LIVE UPDATES
Aktualitet

“Kam punuar në SHIK dhe di çdo gjë për ty”/ Vjehrra e kërcënonte vazhdimisht, nusja tregon TMERRIN: Më ka vendosur au

30 Gusht 2021, 09:38 Nga DOSJA
“Kam punuar në SHIK dhe di çdo gjë për ty”/

Ajo është 29 vjeçe. Ajo 71. Që ditën e parë që u takuan nuk u pëlqyen. Por sidomos kur nusja e re shkeli në shtëpinë e re. Grindjet mes tyre kanë kulmuar me reagime nga më të pabesueshmet, që nga paralajmërimi se vjehrra kishte punuar në SHIK dhe dinte çdo gjë nga e kaluara e vajzës.

Në një rast, e moshuara i ka drejtuar armën me urdhërin ”nëse nuk largohesh nga kjo shtëpi do ta shkrep”, kurse më pas, teksa e reja nuk po mbetej shtatzënë ajo i thoshte – ke tre muaj afat, po nuk re me barrë do të përzë.

Në një moment vajza është dorëzuar dhe ka kërkuar ndihmën e familjes së vajzërisë, por e moshuara i ka nxjerrë jashtë, duke u kujtuar se “kjo është shtëpia ime, di unë ç’bëj këtu”.

Vila ku jeton çifti, është kthyer në një vatër grindjesh mes dy grave dhe secila ka zgjedhur të jetojë në kate të ndara, por sërish takimet e tyre në koridor dhe në oborr shoqëroheshin me akuza të rënda, mbasi e moshuara e cila pretendonte se dinte çdo gjë, pasi kishte lidhje në SHIK, ulërinte, “nuk zgjohet kurva, po i ujis unë lulet. Më ka ardhur nusja nga semafori”.

Deri ditën kur nusja e re, e cila kishte vendosur të bashkëjetonte me djalin e saj, është dorëzuar dhe kjo ndodhi në muajin qershor, kur në krye të një viti martesë dhe ende s’kishte mbetur shtatzanë siç kërkonte vjehrra, ajo nuk i duroi më dot akuzat “kam nuse shterpë”.

Sipas burimeve të sigurta policore pranë komisariatit numër 6, në konflikt e sipër, gruaja e re në bashkejetesë dhe ende e pacelebruar, pasi njoftoi të dashurin, “eja se do vras veten”, mori një kabëll dhe me të tentoi të vetvaret.

Fatmirësisht ndërhyrja ishte e shpejtë dhe në kohë, por kur e reja doli nga vështirësia për jetën, dëshmia e saj nga spitali ishte në kufijtë e të pabasuesshmes, se deri ku të çon urrejtja.

“E ndërmora këtë veprim për t’i dhënë fund jetës, – tha gruaja me inicialet N.K, – pasi dhuna psikologjike u bë e padurueshme, presioni psikologjik ishte sistematik prej saj dhe nëna e bashkëjetuesit ishte e vendosur të mos dorëzohej. Mora telin si kabëll nga veglat e punës së partnerit dhe me të tentova të vetvarem në banesë. Njoftova bashkëjetuesin, i cili kishte marrë në telefon të afërmit që jetojnë fare pranë nesh dhe ata më shpëtuan“.

Policia tregon se banesa e pajisur me kamera sigurie, tregon lëvizjet e çorientuara të gruas që lëviz në oborr e më pas kur ajo tenton të vetvaret. Policia përshkruan:

“Ajo ngjitet me një si litar në dorë në verandën e banesës, në dorën tjetër ka një stol, shtrëngon litarin, pastaj duket në kamera e çorientuar, duke folur në telefon”.

Në dukje, sipas policisë, dikush e merr në telefon dhe gruaja shfaqet e revoltuar, duke folur në telefon, herë pas here i ul duart poshtë dhe lëviz rreth e rrotull stolit.

Në pamje, sipas burimeve të policisë, gruaja ngjitet drejt stolit, por aty ndërhyn një efektiv policie, i cili e ndihmon duke shmangur pasojën për jetën.

“Gruaja duket e tensionuar dhe qan”, – shkruan oficeri i policisë, që ndërkohë nuk harron të evidentojë se askund nuk duket anëtarja tjetër e familjes, e moshuara që është kundërshtare e lidhjes së çiftit.

Policia deklaron se nga këqyrja, 29-vjeçares i konstatohet ngjyra mavi e lënë nga litari përreth qafës. “Kam një vit që kur vendosëm që të bashkëjetonim që shkova në atë shtëpi. Ajo vetëm më fyen, gjen çdo rast dhe mundësi. Më ka qëlluar me sende të forta dhe në dhjetor 2020 më drejtoi automatikun, duke më kërcënuar se nëse nuk ikja prej andej, do më vriste.

Ditën e fundit, gjendja u përkeqësua, mbasi më kërcënoi se do më vriste dhe situata u rëndua, mbasi mora vesh që ajo kishte porositur një të afërm të fisit për t’më vrarë dhe për këtë gjë njoftova bashkëshortin”.

Por të renë, e ka qetësuar në telefon i dashuri, i cili ka thënë mos t’ia vinte re e mos ta dëgjonte, mbasi e ëma ishte e moshuar dhe nuk duhej të mërzitej me të.

Por pak çaste pas kësaj telefonate, e moshuara ka dalë në oborr dhe e ka kërcënuar sërisht “do ta marr jetën pak e nga pak, më mirë vrit veten”.

“Ndodhur në këto kushte, ajo është bindur se nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër ndaj dhe është rënduar psikogjikisht”, shkruan policia sipas burimeve.

“Ndonëse i riu është munduar që ta qetësojë gjendjen midis tyre, ai nuk ia ka dalë, edhe pse shumë herë ka qenë i pranishëm në debate dhe kërcënime”, – thuhet më tej në dosje.

I ndodhur mes dy zjarresh, nga njëra anë e ëma dhe nga ana tjetër e dashura, i riu thotë në polici se kishte dijeni për situatën, por ka shpresuar se të dyja ato do ta gjenin gjuhën dhe se do të mirëkuptoheshin.

“Jam munduar që t’i qetësoj dhe kam shpresuar se gjërat do bëheshin më mirë. Por ato nuk pëlqeheshin. Në lidhje me pretendimin se mamaja ka porositur një të afërm nga Lezha për ta vrarë gruan time, them që ajo është keqkuptuar, mbasi i afërmi erdhi për vizitë familjare dhe mandej u largua”, – deklaron nga ana e tij shtetasi N., identiteti i të cilit nuk publikohet për shkak të ndjeshmërisë që ka çështja.

Burimet sqaruan se e moshuara nuk është arrestuar për shkak të moshës së thyer, e megjithatë, ndaj saj është ngritur nga policia akuza e dhunës në familje dhe shkaktimi i vetvrasjes. Ajo justifikohet.

Vjehrra

“Nuk kam pasur asnjëherë mardhënie të mira me nusen, mbasi e kam kuptuar që ajo ka plan t’më përzërë nga shtëpia. Nuk më do, nuk do të jetoj me ta. Në lidhje me armën që pretendon nusja, e kemi me leje. Ndërsa dua të them se nuk kam unë probleme mendore, por nusja, që kur e kapi Covidi nuk është mirë mendërisht dhe ajo merr trajtim për tensionin e gjakut”.

Dëshmia e nuses

Por nusja insiston se vjehrra, sapo ajo mbërriti në shtëpi, i tha “mblidhe mendjen dhe rri mirë se unë kam punuar në SHIK dhe di çdo gjë”.

Insistimit të policisë se çfarë kishte nënkuptuar e moshuara me këtë fjali, e reja e interpreton.

Nusja: Sipas saj, duhet të mblidhja mendjen e të sillesha sa më mirë dhe se çdo që kisha bërë sipas saj, duhet të quhej e ikur. Vjehrra më tha se kishte mbledhur informacione për mua, nga që kishte punuar në SHIK dhe sa herë më ngacmonte për të kaluarën, unë për të shmangur debatet, mbyllesha në dhomë. Fillova të kisha frikë prej saj se mos më helmonte dhe nuk haja më. Në shumë raste, sapo i shoqi i saj largohej për në punë, në dhomë i shfaqej vjehrra.

Nusja: “Më urdhëronte, më hiqte batanijen, më thoshte: ‘Çohu se nuk ke pjellë dhe pastaj bërtiste nëpër korridor, më ka ardhur kurva nga semafori më ka zënë derën’”.

E reja insiston se vjehrra foli me njërin nga të afërmit e saj dhe ajo e dëgjoi kur i thoshte “do i dalësh para, vër një kapuç , lidhi duart, qethe tullac dhe qëlloje me levë në kokë”.

Madje sipas dëshmisë së saj, kur ajo njoftoi të shoqin të vinte sa më shpejt se po planifikonin vrasjen e saj, dhe kur ai mbërriti dhe kërkoi llogari, kushëriri tha” “Po e vërtetë është, bëni kujdes prej saj”

Debatet mes tyre kanë vijuar vetëm për vetëm, mbasi kushëriri u tërhoq dhe mbas kësaj, vjehrra i kishte thënë: “Mos ki merak, se do të bëj të vdesësh pak e nga pak”.

Marre nga gazeta SI

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit