LIVE UPDATES
Aktualitet

“Je me shqetësime mendore”, si trajtohet qytetarja kur bën kallëzim në polici në Tiranë

15 Qershor 2021, 21:23 Nga DOSJA
“Je me shqetësime mendore”, si trajtohet qytetarja kur bën

TIRANË– Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal që ndodh brenda një komisariati policie, ku disa oficerë policie ofendojnë dhe tentojnë të nxjerrin me forcë një qytetare nga ambientet e policisë. Një qytetare u ankua në emisionin investigativ se disa ditë më parë ka bërë një kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr.2. Më pas, ngjarja për të cilën kallëzoi herën e parë ishte agravuar. Qytetares i është dëmtuar sërish automjeti dhe shkoi ditën e shtunë në komisariatin e policisë për të bërë një referim tjetër, madje edhe me persona të dyshuar.

“Dua të di se çfarë është bërë me denoncimin tim të djeshëm? Dhe ti paraqes një të dhënë tjetër që më ka ndodhur sot. Dua të flas pak me zotërinë që bëra denoncimin” thotë qytetarja, e cila ka regjistruar të gjithë bisedën me punonjësit e policisë. Këta të fundit i kanë kthyer përgjigje se “është në shtëpi, është pushim“. Sipas bisedës, qytetarja i kërkon punonjësve që të kontaktojë me personin që ka bërë denoncimin herën e parë, pasi ai është në dijeni të të gjithë situatës. Por, punonjësit nuk i japin numrin. “Nuk mund të jap numrin e telefonit të burrit të huaj. Është me gruan në shtëpi, o zonjë” i drejtohen punonjësit, teksa i kërkojnë që të dalë nga komisariati.

Në një moment, punonjësi i thonë se nuk japin numra pasi “më duket sikur ke ardhur në restorant dhe po kërkon makaronat e tua…”. Qytetarja ka vijuar t’u kërkojë llogari këtyre punonjësve vetëm për një deklaratë të re, ata të merrnin në telefon punonjësin. Por, këta të fundit, pasi i kërkojnë llogari përse telefonon, e ofendojnë. “As kam ndërmend të sulmojë dhe as du me të njoft. As s’du me ta digju. S’qenke në terezi ti, qenke me SHQETËSIME MENDORE. Ka mundësi të largohesh” i drejtohet oficeri kësaj qytetareje. Ndërsa në fund, një punonjës, që siç duket edhe nga video nuk ka maskë në ambientet e komisariatit, e shtyn dhe i kërkon që të dalë jashtë. Madje, e kap nga krahu dhe tanton t’i marrë telefonin dhe ta nxjerrë nga ambientet e komisariatit të policisë.

Pas ndodhisë, qytetarja takon Shefin e Komisariatit nr.2, ndërsa i thotë se ka shkuar ditën e shtunë për të bërë një kallëzim por punonjësi i kanë folur keq. Shefi telefonon një punonjës dhe thotë ia ka çuar materialet 3-shit. Qytetarja i kërkon se e shqetëson komunikimi me këta punonjës. Shefi i kërkon që të shohë filmimet, ndërsa ai i thotë se “ai është zdroms, s’ka asgjë personale me askënd”. Qytetarja i thotë se ishte duke kërkuar të kontaktonte me një punonjës me emrin Tonin. Ky tjetri nuk është prezantuar fare dhe i kërkoi nr e punonjësit që ishte marrë një ditë më parë. “Më tha nuk jemi ne këtu piceri dhe restorant që të kërkosh numra personalë” i drejtohet qytetarja shefit.Qytetarja i tregon edhe videon, ndërsa shefi i përgjigjet “polic është”. Më pas, qytetarja i tregon edhe videot e tjera, ku punonjësi i thotë “je me shqetësime mendore”. Shefi merr dikë në telefon dhe i kërkon llogari përse nuk e kanë trajtuar mirë qytetaren. Ndërsa i thotë se nëse qytetarja i ofendoi ta merrnin në ndjekje penale. I kërkon llogari se një punonjës me emrin Çim Duka është pa maskë. Shefi i thotë personit që telefonon se të vijnë se do merret ai dhe duhet ti thoshin qytetarëve se kush ishin ata. “Aq e ka kapacitetin” i thotë shefi për punonjësit. Më pas thërret dikush i thotë që duhet t’u kërkojmë llogari pasi “për këtë punë jemi”. Dhe, pas takimit me shefin e komisariatit, të gjithë vihen në lëvizje. I bëjnë procedurat në kohë rekord, deklarime dhe referime për të gjithë ngjarjen.

PËRBALLJA E QYTETARES ME POLICËT E KOMISARIATIT NR.2, TIRANË

Qytetarja – Unë jam farmaciste në profesion.

Punonjësi i policisë – Farmaciste?!

Qytetarja – Për këtë kam ardhur unë këtu, të më marrësh në pyetje se çfarë po bëj unë, apo të të pyes ty…

Qytetarja – Tani, e di kush është problemi?! Se dua të di se çfarë është bërë me denoncimin tim të djeshëm? Dhe ti paraqes një të dhënë tjetër që më ka ndodhur sot.

Punonjësi i policisë – Nuk e di çfarë të ka ndodhur dje! Nëse do ma thuash se çfarë ka ndodhur…

Qytetarja – Dua të flas pak me zotërinë.

Punonjësi i policisë – Është në shtëpi, është pushim.

Qytetarja – Po të më marrë mua në telefon një ditë të caktuar. Do të marrë në ditë jave.

Punonjësi i policisë – Do të marrë në ditë jave.

Qytetarja – Numri nuk është sekret.

Punonjësi i policisë – Më dëgjo tani.

Qytetarja – Unë dua, që nëpërmjet telefonit tuaj pa e marrë numrin, apo telefonit të zotërisë, ti them dy tri gjëra. Gjë që ju e bëni rëndomt. Dhe nëse nuk po e bën tani, po e bën për të shfrytëzuar dhe për të më mbajtur mua këtu. Zotërinë që unë dje fola, ti komunikoj një ndodhi tjetër që ka ndodhur sot sepse vazhdojnë problematikat.

Punonjësi i policisë – Do të vish në zyrë jo me telefon.

Qytetarja – Vazhdojnë problematikat. Ta sqaroj zotërisë që kam folur dje, më ka ndodhur kjo, kjo, kjo.

Punonjësi i policisë 2 – Është pushim sot.

Qytetarja – Nuk ka lidhje pushim, pse është policia pushim sa herë të doni juve?

Qytetarja – Nuk po më jep një zgjidhje, unë dua thjesht të flas në telefon.

Punonjësi i policisë – Nuk mund të jap numrin e telefonit të burrit të huaj. Ka mundësi të sqaroj.

Qytetarja – Po nuk ta kërkova, të thashë të flas pak në telefon sepse kam folur dje.

Punonjësi i policisë – S’ke pse ta marrësh në telefon personal se është me të shoqen.

Qytetarja – Kam folur dje, kam folur dje.

Punonjësi i policisë – Është me gruan në shtëpi, o zonjë.

Qytetarja – Zotëri, kam folur dje, nuk ishte në vendin e punës…

Punonjësi i policisë – Ka mundësi të largohesh.

Qytetarja – Nuk ishte në vendin e punës, kam folur dje dhe ka ardhur. Pse sot nuk mund të flas?

Punonjësi i policisë – (Largohet)

Punonjësi i policisë 2 – Është e shtunë e dielë sot.

Qytetarja – Zotëri, kam një ankesë tjetër për sot, kam një ankesë tjetër. Më ka ndodhur diçka, po më grricen njerëzit, në vendin e garazhdit. E kupton apo jo? Jam femër, jam e pambrojtur.

Qytetarja – Dhe më ka ndodhur sot më kanë provokuar në garazh përsëri. Dje më kanë vjedhur diçka, sot më kanë provokuar përsëri.

Punonjësi i policisë 2 – Çfarë ka ndodhur?

Qytetarja – Dhe dua t’ia raportoj zotërisë.

Punonjësi i policisë 2 – Ça ka ndodhur sot moj?

Qytetarja – Ore të lutem, dua t’ia raportoj zotërisë që më ka marrë denoncimin. Sot më kanë pshurrosur, ku, ku ngre atë… Ça të them unë ty, janë gjëra për tu thënë?! Edhe kam bërë fotografi dhe dua t’ia them se çfarë ngacmimi tjetër kam pësuar.

Punonjësi i policisë 2 – Ta pyes tani në çast.

Qytetarja – Shyqyr, kaq llafe për një pyetje, për një pyetje të thjeshtë…

Punonjësi i policisë 2 – Ta pyes sepse është pushim sot.

Qytetarja – Po nuk ka pushim për këto raste dhe ne e dimë shumë mirë. Ose më jepni zotërinë tjetër që zëvendëson atë që ka pushim, se denoncimi mund të bëhet edhe ditë të diele more zotëri.

Punonjësi i policisë – Më duket sikur ke ardhur në restorant dhe po kërkon makaronat e tua…

Qytetarja – Kam ardhur në “restorant” se kam 10 minuta këtu thua ti, po i bie xhamit dhe s’përgjigjet njeri. U detyrova të shkoja…

Punonjësi i policisë – Unë e pash që i fole punonjësit aty.

Qytetarja – Po, pas 10 minutash.

Punonjësi i policisë – Se po sqaronte një qytetar tjetër. Merr një vajzë femër, bashkë me zonjën, mos të vi vetëm. Dhe mundësisht, ka mundësi ta lësh telefonin. Paska dhe të tjerë, nuk qenka vetëm ky këtu.

Punonjësi i policisë 2 – Tani a do të vazhdosh tani se s’po të kuptojmë fare.

Qytetarja – Po pra hajde vazhdojmë.

Punonjësi i policisë – O Endri, para se ta futësh në komisariat. Të presi jashtë, të vijë me një kolege, jo vetëm.

Qytetarja – Si e keni emrin ju?

Punonjësi i policisë – A ka mundësi të mos më telefonosh mo?

Qytetarja – Shiko, më sulmove qëparë dhe shfrytëzove postin.

Punonjësi i policisë – As kam ndërmët të sulmojë dhe as du me të njoft.

Qytetarja – Si e ke emrin?

Punonjësi i policisë – As s’du me ta digju.

Qytetarja – Si e ke emrin, si e ke emrin?

Punonjësi i policisë – A ka mundësi të lësh telefonin.

Punonjësi i policisë 2 – Po lërë telefonin, ça tani…

Punonjësi i policisë – S’qenke në terezi ti, qenke me SHQETËSIME MENDORE.

Qytetarja – Realisht…

Punonjësi i policisë – S’ka realisht ti ëëë, s’ka problem.

Qytetarja – Realisht shqetësime mendore, je ti, je ti.

Punonjësi i policisë – Ka mundësi të largohesh.

Qytetarja – Je ti.

Punonjësi i policisë – Ka mundësi të largohesh (i afrohet).

Qytetarja – Të lutem mos më prek me dorë.

Punonjësi i policisë – Mund të largohesh. Ooo?

Qytetarja – Ka mundësi të di si e ke emrin?

Punonjësi i policisë – Ka mundësi të largohesh, mund të largohesh?

Qytetarja – Mund të di me kë kam folur deri tani që nuk ka qenë fare në gjendje…

Punonjësi i policisë – Do ta them kur të marr në zyrë, kur të jesh ti në gjendje të flasësh.

Qytetarja – Unë jam shumë në gjendje.

Punonjësi i policisë – Nuk je.

Qytetarja – Unë dua të di thjesht si e ke emrin.

Punonjësi i policisë – Nuk ke mundësi të komunikojmë bashkë.

Qytetarja – Ueee

Punonjësi i policisë – (OPGj e kap në krahë dhe tenton t’i marrë telefonin) Do ta marr telefonin.

Qytetarja – E filmova.

Punonjësi i policisë – (Urdhëron ta nxjerrin jashtë)

QYTETARJA ANKOHET TE SHEFI I KOMISARIATIT NR.2, TIRANË

Punonjësi i policisë 3 – Çfarë problemi ka?

Qytetarja – Oficerin doja të takoja, Arjan Hoxhën.

Punonjësi i policisë 3 – Ke folur me të?

Qytetarja – Kam folur me Toninin që më tha çështjen e ka Arjan Hoxha, se dua ti dërgoj një plotësim të kallëzimit që kam bërë.

Punonjësi i policisë 3 – S’merr dot, s’ma hap. Ja t’i bie prapë.

Punonjësi i policisë 3 – (Flet në telefon) Po kam një zonjë, kam folur me Toninin thotë dhe kam një material për ta dhënë tyja.

E dërgon te shefi i policisë… 

Punonjësi i policisë 3 – Shefi mund të hyj?

Shefi i Komisariatit – Hajde.

Qytetarja – Përshëndetje, si jeni? Më falni për shqetësimin.

Shefi i Komisariatit – Si jeni, mirë?

Qytetarja – Mirë. Doja të ballafaqohesha me Shkëlqim Dukën pak.

Shefi i Komisariatit – Toninin apo Shkëlqimin?

Qytetarja – Toninin unë rastisa ditën e premte për të bërë kallëzimin, me sa informacion kisha me thënë të drejtën se isha shumë e axhituar nga problematika. Pasi është e disata herë që më dëmtojnë makinën në garazhin tim. Gjithsesi, me thënë të drejtën, sa më ka shqetësuar dita e shtunë, komunikimi me këtë si e ka Dukën, nuk më ka shqetësuar vetë gjithë ana monetare e problematikës.

Shefi i Komisariatit – Çfarë ka ndodhur, ma shpjego pak?

Qytetarja – Unë e kam filmuar për të qenë më e qartë sepse ka ndërhyrë në komunikimet që kisha me atë policin në recepsion. I kërkova të lutem më jep numrin e Toninit…

Shefi i Komisariatit – (Telefonon OPGJ)

OPGJ – Urdhëro shef!

Shefi i Komisariatit – Hajde pak te zyra.

OPGJ – Jam i gatshëm, aaa…

Shefi i Komisariatit – A, ke qenë i gatshëm!

OPGJ – Po.

Shefi i Komisariatit – Do marësh një kontakt me E.., do marësh një kontakt. Materialet i pashë unë që ishin çuar 3-shit, po pse e ke bërë kqyrjen ti? Ka ndodhur në zonë të 3-shit si ngjarje ëë?

Qytetarja – E di kush me shqetëson, më shqetëson komunikimi me ndërhyrje, shumë, shumë tendecioze. Unë kërkoj ndjesë që për një gjë kaq qesharake të bëhemi problem.

Shefi i Komisariatit – Me trego pak atë filmimin e atij Çim Dukës.

Qytetarja – Ky zotëria, o ka ndonjë gjë personale. Unë dua të di që ka ndonjë gjë personale?

Shefi i Komisariatit – Po ça të them, ai është zdroms, kanë halle, kanë…

Qytetarja – Si është puna me këtë? Se nuk dinë të sillen.

Shefi i Komisariatit – Ça të tha, ma thuaj me fjalë.

Qytetarja – Po ja, unë isha duke kërkuar nga ana njerëzore të kontaktoja me Toninin. Zotëria që ishte në recepsion më tha Tonini nuk është sot në shërbim se është ditë e shtunë dhe ja ta marr në telefon. E mori në telefon, dhe më pas, nga sa mora vesh nga vetë fjalët e Toninit, unë i thashë zotërisë jepja numrin zonjës. Por, ai e ka mbyllur telefonatën dhe ka thënë dale pak se po vjen ky tjetri. Ky tjetri nuk mu prezantua fare se kush ishte se po të më thoshte, mirëdita unë jam filani, të ndihmoj unë, çfarë ke për të bërë. I thashë nuk dua të bëhem si telefon i prishur, thjesht dua të pyes Toninin çfarë ka bërë rreth kësaj ankesës sime dje dhe ti jap një informacion tjetër se kaloj edhe të hënën se nuk është problem. Nuk jemi ne këtu piceri dhe restorant që të kërkosh ti numra personal. Më ka ofenduar dhe më ka prekur, gati për të më hedhur telefonin në tokë. Unë isha shumë e axhituar…

(I tregon videot)

Shefi i Komisariatit – Çimi është ai zëvendësuesi i atij.

Qytetarja – Të prezantohet.

Shefi i Komisariatit – Po POLIC është ça. Ky që fole është në shërbim sot, poshtë apo jo?

Qytetarja – Jo. I ke, i ke të filmuara të gjitha.

Qytetarja – Unë nuk e lë me kaq.

Shefi i Komisariatit – (Flet në telefon) Hajde, merr Çim Dukën, do vini bashkë të dy te zyra ime, do më merrni në telefon. Nuk do bëj telefon të prishur të sqaroj… Të vjen qytetarja aty, pse nuk i thua qytetarit ky është Oficeri i Policisë Gjyqësore, filan fisteku. Ky do merret me çështjen. Tonini nuk është se është ditë pushimi. Urdhëro numrin, jepja numrin Toninit. Po nuk të sqaronte Tonini në telefon për gjëra të reja që mund të kesh ti, pasi mund t’i japësh me shkrim te filan fisteku. Kaq! Dhe pastaj qytetari nëse vazhdon të fyej merre në përgjegjësi penale qytetarin, e ke kollaj ti. E para, e dyta. Pse je pa maskë aty, pse është pa maskë ai Çim Duka në ambientet e komisariatit? Pse është pa maskë? Afrojuni pak ti vë unë gjobë të dy, pse jeni pa maskë. A kam thënë asnjë nëpër koridore, përveç zyrave kur jeni vetëm, të rrini pa maska?! Dakord, qytetari dakord e ka ngritur zërin. Është e shqetësuar sepse i ka ndodhur një vepër penale. Ne jemi në shërbim të tyre, paguhemi që të jemi në shërbim. Kjo s’do të thotë ta ngrejë ajo ta ngremë edhe ne. Kjo është metoda? I thuaj je në shkelje për këtë gjë, je për këtë gjë, je për atë gjë. Ajo filmon sepse ti ke bërë një gabim. Bëj këtë ti dhe të filmojë ajo sa të duash se del keq ajo kur filmon kot, po kur je në shkelje… Ore pse je pa maskë, Çim Duka pse është pa maskë? Këtë dua unë, lëri të tjerat. E para, e dyta. Dua çfarë është bërë me ngjarjen, dua autorët, s’dua gjë tjetër. Dua të më gjenden autorët e vendit të ngjarjes. Merre një çik Çim Dukën dhe hajdeni këtu. Ata do vinë këtu tani dhe do merrem unë me këta. Ai shkreti të ka… Po ai nuk… Po, aq e ka kapacitetin. Të mbledh çik shefat unë, tu bëj një mbledhje për këtë problem. Sepse kjo më shqetëson që më thua ti që kërkoj ngrohtësi dhe ata të tërë më shikonin si, si… O Sazan, vjen një qytetar kërkon ndihmë në komisariatin e policisë, këta…

OPGj 2 – Hajde lart te zyra e Shefit të Komisariatit shpejt.

Shefi i Komisariatit – Këta policët, pa e ditur se çfarë halli ka, se mund të ketë hall se po flas, edhe mund të jetë përdhunuar e kupton. Edhe mund ta kenë rrahur, mund ta kenë qëlluar. Mirë i prishi makinën që është gjëja më e vogël dhe hajde mo ku… Kur thotë tjetri dua ndihmë, këta të tërë u prishet terezia se u çuan nga kafja këta. Mblidhini se degjeneruan njerëzit. Ç’është kjo?! Kërkon tjetri ndihmë, të drejton me ashtu me gjeste, ti nuk hë se erdha, hë se erdha. Me vrap o vlla, se për këtë punë jemi.

Punonjësja e policisë – Mundem?

Shefi i Komisariatit – Hajde pak. T’ja bashkangjisim materialeve që çuam sot te 3-shi, ndërsa një kopje jepja që ka marrë dijeni zonja. Shko të lutem me Megin, do merrem unë me rastin. Shko E… shko me vajzën. Prite Megi.

Qytetarja,vetëm pas takimit me Shefin e Komisariatit, referon të dhënat e reja të ngjarjes…

Punonjësja e policisë – Mbaruam bashkë!

Marrë nga Top-Channel

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet qytetarja bën kallëzim në polici tirane qytetarja bën kallëzim në polici tirane

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit