LIVE UPDATES
Politike

Kryemadhi në Devoll: Rama ka frikë nga Meta se s’bën kompromis me pushtetin e askujt! Prisni kur të thotë nuk hyj në zgj

31 Tetor 2020, 12:16 Nga DOSJA
Kryemadhi në Devoll: Rama ka frikë nga Meta se s’bën

TIRANË- Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, gjatë një takimi që ka zhvilluar me të rinjtë në Devoll ka komentuar përplasjen mes Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e saj ajo është shprehur se Rama gjithmonë ka patur frikë nga Ilir Meta, pasi ky i fundit sipas saj nuk bën kompromis për pushtetin e askujt. Ndër të tjera, ajo u ka thënë qytetarëve që të të mos çuditen  pas një  jave kur Rama do thotë se nuk hyn në zgjedhje me Bashën, kryetar opozitë, Metën President dhe Monikën kryetare të LSI-së.

FJALIMI I MONIKA KRYEMADHIT:

“Dëgjoj që bërtet dhe ulëret. Në fakt nuk kam pse ta mbroj unë Ilir Metën se Ilir Meta na ka mësuar dhe ne të tjerëve si të mbrohemi jo më ta mbrojmë ne, por e dëgjoj si bërtet dhe ulëret për Presidentin e Republikës. Në fakt Edi Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta, ka pasur frikë sepse Ilir Meta nuk bën kompromis për pushtetin e Edi Ramës, për xhepat e Edi Ramës, për xhepat e oligarkëve të Edi Ramës. Ka frikë nga mësuesit shqiptarë, ka frikë nga pedagogët, ka frikë nga të rinjtë. Ka frikë nga ato gratë naftëtare të cilave iu ka grabitur pagat 20 muaj të tyre dhe iu grabit dhe naftën sepse nafta e Shqipërisë shitet sot më pak se gjysma e çmimit të naftës të çdo vendi tjetër. Maqedonia që kemi këtu në krah nuk prodhon asnjë litër naftë dhe e ka 900 lekë litrin e naftës, ndërsa ne që prodhojmë 23 mijë fuçi në ditë e kemi çmimin 1600 lekë dhe cilësia është skandaloze, ajo që iu hidhet makinave të shqiptarëve. Frika që njerëzit e kanë kuptuar vjedhjen që iu bën Edi Rama çdo ditë xhepave të shqiptarëve. Frika që njerëzit e kanë kuptuar se si Edi Rama po grabit pronat e shqiptarëve. Ky njeri që në jetën e tij kurrë nuk është votuar por ka ardhur si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave. Ndërsa Ilir Meta është zgjedhur kryeministër me votat e socialistëve në vitin 2000, është zgjedhur kryetar parlamenti me votat e deputetëve socialistë dhe të LSI-së në vitin 2013 dhe president në vitin 2017 është zgjedhur me votat e Partisë Socialiste dhe të LSI-së.

Ilir Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik por si rezultat i domosdoshmërisë për të pasur një lider i cili mbi të gjitha është shqiptar. Nuk bën kompromis për interesat e vendit as për fëmijët e tij dhe për këtë ne si LSI jemi krenarë për ato vite që na ka drejtuar, por nga ana tjetër dua të theksoj që edhe Ilir Meta të jetë krenar për të gjithë këta të rinj dhe të reja të cilët do ta ndjekin nga pas në rrugën e tij si President për t’i dhënë Shqipërisë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të prerë çdo lloj plani edhe për shitjen e detit, edhe për ndarjen e Kosovës, edhe për grabitjen e pasurive natyrore të Shqipërisë dhe për ta kthyer Shqipërinë në një gropë plehrash që Edi Rama e ka në planin kryesor.

Sot Edi Rama të jeni i bindur, mos u çudisni kur të thotë nuk hyj në zgjedhje me Lul Bashën kryetar opozite, nuk hyj në zgjedhje me Ilir Metën president, nuk hyj në zgjedhje as me Monikën kryetare të LSI-së. Edi Rama do thotë unë do hyj në zgjedhje po të kem President Taulant Ballën, po të kem kryetar të PD-së Elisa Spiropalin, po të kem kryetare të LSI-së ndonjë tjetër. Mos u çudisni kur pas një jave të dëgjojmë që Edi Rama të thotë nuk hyj në zgjedhje më 25 prill. Por unë di të them vetëm diçka, 25 prilli është dita e fundit e mbretërimit kriminal të Edi Ramës dhe grupeve të tij. I ka filluar numërimi mbrapsht. Ne nuk do të ndalojmë duke biseduar me ju dhe duke ju nxitur që më 25 prill, ju, familjarët, miqësia juaj të shkojnë të votojnë. Të kthejmë të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë ikur emigrantë për shkak të pamundësisë dhe mungesës së punësimit që ka në Shqipëri sepse kthimi i tyre do jetë një dërmë dhe një referendum mbarëkombëtar për t’i dhënë fund këtij sekti grabitqar që në fakt po grabit të ardhmen e fëmijëve të shqiptarëve.

Kjo është një nga detyrat tona, si nënë, si grua, si bijë dhe si kr partie është obligimi im për të mos ndaluar asnjëherë. Sot LSI nuk është thjesht një strukturë politike por mundësi për t’u përfshirë të gjithë ata të rinj e të reja për të drejtuar Shqipërinë. Më shumë se kurrë nuk kemi nevojë për votën tuaj por angazhimin tuaj për të marrë pjesë në vendimmarrje. Jo se kemi gjë kundër jabanxhinjve, atyre që vijnë por kur kemi njerëz të aftë, Devollin mund ta drejtojë më mirë i zoti i shtëpisë se sa dikush që e shikon veten kalimthi. Qëllimi ynë hapja e partisë, të përfshijmë në jetën politike, të rinjtë dhe të rejat të cilët të ndryshojnë këtë sistem të kalbur, të mbyllin tranzicionin dhe të krijojmë etapën e re, epokën e re të integrimit europian.

(A.K;F.G/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kryemadhi ne devoll lulzim basha monika kryemadhi edi rama ilir meta kryemadhi ne devoll lulzim basha monika kryemadhi

Sondazh

Poll
Politike 31 Tetor 2020, 12:02

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha përsëriti sot thirrjen për Prokurorinë e Posaçme për të hetuar kontratat e inceneratorëve. Gjatë bashkëbisedimit me ga...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj