Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– Megjithë ndryshimet në ligjin organik të buxhetit dhe udhëzimet për të harmonizuar investimet publike në mënyrë të njëtrajtshme gjatë gjithë vitit, qeveria vijon me praktikën ku gati një e treta e fondeve buxhetore për investime akumulohen më muajin e fundit të vitit, dhjetor.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, gjatë 11 mujorit 2020 u shpenzuan 63.9 miliardë lekë në projektet e investimeve nga 99 miliardë lekë të programuara, ose 67% e planit. Fondi i investimeve më 2020 u rrit nga projektet e rindërtimit, ku mësohet se kanë avancuar shkollat më shumë se shtëpitë dhe objektet e tjera.
Të dhënat tregojnë se nga programi vjetor, mbeten të pashpenzuara 35 miliardë lekë ose 310 milionë euro. Mosrealizimi në masën 33% përfshin mungesën e financimit për 931 projekte, për cilat ishte parashikuar, por fondet nuk u disbursuan deri në nëntor.
Investimet buxhetore në të shumtën e tyre shkuan për pagesat e koncesioneve, procesin e rindërtimit dhe për ndërtimin e disa segmenteve rrugorë si By pasi i Fierit, Rruga Kardhiq -Delvine dhe unaza e madhe.
Të dhënat e detajuara nga thesari në ministrinë e Financave tregojnë se në 11 -mujorin 2020 kontratat e koncesionare të investimeve morën 3.6 miliardë lekë financime ose 5.6 për qind të fondeve totale të shpenzuara gjatë periudhës. Gjysma e vlerës rreth 1.8 miliardë lekë shkuan për financimin e rrugës së Arbrit dhe pjesë tjerë u ndaj ndërmjet financimit të trafikut të munguar në rrugën e Kombit dhe inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit.
Për procesin e rindërtimit u akorduan më pak fonde se për koncesionet. Të dhënat tregojnë se, në janar-nëntor u akorduan për procesin e ndërtimit nga thesari 2,7 miliardë lekë. Kjo shumë ishte 4.1 për qind e fondeve totale që u shpenzuan për këtë periudhe.
Nga të dhënat shihet se, se projektet e mëdha që ishin programuar, por që nuk u financuan deri në dhjetor ishte një kontratë e re në By Pasin e Fierit me vlerë 2.2 miliardë lekë. Më tej kontratat e mëdha që nuk u financuan deri një dhjetor ishte programi i rehabilitimit të Lumit të Vlorës me vlerë 1,6 miliardë lekë, programi i infrastrukturës bashkiake me 1,5 miliardë lekë dhe mbështetja për sistemin e furnizimit me ujë me 1,3 miliardë lekë. Gjithashtu nga masa e parë e mbështetjes për bujqësinë iPARD iI i mbeten të pashpërndara edhe 1.1 miliardë lekë të planifikuara për 2020.
Për shkak të buxhetit optimist të parashikuar në 2020-n, ndonëse në periudhë pandemie, qeveria planifikoi më shumë shpenzime, duke shpresuar se do të mblidhte të ardhura. Por, sipas të dhënave zyrtare, për 11 mujorin, të ardhurat në buxhet ranë me 9.1% në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, nga -3% që ishte parashikimi në buxhet. Si rrjedhojë, financat u detyruar në kurseheshin në shpenzime, duke i realizuar ato më pak se 90% e planit, duke shkurtuar kryesisht financimet për investimet kapitale./ B.Hoxha.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Kredia për sektorin e shëndetësisë ka pësuar rritje të shpejtë gjatë vitit 2020, duke shfaqur një ecuri të kundërt me huanë e re në sektorët e tjerë të ekonomis...
Edhe tregu i sigurimeve e përjetoi vitin pandemik si shumë sektorë të tjerë të ekonomisë.Të dhënat më të fundit të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare tregojnë...
SHQIPËRI– 69% e individëve shqiptarë nga mosha 16 deri në 74 vjeç, kanë përdorur internetin në tre muajt e fundit, sipas të dhënave që i refer...
TIRANË– Një valë ndërtimesh nisi në kryeqytet që pas vitit 2017, e raportuar kjo dhe në rritjen e fortë të sipërfaqes së banesave të dhëna për leje ndërtim...
TIRANË– Kosto e jetesës në Shqipëri në vitin 2021 do të jetë 3.8 pikë përqindje më e lartë se në vitin 2020, sipas rishikimit më të fundit nga portali glob...
TIRANË– Për 9 mujorin e 2020-s, Shqipëria e ka rritur borxhin publik me 13.6 pikë përqindje, (pp) duke e çuar atë në 79.9% të Prodhimit të Bre...
Qeveria është tejet optimiste se me sistemin e ri të fiskalizimit, të ardhurat në buxhetin e shtetit gjatë mandatit të tretë qeverisës sipas saj do të arrijnë n...
Në farmacitë e Tiranës nuk ka Takipirinë, një nga medikamentet që rekomandohet të merret menjëherë mbasi të shfaqen simptomat e para të Covid-19. Në një vëzhgim...
SHQIPËRI– Pandemia Covid -19 ka rritur presionin për disa struktura spitalore, por në shërbimet e përgjithshme volumi i punës ka rënë, së paku në 8 m...
TIRANË– Me vdekjet që arritën në nivele rekord në 2020-s, si rrjedhojë e pasojave fatale të pandemisë së Covid-19 dhe tendencën rënëse të lindshmëris...