LIVE UPDATES
Politike

“Kam hequr nga listat e PD tre persona për shkak të kaluarës”, Basha: Pas 25 prillit do të bëjmë Vettingun e politikan

21 Mars 2021, 10:51 Nga DOSJA
“Kam hequr nga listat e PD tre persona për shkak të

BERAT– Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur akuzave të PS mbi kandidatët e PD, përkatësisht kandidatit në Shijak, si i lidhur me krimin.

Gjatë intervistës për “Neës24” me gazetarin Osman Stafa, Basha tha se PD është hartuesja e ligjit të dekriminalizimit, ndaj dhe sipas tij, është “hipokrizi e madhe të presësh moralizim nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politike”. Ai shtoi se nga listat e PD-së janë hequr tre persaona për shkak të indicieve në të kaluarën.

Sipas Bashës, sot problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi që Edi Rama i ka bërë pushtetit dhe forcës së tij politike, ndërsa u zotua se pas 25 prillit, nëse ai vjen në pushtet, do të bëjë Vettingun e politikanëve.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Partia Socialiste ditët e fundit ka hedhur akuza ndaj njërit prej kandidatëve tuaj në Shijak, kandidatëve për deputet, si me rekorde kriminale. A dini diçka më shumë rreth kësaj situate dhe a ka kryer Partia Demokratike atë procesin le të themi e vetëfiltrimit përpara se të listojë këta emra kandidatësh në listën e kandidatëve për deputetë në 25 prill ?

Lulzim Basha: Shiko, duhet të jemi fare të qartë, Partia Demokratike është hartuesja e ligjit për dekriminalizimin. Unë personalisht kam zhvendosur nga listat tona persona për shkak të indicieve në të kaluarën dhe do ta bëj këtë sa herë që të jetë e nevojshme dhe kjo është arsyeja se pse rast pas rasti kam kërkuar unë vetë verifikim nga autoritetet. Pra, është hipokrizi e madhe të presësh moralizim nga një forcë politike dhe nga një njeri që kriminalizoi forcën e tij politike. Sot, problemi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve është kriminalizimi që Edi Rama i ka bërë pushtetit dhe forcës së tij politike. Fakti që poshtë një boje të hollë emrash kryesisht anonim vazhdojmë të kemi persona me rekorde kriminale, aleatë dhe anëtarë të listës së Partisë Socialiste. Në Durrës, vetëm në Durrës tre emra përfaqësues të bandave të Durrësit. Në Elbasan po kështu e kudo ju e patë në ditën e verës që j’ua prishi qytetarëve të Elbasanit sepse ndonëse kontrollon gjithçka e ndjen humben që e pret dhe mendon se mund të fshihet apo mund të trimërohet vetëm në praninë e bandave, e ka shumë gabim. Qeverisja jonë do të jetë një qeveri e njerëzve me integritet, një qeveri e njerëzve që do të përkushtohen vetëm për t’ju shërbyer qytetarëve të tyre.

Pyetje: Partnerët tanë ndërkombëtarë veçanërisht ambasada Amerikane ka bërë thirrje disa herë që për elementë të caktuar të cilët nuk duhen të marrin pjesë në zgjedhje, a besoni se komisioni qendror i zgjedhjeve do të bëjë një punë të duhur duke eliminuar, duke i nxjerrë jashtë gare këta elementë që ambasada Amerikane i ka thënë edhe me emra?

Lulzim Basha: Tani është fare e qartë se për shkak të aleancës së Edi Ramës me krimin ligji i dekriminalizimit nuk po funksionon dhe ju e dini fare mirë që ai refuzoi edhe vetingun e politikanëve. Garancia që shqiptarët kanë është që me votën e tyre me 25 prill do të votojnë për një kryeministër dhe për një qeveri që do të bëjë vetingun e politikanëve dhe do të zbatojë ligjin për dekriminalizimin. Pa e luftuar korrupsionin, pa ndarë politikën nga krimi, Shqipëria nuk mund të ecë përpara. Nuk mund të ketë fytyrë njerëzore as kryeministri i ardhshëm, as qeveria e ardhshme nëse është peng i krimit. Prandaj është e domosdoshme të ndahemi nga Edi Rama dhe nga aleanca e tij me krimin, të votojmë për ndryshimin dhe pa diskutim Partia Demokratike dhe unë qëndrojmë garant për të bërë realitet zotimet tona dhe propozimet tona duke përfshirë vetingun e politikanëve në mënyrë që t’ia kthejmë politikën njerëzve, të kthejmë një politikë me fytyrë njerëzorë e cila ka preokupim kryesor t’ju shërbejë njerëzve dhe jo ta shkatërrojë e ta zhvat vendin siç ka ndodhur në këto 8 vite.

Pyetje: Ministrat në kabinetin tuaj, a do të heqin dorë nga mandatet?

Lulzim Basha: Këto janë çështje të cilat nuk i takojnë momentit ku ndodhemi. Sot e rëndësishme është që të jemi të gjithë bashkë dhe unë ju garantoj se do të marr çdo vendim dhe do të ndërmarr çdo hap që garanton transparencë, garanton llogaridhënie të çdo deputeti apo ministri të ardhshëm në qeverinë time para qytetarëve shqiptarë. Ky është modeli europian dhe ne nuk kemi rrugë tjetër përveç rrugës europiane, të cilën unë e njoh shumë mirë. Dhe në fund të fundit zgjedhja nuk është dhe nuk bëhet, lufta, beteja nuk bëhet midis dy individëve, beteja bëhet për fëmijët e Shqipërisë, bëhet për familjet shqiptare, bëhet për ekonominë shqiptare, të cilët do të përfitojnë nga afrimi me Europën. Si do të përfitojnë? Studentët do të përfitojnë bursa për të studiuar në Europ, pedagogët do të përfitojnë mbështetje, universitetet po kështu, fermerët do të përfitojnë para nga fondet e Bashkimit Europian që prodhimi i tyre mos të kalbet por të sjellë mirëqenie për xhepat e tyre, biznesi i vogël do të përfitoj, biznesi prodhues dhe eksportues do të përfitoj, turizmi do të përfitoj, në tërësi rinia do të përfitojë nga investimet europiane. Dhe që të ndodhë kjo Shqipëria duhet të përparojë drejt Europës. Ndaj pyetja e vërtetë është kush e garanton këtë? Një njëri si Edi Rama që e la Shqipërinë, 8 vjet në vend numëro dhe nuk bëri asnjë hap drejt integrimit europiane apo një qeveri dhe një kryeministër që ka dhënë prova, siç kam dhënë provat me heqjen e vizave, siç kam dhënë provat me rolin tim në futjen, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe po kështu jam i vendosur sepse kam përvojën, kam kontaktet dhe kam vendosmërinë për ta çuar Shqipërinë përpara drejt integrimit europian. Futja e Shqipërisë në Europë, është garancia përfundimtare që asnjë politikan nuk do të luajë më rolin e një sundimtari të çartur, të një aventurieri që merr nëpër këmbë burrat dhe gratë, fëmijët, të rinjtë dhe të rejat e vendit për hir të pushtetit të tij.

Marrë nga Balkanweb

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha ne berat lulzim basha ne berat

Sondazh

Poll
Politike 20 Mars 2021, 20:43

Shqipëria përgatitet për zgjedhje të trazuara

Fushata për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri mund të mos ketë filluar zyrtarisht, por tashmë programet e partive në një vend që vuan nga një shk...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më