LIVE UPDATES
Politike

“Jo pazare me Detin Jon”/ Lëvizja Vetëvendosje: Negociatat vazhdojnë që 6 muaj, kryeministri ka deklaruar të kundërtë

30 Tetor 2020, 16:32 Nga DOSJA
“Jo pazare me Detin Jon”/ Lëvizja Vetëvendosje: Negociatat

TIRANË- Lëvizja Vetëvendosje në shqipëri ditën e sotme organizoi sot një konferencë për media ku në fokus ka qenë çështje e Detit Jon. Mëoshet se në këtë konferencë përfaqësuesit e Lëvizjes Elvis Hoxha dhe Boiken Abazi kanë denoncuar pazaret dhe marrëveshjen e fshehtë për Detin Jon. Sipas tyre, bazuar në artikullin që nxori dje media greke Prothema, negociatat, kanë gjashtë muaj që vijojnë, ndërkohë Rama sipas tyrë ka thënë krejt të kundërtën. Ndër të tjera ata thonë se këto që po ndodhin me Detin Jon nuk janë negociata por pazare për pushtet, në kurriz të territorit të shtetit shqiptar.

Fjala e plotë e Elvis Hoxhës:

Gjithnjë ne marrim vesh rreziqet ndaj sovranitetit të Republikës së Shqipërisë nga mediat e huaja. Rasti më i fundit është një rrezik që e kërcënon prej kohësh Shqipërinë. Është çështja e sovranitetit në territorin detar të Republikës. E pra, kësaj here mësuam diçka mbi fatin e detit tonë nga fjala e KM të Greqisë, z. Micotaqis, më 25 tetor në parlamentin grek. Atje KM nuk tallet si këtu me parlamentin. Në parlamentin grek u fol për dhuratat që i bën qeveria e Shqipërisë shtetit grek. Në po të njëjtën ditë, ministri i jashtëm konfirmoi nga një foltore tjetër ato që tha kryeministri i tij. Ndërsa dje, erdhi një informacion i ri nga gazeta greke Protothema. Kjo gazetë na mësoi se negociatat, përkundër asaj që deklaron kryeministri shqiptar, z. Rama, kanë gjashtë muaj që vijojnë. Madje gazeta na thotë se janë në dijeni të ecurisë dhe rezultateve të tyre edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Meta, si dhe kryetari i PD-së, z. Basha. Kështu që kuptojmë se deklarimi më i hershëm i Micotaqisit, në parlamentin grek, për shtrirje të Greqisë deri në 12 md, paska qenë i mbështetur në negociata 6 mujore me palën shqiptare.

Për sa na takon, ne njohim sjelljet politike të insitucioneve tanë. Parlamenti ynë nuk e ka marrë kurrë për mision ngritjen e çështjeve të sovranitetit. Jemi të ndërgjegjshëm po ashtu se nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por po aq të vetëdijshëm se vendimi i saj i drejtë i vitit 2010 mbetet gjithnjë i vlefshëm. Njohim propagandën e kryeministrit Rama dhe korit të tij mercenar për të na bindur opinionin publik se të drejtat sovrane të shqiptarëve janë thjesht pretendime raciste të shqiptarëve “antigrekë”, ndërsa pretendimet ekspansioniste të Greqisë janë të drejta të saj. Është e qartë se qytetarët nuk dinë asgjë mbi përmbajtjen dhe ecurinë e negociatave mbi detin, ngaqë KM e shprehu në një studio TV se nuk ka pse të japë informacion, duke na garantuar se e ka ai merak mbrojtjen e interesave të Shqipërisë. Ndërsa Greqisë i nevojitet vetëm aprovimi me marrëveshje të fshehtë apo të hapur për të futur në lojë një pretendim të papranueshëm e për ta kthyer në çështje gjykatash ndërkombëtare. Atë pjesë që Greqia nuk mund ta realizojë dot, ia dhuron qeveria shqiptare.

Ne i kujtojmë KM të Republikës së Shqipërisë se deti nuk është as lëndë folklori dhe as mitologjie, por ekosistemi i pasurive dhe sigurisë kombëtare. Në bazë të çka thamë më sipër, kemi të drejtën ta quajmë marrëveshjen që rrjedh prej këtyre negociatave, një MARRËVESHJE TË FSHEHTË. Shqiptarët e dinë më mirë se cilido komb tjetër se ç’halle iu kanë hapur marrëveshjet e fshehta. Më parë kemi akuzuar fuqitë e mëdha, ndërsa tani janë pushtetet që zgjedhim vetë, ata që punojnë kundër nesh nëpër marrëveshje të fshehta. Qeveritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve kanë dhuruar gjithnjë territor, sakaq fqinjët kanë pretenduar gjithnjë e më shumë.

Fjala e plotë e Boiken Abazit:

Këto që po ndodhin me Detin Jon nuk janë negociata por pazare për pushtet, në kurriz të territorit të shtetit shqiptar. Rrezikojmë të na përsëritet historia si në vitin 2009, ku 2 muaj para zgjedhjeve u nënshkrua një marrëveshje nga e cila humbëm 350 km katrorë. Ajo marrëveshje antikombëtare u ndal nga vendimi i drejtë i Gjykatës Kushtetuese, por sot jemi në mes të pandemisë dhe pa Gjykatë Kushtetuese. Le ta theksojmë se Greqia nuk e ka të drejtën për t’u zgjeruar automatikisht nga 6 në 12 md, sepse pret ujërat territorialë dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike që i takon Shqipërisë. Problemi madhor qëndron te fakti se kemi një qeveri që me deklarata ia ka mbështetur publikisht Greqisë pretendimin për këtë ekspansion, duke hequr dorë nga e drejta e kontestimit. Tani kemi kuptuar që mbrapa deklaratave antikombëtare të Qeverisë Rama paska patur një marrëveshje të fshehtë. Më lejoni t’ju lexoj paragrafin 4.10 të ankesës së dorëzuar nga PS-ja në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes së vitit 2009: “Negocimi dhe hartimi i marrëveshjes është kryer në fshehtësi dhe në mungesë të transparencës. Qeveria ka detyrimin të bëjë publike të gjitha çështjet, të cilat kanë interes, sidomos ato lidhur me kufijtë e vendit dhe territorit të shtetit. Ky është një detyrim që rrjedh edhe nga neni 23 i Kushtetutës që garanton të drejtën e informimit. Nga ana e qeverisë nuk ka patur vullnet për të dhënë sqarime edhe kur u shfaq interesi i publikut për t’u informuar më shumë mbi këtë marrëveshje.” Sot që është në pushtet, Qeveria Rama dhe partia e tij socialiste i kanë harruar ato fjalë.

Megjithatë, në aspektin e të drejtës ndërkombëtare zgjidhjet nuk mungojnë:

1. Shqipëria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo marrëveshje e fshehtë, e miratuar në parim ose jo, me Greqinë. Marrëveshjet e fshehta jane të paligjshme sipas Nenit 102 të Kartës së OKB-së. Qeveria Rama duhet të bëjë transparencë të plotë, ose të përgënjeshtrojë menjëherë KM Micotaqis, Ministrin e Jashtëm Dendias dhe gazetën “Protothema”. Njëkohësisht, në lidhje me këtë marrëveshje të fshehtë, kërkojmë që Presidenti i Republikës dhe kryetari i PD-së të distancohen menjëherë dhe publikisht prej saj.

2. Shqipëria duhet t’i dorëzojë Greqisë një notë protestë ndaj ekspansionit grabitqar nga 6 në 12 md në Detin Jon, duke e paralajmëruar Greqinë se do ta kontestojë këtë akt sipas të drejtës ndëkombëtare.

3. Nëse Greqia vepron njëanshëm dhe e depoziton në OKB ekspansionin nga 6 në 12 md, atëherë Shqipëria duhet menjëherë të depozitojë në të njëjtin vend kontenstimin zyrtar.

4. Shqipëria duhet të refuzojë Gjykatën Nërkombëtare të Drejtësisë (GjND) pas ekspansionit grek. Në GjND Shqipëria nuk e ka të drejtën të kontestojë zgjerimin e ujërave territorial grek, sepse në GjND nuk lejohet të trajtohen çështje për të cilat nuk bien dakord paraprakisht të dyja palët. Greqia e ka bërë të qartë se në GjND do të trajtojë me Shqipërinë vetëm zonat ekonomike dhe shelfin kontinental pas ekspansionit nga 6 në 12 md. Shqipëria ka vetëm një mundësi për ta mbrojtur territorin me ligj ndërkombëtar: aktivizimin e Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit. Përmes Aneksit 5, Shqipëria gëzon të drejtën ta konstestojë në një tjetër Gjykatë ekspansionin e Greqisë, edhe nëse Greqia nuk është dakord. Negociatat për shelfin kontinental dhe zonën ekskluzive ekonomike nuk mund të nisin, dhe nuk duhet të çohen në asnjë gjykatë, pa kontestuar një herë ekspansionin grek në Detin Jon. Një nga gjërat më të rrezikshme që mund të ndodhë, është që para zgjedhjeve të 25 prillit, Shqipëria të nënshkruajë një tjetër traktat të miqësisë me Greqinë, ku e detyron veten që çështjet e Detit Jon t’i trajtojë me Greqinë vetëm në GjND. Nëse kjo ndodhë, atëherë jo vetëm kjo qeveri, por edhe ato që do të vijnë do humbisnin të drejtën e kontestimit të ekspansionit grek duke humbur njëherë e mirë territorin tonë detar. Këtë duhet ta ndalim me çdo kusht.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike boiken abazi elvis hoxha boiken abazi elvis hoxha

Sondazh

Poll

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta