bërë organizatat e shoqërisë civile dhe vetë ish të burgosurit..po kjo duhet të jetë një detyrë e shtetit për të mos harrruar atë që ndodhi. Por njëherazi bashkë me përvojën tonë, ne mësojmë nga Shqipëria sesi ajo po trajton të shkuarën komuniste, sesi organizatat e shoqërisë civile po luftojnë për të ndërtuar kulturën e kujtesës. Nuk jemi mësues. Kur vijmë në Shqipëri jemi studentë.  Jemi njerëz në kontekste të ndryshme që dëshërojmë të bashkëpunojmë në Shqipëri me njerëzit në fusha të ndryshme në kërkime, studime, analizën e kujtimeve dhe të mbështesim njëri – tjetrin. Dua të them që në Shqipëri ka progres në dokumentimin e të shkuarës komuniste në krahassim me 2010.

DW:  A është Shqipëria në rrugën e duhur?

Dr. Anna Kaminsky:  Mendoj se po. Janë identifikuar vendet, kampet e internimeit, varret masive. Ka inisiativa për të vazhduar identifikimin e tyre në gjithë vendin. Në Lushnjë është ngritur një monument, ka një nismë për të ngritur një memorial për ish kampin e internimit në Tepelenë dhe  përkujtuar 300 fëmijët që vdiqën atje. Një vit më parë Presidenti i Shqipërisë, Meta, nderoi 22 viktimat që pushkatuan pa gjyq në masakrën e vitit 1951 në Ambasadën Sovjetike, në Tiranë, me preteksin e vendosjes atje të një bombe. Tani ata janë vendosur në Varrezat e Dëshmorëve. Pavarësisht këtij progresi mendoj se mungon vullneti politik për të përfshirë të kaluarën diktatoriale në tekstet shkollore. Diktatura komuniste në këto tekste paraqitet ende si periudha e modernizimit të shoqërisë shqiptare, elektrifikimit, arsimimit, emancipimit të gruas dhe nuk ka asnjë fjalë të vetme për viktimat e saj. Kjo duhet të ndryshojë, pasi thelbi i diktaturës është represioni, vrasjet, mungesa e të drejtave demokratike, dhunimi i të gjitha të drejtave të njeriut. Brezat e rinj duhet të dinë ҫfarë ndodhi, ҫdo të thotë të jetosh në diktaturë që të mos e konsiderojnë demokracinë si dicka të mirëqënë por të luftojnë për të drejtat demokratike. E kalura komuniste eshtë trashëgimi, brezi i ri duhet të forcojë edukimin demokratik, pra të njohin të kaluarën që të kuptojë ndryshimin mes diktaturës dhe demokracisë. Shqipëria është një vend me bukuria të madhe natyrore. Sa herë vij, e kam të vështirë të përfytyroj përballë kësaj bukurie sesi këtu ishte diktatura më egër komuniste, vendi më i izoluar për disa dekada. Por kjo bukuri nuk duhet të mbuloje krimet e komunizmit./Marrë nga DW

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet anna kaminsky diktatura ne shqiperi komunizmi ne tekstet shkollore anna kaminsky diktatura ne shqiperi komunizmi ne tekstet shkollore

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara