LIVE UPDATES
Politike

KABINETI HIJE/ Prezantimi do të bëhet në Asamblenë e PS, mediat pranë Ramës: Ahmetaj, Spiropali, Nikolla e Beqaj do të je

11 Shtator 2020, 11:41 Nga DOSJA
KABINETI HIJE/ Prezantimi do të bëhet në Asamblenë e PS,

TIRANË- Sandër Lleshaj e pranoi sot se ajo që është më e sigurtë se gjithçka tjetër, është fakti se ai nuk do të jetë më ministër. Pa dhënë data e afate, ministri i Brendshëm, “krahu” i djathtë i kryeministrit për të shtypur me gaz lotsjellës protestat e opozitës, pranoi sot kokëulur se e pret shkarkimi, ose një “tranzicion” i butë. “Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, -tha sot Lleshaj, duke e lënë të hapur mundësinë e largimit nga Rendi për të kaluar në një dikaster tjetër. E këtu, Lleshaj nuk është i vetëm.

Portali “Ekskluzive.al”, një media pranë kryeministrit Edi Rama, ka publikuar sot listën e ministrave që do të largohen nga kabineti, e atyre që do të marrin “fronet” e lakmuara.

Ndryshimet në qeveri janë edhe shkaku i shtyrjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, që ishte parashikuar për ditën e sotme. Kryeministri, thotë portali, kërkon që mbledhja të mos jetë online, dhe se Rama do të komunikojë ndryshimet në qeveri.

Kështu, ministri i parë që pritet të largohet nga qeveria është Anila Denaj. Situata financiare e shtetit dhe ekonomisë, është në kolaps, dhe Rama kërkon që këtë detyrë t’ja besojë Arben Ahmetajt ose Elisa Spiropalit. 

Largimi i dytë është Besa Shahini. Edhe pse jo surprizë, pas deklaratës së vetë Shahinit, që tha se do të largohej nga Shqipëria dhe nga ministria, sinjalet janë se në këtë post do të rikthehet Lindita Nikolla. 

Edhe pse Rama i besoi qarkun e Lezhës, zërat janë se Nikolla do të rimarrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Një tjetër lëvizje e bujshme është hyrja në kabinet e Blerina Gjylametit. Deputetja e Kombinatit pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, duke “nxjerrë” në rrugë, Bledi Cucin, kritikat për të cilin nuk munguan në mbledhjen e grupit të PS.

Shpresë ka edhe për Ilir Beqjen. Ish-ministri i Shëndetësisë, do të marrë drejtimin e ministrisë së Shëndetësisë, duke spostuar Ogerta Manastirliun.

Ndërkohë që lëvizja më interesante është ajo në dy dikasterët Rend-Mbrojtje. Në këto dy ministri pritet të ketë një shkëmbim karrigesh mes Olta Xhaçkës dhe Sandër Lleshajt.

Lleshaj tha sot se “Asnjë nuk është i përhershëm në një post”, duke lënë të kuptohet indirekt se për të, ky do të jetë tranzicioni i butë i largimit nga qeveria.

Elva Margariti pritet që të largohet nga ministria e Kulturës, e të kalojë tek Ministria e Rindërtimit, në momentin që Ahmetaj do të drejtojë Financat.

Ndërkohë që Gent Cakaj, pritet të dalë totalisht jashtë loje, pasi kryeministri pritet që të emërojë në detyrë një person me përvojë në çështjet e jashtme.

Pikëpyetje e madhe është edhe për Pandeli Majkon tek Diaspora, apo Etilda Gjonajn tek Drejtësia, pavarësisht mbështjetjes ndërkombëtare për ministrinë e Drejtësisë.

Këto lëvizje që pritet të zyrtarizohen në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, nuk janë një ‘rrufe’ në qiell të hapur. Dosja.al ka raportuar prej javësh se kryeministri është i pakënaqur me shumë nga ministrat. Mbledhja e javës së shkuar në Elbasan, ku Rama mblodhi kryebashkiakët e ata u ankuan për ministrat, i ka vënë “vulë” planit të kryeministrit. Ai është i bindur për t’i fshirë të gjithë ministrat e mandatit të dytë, duke pranuar kështu edhe dështimin. Për të, historia e mandatit të parë, ka qenë historia e suksesit, e për këtë kërkon rikthimin e “gardianëve” të Partisë Socialiste. Mediat pranë PS dhe Ramës kanë shpërndarë shkrimin e portalit “ekskluzive.al”, duke pasuar me fjalët se para zgjedhjeve, deputetë e ministra, s’kanë fytyrë  t’u dalin para votuesve, pasi shumë premtime nuk janë mbajtur.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike arben ahmetaj elisa spiropali etilda gjonaj ilir beqja lindita nikolla ndryshimet në qeverinë rama arben ahmetaj elisa spiropali etilda gjonaj ilir beqja lindita nikolla ndryshimet në qeverinë rama

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj