LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“Jemi të falimentuar nga Covid-19”, artistët të shqetësuar: Të gjendet urgjent zgjidhje, nëse Rama na injoron sërish,

28 Shtator 2020, 14:15 Nga DOSJA
“Jemi të falimentuar nga Covid-19”, artistët të

TIRANË– Artistët e njohur, Elton Deda, dhe Orgesa Zaimi, rrëfyen në një lidhje me “Skype” në News24 vështirësitë e këtyre tetë muajve të pandemisë së koronavirusit. Këngëtari Deda tha se artistët janë drejt falimentit financiar, por edhe shpirtëror, pasi sipas tij, Shqipëria po kthehet në një vend gri, ku të gjithë po kërkojnë të ikin me vrap.

Edhe këngëtarja Zaimi tha se vështirësitë për artistët në këtë periudhë janë të mëdha, ndërsa shtoi se duhet gjetur një zgjidhje që ata të punojnë. Nga ana tjetër, Deda dhe Zaimi tha se do të mblidhen një grup i madh artistësh, që do të zgjedhin një përfaqësi, për t’i dërguar një letër zyrtare kryeministrit Edi Rama, ku do t’i kërkohet takim për gjetjen e një zgjidhjeje.

Pjesë nga rrëfimi i dy këngëtarëve:
Deda: Ky është jo faliment financiar, por edhe shpirtëror. Këtu kthehemi në një vend gri, ku duhet të ikësh me vrap. Është mirë që zëri ynë të dëgjohet. Ka shumë kategori të artistëve që janë prekur dhe problemi është se kjo po vazhdon. Qeveria e di problemin, por nuk po e vë ujin në zjarr.
Zaimi: Duam të gjejmë një zgjidhje që edhe ne të punojmë, por të punojmë në kushte sigurie, e për këtë duhet të na ndihmojë shteti.
Deda: Akti Normativ nuk lejon në asnjë orë të ditës muzikë live. Pra, të gjithë miqtë tanë që kanë shkuar të këndojnë e të marrin ndonjë lekë, ju ka shkuar policia. Për këtë arsye, Akti Normativ duhet rishikuar urgjent. Ne nuk po kërkojmë të ushtrojmë profesione të tjera, por profesionin tonë dhe kjo është një e drejtë me Kushtetutë. Nëse shteti na ndalon punën, duhet të na kompensojë.

Si keni jetuar ju në këto 8 muaj?
Zaimi: Ka pasur raste flagrante, që e kanë shkelur Aktin Normativ, duke bërë muzikë, dhe ku grumbullimi ka qenë i tmerrshëm.

Deda: Janë nja 10 copë, nga 2 mijë artistë, që kanë bërë goxha para. Raporti i atyre që kanë bërë para, me ata që bëjnë para për të jetuar, jo për t’i shpenzuar për luks, është shumë i vogël. Ne kemi kursyer. Këto 8 muaj bankomatet janë bërë lëmsh, janë bërë copë.
Zaimi: Artistët janë shumë të ndjeshëm. Nuk është parë çfarë na shkakton kjo nga ana shpirtërore. I qëndroj idesë se ne mund të gjejmë një zgjidhje të gjithë, që edhe ne të bëjmë atë që bënim më parë.

Çfarë do të sugjeronit ju?
Deda: Ne duhet të bëjmë një grup të madh muzikantësh, që jemi prekur direkt nga kjo gjë, duam të zgjedhim një përfaqësi dhe do t’i dërgojmë një letër zyrtare Ramës, ku do t’i kërkojmë një takim. Mbase ai s’ka mundësi të na presë, por le të delegojë njerëz të tjerë, si ministren psh. Ne jemi njerëz të thjeshtë, të komunikueshëm, që kërkojmë pa thyer njeri, një takim. Nëse vazhdojmë të na injorojnë, ne do ta pleqërojmë këtë punë dhe të shohin pastaj.
Zaimi: Jam dakord me Eltonin. U ngrit zëri që në fillim për këtë situatë.
Deda: Mendoj se me pak kujdes e mirëkuptim nga njerëz të qeverisë mund të lejohen edhe artistët që të këndojnë. Të bëhen edhe koncerte, me masat e duhura, me një sallë me 200 të ftuar, jo 500.

A keni në duar ndonjë projekt?
Deda: Nuk kam bërë album timin. Krijimtaria do të vazhdojë, por problem është se ne kemi tetë muaj që nuk nxjerrim të ardhura. Të gjithë njerëzit janë të prekur, atëherë t’i ndalojmë edhe muzikën, teatrin.
Zaimi: Edhe unë jam duke u marrë me një këngë, nesër do të shkoj në studio ta regjistroj.

Marrë nga BalkanWeb

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz elton deda orgesa zaimi elton deda orgesa zaimi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj