LIVE UPDATES
Aktualitet

Jo vetëm Çalamani/ Ja pesë rastet makabre që kanë tronditur vendin ndër vite (FOTOT)

16 Nëntor 2021, 20:49 Nga DOSJA
Jo vetëm Çalamani/ Ja pesë rastet makabre që kanë

TIRANË- Rrëmbimi dhe vrasja e një të mituri 8-vjeçar në fshatin Greçall të Fierit ka tronditur gjithë vendin ditën e sotme. 38-vjeçari Klodian Çalamani rrëmbeu në orët e para të mëngjesit një 8-vjeçar dhe pasi e mbajti të mbyllur atë për orë të tëra, e vrau barbarisht dhe më pas e groposi atë.  Por ky nuk është rasti i vetëm që ngjarje të tilla kanë ndodhur në vendin tonë. Le të kthehemi njëherë në retrospektivë për të gjitha krimet e ngjashme që kanë tronditur vendin.

Rasti i parë është i 30-vjeçarit në Vlorë, Jorgo Zani

Zani është autori i krimit horror qe shokoi fshatin Palasë të Vlorës dhe jo vetëm, Gushtin e vitit 2016. 30-vjeçari Jorgos Zani masakroi dhe më pas i preu kokën te afërmit te tij vetëm 12 vjeç. Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e Zanit. 12-vjeçari, i cili jetonte prej vitesh në Greqi kishte mbërritur në shtëpinë e të afërmeve ne Palase, për të kaluar pushimet sëbashku me dy motrat e tij. Pasi i preu kokën të miturit, Zani vazhdoi të dhunonte trupin e vogëlushit, fakt ky që është konfirmuar edhe nga ekspertiza. 30-vjeçari u arrestua disa metra larg shtëpisë se tij dhe fillimisht kundërshtoi uniformat blu. Pasi kreu 1 vit burgim, Jorgo Zani, u vetëvra në ambientet e burgut, duke u hedhur nga tarraca e katit të dytë.

Rasti i dytë është i Liljana Mullirit

Liljana Mulliri nga Devolli vrau dhe hodhi në pus nipin e mitur të të dashurit të saj. Ajo u dënua me 25 vite burg pasi pranoi fajin për vrasjen e Alberto Xhihanit, për të cilin thotë së është penduar shumë.

Rasti i tretë është masakra në Selenicë?

Pas një dreke me famlijen e tij, Ritvan Zykaj u çua para të tjerëve për të kullotur gjethët. Mirëpo në oborr ndeshet me nusen e vëllait të gjyshit të tij, e cila e akuzon se i kishte vjedhur pulat. I prekur në sedër nga akuza e të afërmes së tij, Ritvani kthehet në shtëpi për të marrë armën dhe vret me breshëri kallashnikovi 8 persona. I pari që u vra nga 24-vjeçari ishte kryefamiljari Demir Zykaj. Pasi vrau 75 vjeçarin dhe Perie Zykajn 72 vjeç shkoi në banesën e Besimit, djalit të Demirit duke vrarë atë, Besimin 43 vjeç, të shoqen, Vasilikën 42 vjeç. Tyta e armës së tij nuk kurseu as dy fëmijët e çiftit, Sarën 16 vjeçe dhe djalin e vogël Ledion 8 vjeç. Ky i fundit u vra me bukë në dorë pasi në ato momente ishte duke konsumuar vaktin e drekës. Nga kjo ngjarje tronditëse arritën të shpëtojnë vetëm tre djem, Arieli, Falkao dhe Albi Zykaj, të cilët nuk ndodheshin në shtëpi në momentin kur Ritvan Zykaj zbrazi breshërinë e kallashnikovit.

Rasti i katërt është Masakra e Libofshës 

Ngjarja ndodhi në 29 maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë kur dy vëllëzërit Josif dhe Dritëbardh Çuko hynë në mesnatë në banesën e familjes Puto me qëllim grabitjen e familjes. Si pasojë ata vranë djalin e vogël të shtepisë së bashku me nusen e tij, vranë babain, vranë edhe nënën pasi e torturuan për një orë dhe në fund e mbyllën duke vrarë mbesën 8 muajshe të familjes. Plot 5 të vdekur. Ngjarja bëri bujë të madhe në Shqipërinë e asaj kohe, opinioni qytetar kërkoi dënim me vdekje për autorët. Pas një gjyqi prej 24 ditësh të dy vëllezërit u shpallën fajtor dhe u dënuan me vdekje, ekzekutim me varje në mes të qytetit.

Rasti i pestë është Ardian Prrenjasi

Ardian Prrenjasi është pedofili-vrasës i cili rrëmbeu një djalë 11-vjeçar, Julian Çela me të cilin abuzoi seksualisht dhe më pas e vrau atë. Prrenjasi deklaroi se trupin e kishte hedhur në plehra, në landfillin e Sharrës. Policia u vu në kërkim të trupit të 11-vjeçarit, por ai nuk u gjet kurrë. Ndërkohë nuk ishte hera e parë që Ardian Prrenjasi kishte kryer veprime të tilla ç’njerëzore. Vite më parë ai kishte rrëmbyer dhe abuzuar seksualisht një fëmijë të lagjes. Familjarët e tij dinin 4 raste të abuzimit të pedofilit me fëmijë në Prrenjas. Ardian Prrenjasi u dënua me 25 vite burg në prill të vitit 2014.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ardian prrenjasi dritëbardh çuko jorgos zani josif çuko klodian çalamani liljana mulliri ritvan zykaj ardian prrenjasi dritëbardh çuko jorgos zani josif çuko klodian çalamani liljana mulliri ritvan zykaj


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet