LIVE UPDATES
Aktualitet

“Je e shëndoshë”, plas sherri duke bërë joga mes kanadezit dhe amerikanes që jetojnë në Shqipëri

10 Mars 2021, 13:17 Nga DOSJA
“Je e shëndoshë”, plas sherri duke bërë joga mes

Një amerikane e moshës 35 vjeç që jeton dhe ka biznes të jogës në Tiranë, është ndier aq e fyer dhe e bezdisur nga një shtetas kinezo-kanadez, saqë e vetmja zgjidhje për të është veçse policia. Burimet e Gazetasi.al tregojnë se si amerikania me inicialet R. B, me profesion menaxhere shkoi në policinë qendrore pas një incidenti të ndodhur në biznesin e saj, palestër Joga.

Gruaja sipas policisë e ushtron këtë aktivitet në kryeqytet prej pesë vitesh, por asnjëherë nuk është ndeshur me probleme të tilla me shtetas shqiptarë si ai që i është hapur me kinezo-kanadezin, një klient që ndiqte jogën. Sidoqoftë flakën për grindjen e ka ndezur një shqiptar që u grind në brendësi të ambienteve. Por më pas dy të huajt e kanë vijuar sherrin, për të drejta të padëgjuara, njëri kërkonte dëmshpërblim duke akuzuar se përse biznesmeni nuk i garantoi qetësi dhe tjetri (amerikania), u fye kur ai e quajti “k.. amerikane e shëndoshtë”.

“Në palestër vijnë shumë shtetas shqiptarë dhe të huaj dhe mësimet që ofrohen janë në gjuhën angleze dhe në shqip. Në lidhje me paraqitjen time sot, në ambientet e studios sime, ndodhi një debat verbal midis dy klientëve të mi. Shtetasi A. B që është shqiptar dhe shtetasi kinezo-kanadez H. P, të cilët u grindën befas por që më pas debate u mbyll aty për aty”.

Amerikania tregon se disa ditë më vonë, të dy këta shtetas u grindën sërish dhe sërish për shkaqe banale. “Ata filluan të debatonin dhe nga ana ime iu kërkua të dy klientëve që të dilnin jashtë dhe të largoheshin nga ambientet. Të dy u larguan dhe me sa mësova kanë vazhduar të debatojnë jashtë pallatit. Nga debate verbal konflikti ka agravuar dhe ka shkuar në konflikt fizik”. Denoncuesja shton në polici se këtë përplasje ajo nuk e ka parë dhe nuk mund të konsiderohet dëshmitare, pasi ja kanë treguar persona të tjerë.

“Pas kësaj shtetasi kinezo-kanadez më dërgoi një e-mail dhe duke treguar incidentin kërkoi dëmshpërblim nga ana ime dhe kompania ime për grindjen ku u përfshi. Ai kërkoi dëmshpërblim prej meje për syzet që i kishte thyer shtetasi shqiptar kur janë konfrontuar jashtë ambienteve”, thotë gruaja.

Në ditët në vazhdim amerikania është ndeshur me kërkesa të tjera prej kinezo-kanadezit. “Më kërkoi kthimin e lekëve të kursit që i kishte paguar. Ja ktheva vlerën e lekëve që ai kishte paguar. Gjithashtu iu bëra me dije të dy shtetasve përmes e-mailit se sapo i kisha shpallur klientë të padëshiruar në biznes dhe ju ndalohej që të frekuentonin këto ambiente. Edhe pse kjo gjë iu bë e ditur të dyja palëve, kinezo-kanadezi i shpallur i padëshiruar përsëri shkruante në e-mailin tonë. Ai kërcënonte se studio ishte përgjegjëse për situatën dhe më tej filloi të kërcënojë. Ai shkroi për mua – mos më dil përpara dhe fillon më shan…, shkruan k…. amerikane e shëndoshë”.

35-vjeçarja i thotë policisë se pasi e shpalli të padëshiruar si klient ajo nuk i është përgjigjur më asnjë e-maili të H. P.

“Përvec e-maileve të para dhe kthimit të lekëve si klient si dhe bërjen me dije si person i padëshiruar, nuk i jam përgjigjur më”, thekson 35-vjeçarja.

Policia është vënë në kërkim të kinezo-kanadezit dhe të shqiptarit, të shpallur non grata jo nga SHBA, por nga një amerikane të Tiranë, e cila ka vendosur t’u tregojë dy burrave se gjithçka ka një kufi. “Deklarata e amerikanes R. B është dhënë në gjuhën e saj amtare”, – detajoi për gazetën Si një oficer i policisë – që tregon se pavarësisht këtij qëndrimi është e domosdoshme gjetja e dy të tjerëve. Megjithatë nga çfarë u deklarua në polici nuk ka asnjë vepër penale, por jemi në situatën e fyerjes që është një çështje civile”.

Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sherri ne joga sherri ne joga

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj