"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Sport
“Fasule dhe duke ngrënë qofte e qepë me lekë borxh”, nga ferri në parajsë,futbollisti nigerian tregon eksperiencën sh
23 Qershor 2020, 10:17Nga DOSJA
FIER-Efiong Ekemini Eyoh, është i njohur në Shqipëri si futbollist, sidomos në Kategorinë e Parë ku nigeriani ka ndërruar shumë klube. Vetëm 24 vjeç, lojtari ka ndërruar 5 skudra, shumë për një futbollist ndërsa tani duket se është sistemuar në Fier, pikërisht me skuadrën e Apolonisë. Lojtari në fakt ka vuajtur shumë çështjen e pagesave, në pjesën më të madhe të klubeve, Eyoh nuk është paguar rregullisht, ndërsa problemet më të mëdha ai i ka pasur në Cërrik.
“Kudo kam kaluar shumë mirë dhe pa asnjë problem, me përjashtim të Turbinës. Në Cërrik kam jetuar duke ngrënë qofte e qepë dhe me lekë borxh. Nuk dua as ta kujtoj më atë kohë…
Eyoh po bën katër vite në Shqipëri dhe sigurisht që tani sikur është familjarizuar ai tregon gjithashtu jetën në vendin tonë dhe nëse do të martohej me një shqiptare.
“Momentalisht jam beqar. Nuk jam në një lidhje. Është ende herët, jam i fokusuar te futbolli për momentin. Nuk e kam menduar ndonjëherë për bashkëshorte shqiptare. Nuk e di, kur ta mendoj, jua them. E përsëris që për momentin jam i përqendruar te karriera”.
Eyoh ka mbetur i mahnitur nga bukuria që ka Shqipëria, nigeriani tregon gjithashtu se çfarë i ka bërë përshtypje dhe pjata e preferuar e lojtarit.
“Më ka pëlqyer bregdeti juaj, plazhet. Shqipëria ka një natyrë të bukur bregdetare dhe plazhe mahnitëse. Janë vende ku mund të kalosh pushime relaksuese. Nuk më ka pëlqyer mentaliteti jo i shëndoshë te shumë njerëz ,ka pasur shenja racizmi ndaj meje, ka njerëz që qeshin, përqeshin dhe tallen, por kam mbajtur distancë dhe nuk kam reaguar. Kjo gjë lidhet me mentalitetin jo të shëndoshë të disa njerëzve, që e thashë edhe më lart.. Është për të ardhur keq. Si pjatë të preferuar kam fasulet.” Përfundon sulmuesi në intervistën e tij.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
ITALI-Futbolli italian në zi. Pierino Prati, kampioni evropian me Italinë në vitin 1968, finalist në Kupën e Botës 1970, si dhe protagonisti i sukseseve të mëdh...
BOLOGNA-Juventus është rikthyer te fitorja pas dështimit në Kupën e Italisë. Bardhezinjtë mposhtën 2-0 në transfertë skuadrën e Bologna-s. Në “Dall’Ara” bardhez...
Milani i Stefano Piolit ka dhuruar një ndeshje mjaft të mirë në transfertë kundër Lecces. Ekipi i “Djallit” fitoi me rezultatin 1-4 duke mos vënë për asnjë mome...
Transferimi i Lorenc Trashit nga Partizani drejt klubit Al Qadsia ka qenë padyshim lajmi i ditës. sa i përket sportit në vendin tonë. Lojtari i kombëtares ka dh...
Jo vetëm Vllaznia. Sipas gazetës Panorama Sport, edhe lojtarët e Kukësit kanë bojkotuar stërvitjen për shkak se nuk kanë marrë pagat.Ata kanë shpresuar të shlyh...
Pas Interit, radhën për të zbarkuar në fushë për ndeshjet e Serie A sot e ka Milani. Skuadra kuqezi duket në formë të shkëlqyer sot në takimin me Lecce.Milani s...
Lajm i trishtë për futbollin shqiptar. Trajneri i njohur Gjergj Poloska ka humbur jetën. Përgatitësi i njohur atletik kishte probleme shëndetësore dhe nuk ia do...
Carlo Ancelotti është në telashe. Ai duhet t’iu përgjigjet autoriteteve tatimore në Spanjë, sepse akuzohet për evazion fiskal rreth 1 mln euro.Kjo ka ndod...
Elseid Hysaj ka ndryshuar totalisht mendim për të ardhmen e tij. Ai po mendon të largohet nga Napoli. Ka disa ditë që raportohet e kundërta, por “La Gazzetta de...