LIVE UPDATES
Aktualitet

“Jam Frani nga Lezha”, burri maskohet dhe shtang Silvanën në emision: Je e egër por të zbus shpejt. Gruaja: Mbylle atë

24 Nëntor 2019, 20:58 Nga DOSJA
“Jam Frani nga Lezha”, burri maskohet dhe shtang Silvanën

TIRANË– Kudreti është martuar përpara 30 vitesh me bashkëshorten e tij. Në rubrikë e “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ai ka treguar sesi janë njohur qëkur ishin shumë të rinj, kur Kudreti ishte ushtar dhe Silvana dilte për të kullotur qengjin e saj.

Ata sot kanë tre fëmijë dhe një martesë të lumtur, por për shkak të natyrës së drejtpërdrejtë të Kudretit, shakave të tij, Silvana bëhet xheloze. Kudreti ka treguar dhe një tatuazh me fytyrën e Silvanës në sup, veprim ky që jo shumë njerëz e bëjnë.

Nëpërmjet një loje paksa të “sikletshme”, Kudreti i ka treguar edhe njëherë se dashuria mes tij dhe bashkëshortes është njëlloj si ditën e parë. Ai është transformuar me zë dhe figurë në studion e “Ka një mesazh për ty” në televizionin Klan duke u paraqitur si Frani nga Lezha, një fans i Silvanës që gjoja e kishte “studiuar” prej vitesh.

Kudret: Kam ardhur këtu për të ndarë, për të treguar një histori të jetës sime, si jam njohur… t’i bëj një surprizë bashkëshortes sime. Unë kam qenë ushtar në ’88 në Sarandë. Bashkëshortja ime që quhet Silvana kishte një qengj, nuk e di si i thonë këta?

Ardit Gjebrea: Qengj i themi edhe ne.

Kudret: Edhe dilte e kulloste, ishte në shkollë, dilte e kulloste. Reparti ushtarak ishte diku aty afër. I dal para, si e thua ti atë, dashuri me shikim të parë?

Ardit Gjebrea: Se them unë e thotë gjithë bota.

Kudret: Nejse! Pas një jave më pranon.

Ardit Gjebrea: Sa vjet ishte Silvana?

Kudret: Ishte diku 17 vjeçe..

Ardit Gjebrea: E vogël fare..

Kudret: E vogël..

Ardit Gjebrea: Po ti sa vjeç?

Kudret: Unë isha 23.

Ardit Gjebrea: Fiks diferenca e duhur..

Kudret: Pas një jave më thotë drejtohu në shtëpi..

Ardit Gjebrea: Çfarë i thoje ti?

Kudret: I propozova..

Ardit Gjebrea: Si i propozove?

Kudret: Unë i propozova i thashë..

Ardit Gjebrea: Më pëlqen qengji yt, apo jo?

Kudret: Po…. I propozova, i thashë që të dua. Më tha, jo ti je ushtar, s’kam besim, hajde në shtëpi…

Ardit Gjebrea: Po ti ku e njihje atë?

Kudret: Po unë kisha kohë që e ndiqja.. Po larg e larg. Pasi biem dakord më thotë drejtohu në familje, sepse unë s’kam besim tek ty.. Drejtohem në familje, kam vjehrrin shumë të mrekullueshëm, edhe vjehrrën, vjehrri është edhe shakaxhi..

Ardit Gjebrea: Po ti që në fillim the po erdha, apo kishe ndonjë mëdyshje?

Kudret: Jo, unë u sorollata njëçik siç e ka çdo mashkull, jo do vij sot, jo do vij nesër. Po nuk vija se na qethnin kokën zero atëhere dhe më vinte si për turp, m’u rrit pak floku pastaj vajta.. Babin me vete dhe në Sarandë, na pritën si mrekulli. E lamë do vinin ata më poshtë. S’kaluan 2 muaj, e marr e rrëmbej..

Ardit Gjebrea: Me pëlqimin e saj sigurisht?

Kudret: Patjetër që me pëlqimin e saj.

Ardit Gjebrea: E çove në shtëpi?

Kudret: E marr e çoj në shtëpi, vjehrri, vjehrra nuk dinin gjë, i la në gjumë.

Ardit Gjebrea: Pse e rrëmbeve ti? Kishe pritur sa të zgjoheshin edhe…

Kudret: Jo, jo e mora kështu unë… Qe fundi i ushtrisë, u prish shteti atëhere dhe s’vete ushtar unë, se më pëlqeu nusja mua.

Ardit Gjebrea: Normal!

Kudret: Rri pak kohë unë, e marr nusen dhe iki në Sarandë. Pas ca kohe marr një makinë unë dhe me ndonjë pasagjer kështu tek-tuk…

Ardit Gjebrea: Po Benzi ç’tu kujtua?

Kudret: Në Benz marr një zonjë…

Ardit Gjebrea: Aaaa.

Kudret: Një grua të nderuar, të respektuar, kur shkoj në shtëpi më thotë: Ç’e kishe atë ti? Një pasagjere i thashë unë.. Pse punon taksisit ti? Tasksist punoj i thashë, por e mora nga këtu e lashë Sarandë… Mos të shoh të marrësh grua në makinë. Po dale moj.. se sevap bëra nuk i mora lekë…. Mirë, s’do ti, s’do… Po unë i bëj shumë surpriza asaj Ardit…  Nuk e di si do më gjykojë publiku, Ardit, por çfarë ka kjo tokë, unë ja blej asaj.

Ardit Gjebrea: Ti e do pafund Silvanën?

Kudret: Unë e dua shumë Ardit..

Ardit Gjebrea: Është e vërtetë që ke bërë një tatuazh?

Kudret: Unë kam bërë një tatuazh, do jenë të rrallë burrat që bëjnë gruan tatuazh… Ku bëra tatuazhin , nuk i kisha thënë.. Më thoshte ç’ke ne ti ke nja dy ditë fle me bluzë? I them s’jam mirë… Ma shikon djali tatuazhin dhe e merr në telefon dhe i thotë: Shiko burrin se çfarë të ka bërë në krah… Vjen nga puna, rrinte më shikonte dhe më thotë: Ti je i marrë.. Si e bëre? E bëra i thashë, që dhe kur të vdes, të iki i ngopur nga kjo dynja dhe me tatuazhin në krah… Unë herë pas here e ngacmoj në telefon me numër të fshehtë..

Ardit Gjebrea: Jo ore..

Kudret: Por gjithmonë për shaka.. Njëherë më kuptoi, mirë tha se ta tregoj unë kur të vij në shtëpi… Erdhi në shtëpi, i hodha dorën në qafë unë, u zbut shpejt.. Si natyrë është e egër, por unë e zbus shpejt…E kam sjellë këtu, që mos mërzitet me mua, se ndonjëherë unë bëj edhe shaka të tepruara..

Edhe këtë herë, Kudreti e suprizoi bashkëshorten e tij. Për shkak se ai është maskuar, zonja Silvana nuk arrin ta njohë bashkëshortin e saj, kur i shfaqet në ekran. Insistimit të Ardit Gjebreas që t’a dëgjonte mesazhin e zotërisë që kishte matanë murit të studios, Silvana i është përgjigjur vazhdimisht me refuzim duke deklaruar se “nuk e njoh atë person”.

Silvana: Nuk e di kush është, nuk e njoh.

Ardit Gjebrea: Je e sigurt?

Silvana: Mos më ka bërë ndonjë lojë burri këtu? Nuk e di, nuk e di…

Ardit Gjebrea: Do ta dëgjosh çfarë mesazhi ka?

Silvana: Kur nuk e njoh, pse duhet ta dëgjoj unë atë…

Ardit Gjebrea: Po ai i ziu ka ardhur deri këtu, ta lëmë të flasi..

Kudret: Le të flasi…

Kudret: Mirdita zonjë, si ke qenë? Unë jam Frani nga Lezha…

Silvana: Ka mundësi ta ndërpresësh, nuk e njoh fare këtë person..

Ardit Gjebrea: Po ja të flasi…

Kudret: Ardit unë e di që është grua e martuar.

Ardit Gjebrea: Është e martuar, ka fëmijë!

Kudret: Unë e dua shumë!

Silvana: Perëndi, O Zot!

Kudret: E kam marrë dhe me numër të fshehtë, por se kam bezdisur.. S’dua t’i prish familjen por…

Silvana: Ardit, të lutem nuk..

Ardit Gjebrea: Ja ta dëgjojmë deri në fund..Mos ki merak, nuk është agresiv.

Kudret: Por e kam sjellë deri këtu, për ta bërë publike, që unë e respektoj, e dua shumë. I kam vajtur dhe tek puna..

Ardit Gjebrea: Sa vite ke që ke këtë ndjenjë, për zonjën Silvana?

Kudret: Unë kam goxha vite..

Silvana: O zot i madh, ka mundësi ta mbyllësh nuk e njoh fare këtë person?

Ardit Gjebrea: Atëherë dëgjoje me zërin e tij të vërtetë, ndoshta i njeh zërin?

Silvana: Ky është burri im 100%..

Kudret: Silvana, ngrije kokën lart se unë të kam sjellë këtu, të të them mos u mërzit me mua se ti nuk e ke idenë sa shumë të dua unë. Të bëj thirje që dhe kur flas ndonjëherë unë, kaloje me sportivitet dhe mos i merr gjërat ashtu siç i merr ti…

Marrë nga tvklan.al

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardir gjebrea ka nje mesazh per ty kudreti silvana ardir gjebrea ka nje mesazh per ty kudreti silvana

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj