Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga jeta e Jani Prengës, i cili përfundoi i rrahur për vdekje nga duart e bandave kriminale për të paguar ‘haraçet’ e të vëllait. Ndryshe nga vëllezërit e tij, të cilët merreshin me trafik droge në Angli, Prenga kishte një punishte mobilierie në zonën e Kamzës. Në këtë mënyrë, babai i pesë fëmijëve kishte zgjedhur të mundësonte shpënzimet e përditshme të familjes së tij prej 7 anëtarësh. Jani Prenga ishte një person familjar, i qetë dhe të gjithë e respektonin në zonën ku banonte pasi nuk kishte pasur kurrë konflikte.
Rrëmbimi i Prengës u zbardh nga Policia e Shtetit dy ditë më parë, ku u dhanë detaje për operacionin që u zhvillua në Shijak. 49-vjeçari i rrëmbyer, ndërroi jetë 7 orë pasi u mor peng dhe u varros në rrethinat e resortit. Rrëmbimi i Prengës ka ndodhur si pasojë e një konflikti për 283 kilogram kokainë, që ai ose i vëllai, pistë kjo e pakonfirmuar ende, nuk iu dhanë personave të mësipërm. Droga doli nga porti por nuk shkoi kurrë në destinacion… Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç. Në kërkim janë edhe 4 të tjerë. Dyshohet se të përfshirë janë edhe dy banda të tjera kriminale nga Shkodra dhe Vlora.
Dosja.al zbuloi të dhëna ekskluzive për 4 urdhëruesit që Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka dyshimet kryesore se janë ata porositësit e pengmarrjes dhe vrasjes së Jak Prengës. Ata janë të skeduar prej vitesh për aktivitetin e tyre në vendet e Bashkimit Evropian dhe kokainës në Ekuador. Njëri prej tyre, njihet si Gramoz Dritan Rexhepi dhe akuzohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës.
Bëhet fjalë për:
M.B., shkodran, i lidhur me krimin dhe me linjën e trafikut të drogës nga Ekuadori në BE
G.D, kishte dalë garant i drogës, nga Dukagjini.
G., ndërmjetësi mes grupit dhe familjes Hajri. Ai ka dërguar mesazhin për marrjen peng të babait të 5 fëmijëve.
Gramoz Dritan Rexhepi , nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. I arrestuar në vitin 2014 është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, ndërsa më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri. Besohet se është personi kyç që urdhëroi rrëmbimin e Jak Prengës, për 283 kilogramë të humbura nga ky i fundit, ose i vëllai i tij, pistë kjo, që ende nuk është zbardhur plotësisht.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
LIBRAZHD- Një tjetër grabitje është shënuar në Librazhd mbrëmjen e kaluar, ku në fshatin Hotolisht, persona të paidentifikuar kanë vjedhur një dyqan. Burime për...
DURRËS- Një lokal është shpërthyer me eksploziv mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00, në zonën e plazhit në qytetin e Durrësit. Sipas njoftimit të policisë, l...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar mbrëmjen e sotme një video ku shihe momenti i arrestimit të Altin Hajrit, të njohur si koka e fisit të tij në Shi...
TIRANË– Operartori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar qytetarët se shkëputja e energjisë për rreth 30 minuta, erdhi si pasojë e një defekti ...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje të reja nga lëvizjet e autorëve, të cilët kanë dhunuar për vdekje Jani Prengën. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije ...
TIRANË– Një shpërthim i një koronavirusi të ri që filloi në qytetin kinez Wuhan ka infektuar tashmë mbi 4,000 persona – kryesisht në Kinë, por edhe n...
TIRANË- E gjithë Tirana ka mbetur pa energji elektrike mbrëmjen e sotme. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Dosja.al vendi është në errësirë ...
TIRANË– Koncesioni për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale, i nisur prej 2016-s është objekt i kallëzimit penal në strukturën e sapo krijuar kundër k...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme, në Pallatin e Kongreseve ka nisur premiera e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, në të cilin luan një rol edhe kryeministri...