LIVE UPDATES
Bota

Kabineti i qeverisë Kurti, profili i 15 ministrave dhe 3 zëvendës-kryeministrave

23 Mars 2021, 09:45 Nga DOSJA
Kabineti i qeverisë Kurti, profili i 15 ministrave dhe 3

KOSOVË-Ditën e djeshme është votuar qeveria e re e Kurtit. Ajo do të përbëhet nga 3 zëvendëskryeministra dhe 15 Ministri, ku ndër to 6 do të drejtohen nga femra.

Zëvendës kryeministri Besnik Bislimi:

Besnik Bislimi ka lindur me 19.05.1971 në Bukovik të Gjilanit.  Ai ka studiuar për analiza makroekonomike në Universitetin e Zagrebit në periudhën 1990-1994. Ka doktoruar në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë në fushën e Makroekonomisë me specializim në politikat fiskale dhe tranzicionin drejt ekonomisë së tregut.

Që nga viti 2004 ai punon në Universitetin Amerikan në Kosovë ku jep ligjërata   Makroekonomine, Politikat Fiskale; Analizat dhe Politikat Monetare, Ekonomiksin e Resurseve Natyrore dhe Mikroekonominë. Po ashtu mban pozitën e Udhëheqësit të njësisë për ekonomin në Universitetin Amerikan dhe atë të Drejtorit Menaxhues të Qendrës për Hulumtime brenda këtij universiteti. Njëkohësisht jep lëndën Makroekonomia 1 dhe 2 në Akademinë Regjionale të Procreditit në Veles të Maqedonisë.

Më herët ka punuar për gjashtë vite në Universitetin e Freibergut të Gjermanisë si asistent për Makroekonomi dhe Financa Publike, ka mbështetur Universitetin e Prishtinës me projekte të financuara nga Pakti i Stabilitetit, DAAD-i Gjerman dhe WUS Austria. Ka qenë këshilltar për politika fiskale i projektit CBF të UNDP-së; këshilltar në disa projekte të GTZ. Ekspert për politika fiskale i zyrës FAO, ka punuar si këshilltar dhe bartës i projektit për institucione të ndryshme. Është ekspert për politika fiskale, politika monetare, politika të tregut të punës, privatizim, decentralizim fiskal, borxhin publik, antikorrupsion.

 Zëvendës-kryeministrja Emilia Rexhepi:

Ajo ka lindur më 15 Korrik 1973 dhe është pjes e partisë Nova Demokratska Stranka (NDS). Emilia Rexhepi është një Boshnjake në Kosovë. Në vitin 2017, ajo dha kandidaturën e saj për Kryetare të Komunës së Prizrenit, e cila ka një popullsi të paktë Boshnjake. Kjo pasi mori mbështetjen e partisë së saj.  Ajo përfundoi duke marrë më pak se 5% të votave.

Donika Gërvalla mban postin e zëvendës-kryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme.

Donika Gërvalla ka lindur në Shkup në tetor 1971. Në qershor të vitit 1992 është larguar nga Shqipëria për studiuar në Gjermani.  Është anëtare nderi e LDK-së nga shkurti 1991. Nga viti 1993-1997 ishte nënkryetare, ndërsa 1997-1999 anëtare e kryesisë së degës së LDK-së në Gjermani. Si zëdhënëse e LDK-së gjatë dy viteve të luftës përfaqësoi qëndrimet e Kosovës para opinionit gjerman, në qeveri dhe Bundestag, në TV, radio, gazeta, debate.

Pas një faze të angazhimit pa funksione partiake, në vitin 2015 u zgjodh kryetare e LDK-së në Gjermani. Pas dështimit të përpjekjeve për reforma të brendshme, në vitin 2018 jep dorëheqje dhe largohet përfundimisht nga LDK-ja. Donika është përfaqësuese e Iniciativës së Vjosa Osmanit

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të jenë Xhelal Sfeçla:

Xhelal Sveçla është diplomuar për Stomatologji në Universitetin e Tiranës, ai i nisi studimet fillimisht në Prishtinë gjatë viteve 1990. Aktivizmin e tij politik e filloi si një ndër organizatorët e protestave studentore kundër regjimit serb, si zyrtar ekzekutiv në Unionin e Pavarur të Studentëve, në Komisionin e Mjekësisë. Në vitin 1998 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në planin profesional mjekësor ai punoi pranë organizatave dhe shoqërisë civile, në Prishtinë dhe Tiranë, si Koordinator në International Medical Corps Tirana, dhe Drejtor Nacional në “SOS Kinderdorf International”, kryesisht me përgjegjësinë e përkujdesjes për fëmijët në nevojë. Në vitin 2003 u angazhua në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), që synonte ndryshime shoqërore dhe qytetari aktive.

Ai u emërua si Drejtor i Drejtorisë së Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ku pati si detyrë vendosjen dhe respektimin e ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës. I cili u përqendrua në cilësimin e përgjegjësisë në punë, trajnimin e stafit dhe krijimin e kushteve të duhura për zbatimin e detyrave në këtë drejtori.

Si deputet i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në legjislaturën e VI-të, ka qenë zëvendëskryetar i Komisionit për Komunitete e më pas kryesues. Anëtar i Komisionit për Punë të Brendshme dhe Kryetar i Komisionit Hetimor lidhur me dëbimin e 6 shtetasve turq.

Me formimin e Qeverisë Kurti, në shkurt të vitit 2020 Sveçla emërohet zv. Ministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ndërsa nga 19 marsi deri me 3 qershor të po atij viti ai kreu funksionin e u.d Ministrit në po të njejtën Ministri.

Përgjatë viteve, ai ka mbajtur pozita të ndryshme drejtuese dhe aktualisht është anëtar i kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Në Ministrinë e Arsimit do të jetë Arbërie Nagavci:

Arbërie Nagavci ka lindur më 29 mars 1970 në Gjakovë. Studimet universitare i përfundoi për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe si dhe atë Juridik, në Universitetin e Prishtinës. Në të njëjtin universitet ka përfunduar edhe studimet Master të Shkencave Juridike Ndërkombëtare. Po ashtë është çertifikuar si trajnere dhe kryefasilituese në programe të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e edukimit, lidershipit dhe udhëheqjes arsimore si dhe në të drejtat e njeriut/fëmijës. Mund të veçohet programi për Lidership në Washington DC, programi i Pearson për mësimdhënës, të Nivelit të 5 të BTEC.

Ajo ka një përvojë të gjatë në fushën e arsimit dhe edukimit. Që nga viti 2010 ka qenë e angazhuar si konsulente, trajnere dhe këshilltare për arsim në programe të ndryshme në institucione vendore dhe ndërkombëtare si: USAID, GIZ, Këshilli i Evropës, KulturKontakt Austria, MAShT, KEC etj. Nga viti 2014 deri më 2017 ajo ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë Komunale për Arsim në Prishtinë. Për dy vite ka qenë dhe mësimdhënëse e nivelit të 5-të për asistent të fëmijëve me nevoja të veçanta arsimore.

Gjatë legjislaturës së VI-të si deputete e Kuvendit ka qenë anëtare e Komisionit për Arsim si dhe anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 znj. Nagavci u zgjodh deputete e Kuvendit të Kosovës dhe me 26 dhjetor të po atij viti propozohet dhe votohet për Nënkryetare të Parë të Kuvendit të Kosovës. Ajo udhëhoqi delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe delegacionin e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Gjatë mandatit të fundit Nagvci ka qenë nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Në Ministrinë e Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia:

Arben Vitia u lind më 24.12.1973 në Prishtinë.  Ai ka mbaruar arsimin e lartë në Fakultetin e mjekësisë në Tiranë në 2003. Ka punuar si mjek i përgjithshëm (2003-2004). Pas kësaj ka punuar si këshilltar professional në shitje “Agani” dhe po në këtë pozicion ka punuar në shitje “Keis” (2007-2010). Është aktivist i lëvizjes Vetëvendosje.

Në Ministrinë e Bujqësisë do të jetë Faton Peci:

Faton Peci ka lindur në qershor të vitit 1982, në Mitrovicë. Ka përfunduar studimet në Shkenca Politike dhe Filozofi në Fakultetin Filozofik, në Universitetin e Prishtinës, si dhe studimet e nivelit Master në Shkenca Politike. Më parë ai ka shërbyer si Shef i Stafit në Presidencë dhe Këshilltar politik i Kryetares së Kuvendit, Këshilltar i zëvendës /Kryeministrit si dhe Ministrit i Kultures, Rinisë dhe Sportit. Ai ishte gjithashtu konsulent i UNDP-së dhe CDF në projekte që ndërlidheshin me përkrahjen e institucioneve, si dhe konsulent i DFID në Ministrinë e Pushtetit Lokal.

Në Ministrisë e Kulturës do të jetë Hajrullah Çeku:

Hajrulla Çeku ka lindur në vitin 1983 në Prizren. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, për “Shkenca Politike” dhe ka magjistruar në “Qeverisje dhe Zhvillim Lokal” në Universitetin e Trentos, Itali dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani. Çeku u zgjodh deputet në legjislaturën 2019-2021 dhe gjatë kësaj periudhe ishte Kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, anëtar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis dhe anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Po ashtu ka qenë udhëheqës i Forumit për Transperencë Parlamentare dhe pjesë e Grupit të Deputetëve të Gjelbër.

Në Ministrinë e Drejtësisë do të jetë Albulena Haxhiu.

Albulena Haxhiu ka lindur në Prishtinë më 11 maj 1987, ku edhe jeton. Studimet i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Juridik dhe aktualisht është duke vazhduar studimet në ciklin e dytë në Universitetin e Evropës Juglindore, drejtimi e drejta Penale.

Ajo është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje në shtatorin e vitit 2010 dhe është zgjedhur deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës në katër legjislatura. Në legjislaturën e V dhe VI, ajo ka drejtuar Komisionin për Legjislacion si një ndër komisionet më të rëndësishme të Kuvendit. Ajo është angazhuar sidomos në çështjet e drejtësisë.

Në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, Haxhiu është zgjedhur deputete e legjislaturës së VII-të. Me formimin e Qeverisë Kurti në shkurt të vitit 2020, Albulena Haxhiu është emëruar si Ministre në Ministrinë e Drejtësisë të cilën e ka udhëhequr deri në qershor të po atij viti.

Në Ministrinë e Financave do të jetë Hekuran Murati:

Hekuran Murati studimet i ka mbaruar për Menaxhimin e Biznesit në Universitetin Amerikan në Kosovë. Studimet master i ka vazhduar për Menaxhimin e Investimeve në Hochschule Bremen & University of North Carolina Wilmington, me specializim në Financa Ndërkombëtare.

Ai ka përvojë të shumtë, sidomos si aktivist dhe analist i pavarur ku është shquar për aktivizmin dhe kundërshtimin e tij ndaj katër çështjeve të mëdha: Marrëveshja e dëmshme me Contour Global, Kontratën e jashtëligjshme për zgjatjen e pistës së aeroportit, skadimi i Kontratës korruptive mes Telekomit dhe Z-Mobile, si dhe monopolin zhvatës në homologimin e veturave. Ai ka punuar në Ministrinë e Financave si Shef i Divizionit të Borxhit Publik, dhe pastaj si konsulent në Bankën Botërore. Po ashtu ka punuar edhe në Bankën Qendrore të Kosovës.

Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, Murati u zgjodh deputet i Kuvendit të Kosovës. Përgjatë kësaj legjislature ai ka qenë Kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, anëtar i Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike si dhe anëtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

Në Ministrinë e Tregtisë do të jetë Rozeta Hajdari:

Rozeta Hajdari ka lindur më 10 qershor 1974, në Pejë. Hajdari ka marrë titullin magjistre e shkencës për biznes dhe ekonomi nga Universiteti “Linneaus” në Växjö, Suedi dhe tani është kandidate për doktoratë në programin menaxhment dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ka ligjëruar lëndët e menaxhimit të biznesit dhe ekonomisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë dhe në RIT Kosova (AUK).

Rozeta Hajdari ka 20 vite përvojë pune profesionale, duke përfshirë punën dhe kontributin e saj në ndërtimin e institucioneve, planifikimin dhe koordinimin e politikave, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin, në nivel kombëtar dhe sektorial, me fokus të veçantë në ekonomi, arsim, qeverisje të mirë, reforma të administratës publike, efektivitetin e ndihmës ndërkombëtare dhe integrimin evropian.

Në shkurt të vitit 2020, ajo u emërua ministre e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Rozeta drejtoi veprimtarinë e pesë portfoliove nga pesë ministri, të shkrira në një ministri.

Në Ministrinë e Mjedisit do të jetë Liburn Aliu:

Liburn Aliu ka lindur më 10 prill të vitit 1975 në Prishtinë. Arsimin fillor e ka kryer në shkollën “Hasan Prishtina”, të mesëm në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtine dhe atë universitar në Universitetin e Prishtinës, ku është diplomuar në Fakultetin e Ndërtimit dhe Arkitekturës, Dega Arkitekturë.

Liburni ka punuar si arkitekt në projektim dhe ndërtim të lartë, si dhe në restaurimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore, ku ka mbikëqyrur punët restauruese. E kaluara politike e Liburn Aliut ka filluar në vitin 1994 me aktivitetet ilegale, konkretisht brenda Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës. Ka qenë pjesëtar i njësis gueril Rexhep Mala në Prishtinë. Si rezultat i aktiviteteve të tij, ai u arrestua në vitin 1997 me akuzë për bashkim për veprimtari armiqësore terrorizmit dhe cënimit të integritetit territorial të Jugosllavisë, dhe u dënua me nënte vite burg. Liburn Aliu është një nga të mbijetuarit e Masakrës së Dubraves që u krye në maj të vitit 1999. Liburni ka vuajtur 4 vite e dy muaj burg, ndërsa është liruar me 27 mars të vitit 2001.

Liburn Aliu është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në Ministrinë e Pushtetit Lokal do të jetë Elbert Krasniqi,

Ka lindur më  22 Shtator 1986 në Pejë. Është pjesë e partisë Iniciativa e re demokratike të Kosovës (IRDK)

Në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë Armend Mehaj:

Mehaj ka lindur në vitin 1981 në Kosovë dhe ka jetuar dhe vepruar në Oslo të Norvegjisë. Ai i është bashkuar Forcave të Armatosura të Norvegjisë në vitin 1999, për të shërbyer më pas në misione të ndryshme paqeruajtëse si në Kosovë, Irak, Afganistan, Çad dhe Afrikën Qendrore.

Në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kapiten Mehaj ishte dekoruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FARSH-së, Gjeneral Major Xhemal Gjunkshi, me medaljen “Për shërbime të veçanta, me motivacionin “Për shërbime të merituara në detyrat me përgjegjësi të lartë, si dhe në kontributin e veçantë të dhënë në përmbushje me sukses të misionit paqeruajtës të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Çad”.

Në Ministrinë e Ekonomisë do të jetë Artane Rizvanolli:

Artane Rizvanolli jep mësim në Kolegjin Riinvest që nga viti 2007.

Pas përfundimit të studimeve bazike në Ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, ajo ka vazhduar studimet Master në Ekonomi për analizë biznesi në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar.

Pas angazhimit gjashtëvjeçar si hulumtuese në Institutin Riinvest, ajo e ka vazhduar punën e saj si hulumtuese dhe këshilltare për analiza dhe politika ekonomike në kuadër të organizatave të ndryshme në Kosovë dhe në fusha  ndërkombëtare punësimi, zhvillimi i sektorit privat, efektet e diasporës në ekonomi, financat publike,

Në Ministrinë për Zhvillim Rajonal do të jetë Fikrim Damka:

Hajrulla Çeku ka  lindur në vitin 1983 në Prizren. Ka studiuar në Universitetin e Prishtinës, për “Shkenca Politike” dhe ka magjistruar në “Qeverisje dhe Zhvillim Lokal” në Universitetin e Trentos, Itali dhe Universitetin e Regensburgut, Gjermani. Për 15 vite ka qenë pjesë e shoqërisë civile i angazhuar në çështje të trashëgimisë kulturore, turizmit, planifikimit urban dhe mjedisit. Ka qenë i përfshirë në shumë nisma qytetare për mbrojtjen e strukturës urbane të qyteteve të Kosovës.

Çeku u zgjodh deputet në legjislaturën  e viteve 2019-2021 dhe gjatë kësaj periudhe ishte Kryetar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë, anëtar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis dhe anëtar i Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim. Po ashtu ka qenë udhëheqës i Forumit për Transperencë Parlamentare, dhe pjesë e Grupit të Deputetëve të Gjelbër.

Përveç gjuhës amtare, flet gjuhën angleze, turke dhe serbe. Ai është i martuar dhe ka një vajzë.

Në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim do të jetë Goran Rakiç:

Goran Rakiq ka lindur në 1971 në Mitrovicë. Ai u diplomua në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Ai ishte i punësuar si drejtor i JKP “Standard” në Mitrovic, dhe para kësaj në stacionin zjarrfikës në Mitrovicë.

Ai ka pasur postin e  kryetarit të komunës së Mitrovicës Veriore pasi është betuar për Republikën e Kosovës në vitin 2014. Ai fitoi mandatin e tij të dytë katër vjeçar në zgjedhjet lokale të Kosovës për vitin 2017. Që nga viti 2017, Rakiq ka qenë kryetari i Listës Serbe, i cili ka fuqi në dhjetë komunat me shumicë serbe, si dhe të dhjetë vendet e garantuara në Kuvendin e Kosovës për komunitetin serb. Ai është gjithashtu kryetar i bordit komunal të Partisë Progresiste Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Më 3 qershor 2020, ai mori detyrën e Zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe Ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal në kabinetin Hoti.

Lajmi kryesor:Qeveria e re! Albin Kurti shpallet zyrtarisht kryeministër, Avdullah Hoti i dorëzon detyrën

(k.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora kabineti i qeveris kurti krijohet qeveria kurti ne kosove kabineti i qeveris kurti krijohet qeveria kurti ne kosove

Sondazh

Poll
Bota 23 Mars 2021, 09:42

TURQI– Një aktiviste e të drejtave të grave u qëllua për vdekje me thikë nga i dashuri i saj, vetëm pak ditë pasi postoi se gratë “vdesin shumë lehtë” në Turqi....

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën