Negociatat me BE/ Charles Michel viziton Shkupin, në RMV ngrihet grup pune
Frika nga protesta të dhunshme në Shkup, Ministria e Brendshme shton masat e sigurisë 5 Korrik, 16:55 Propozim...
Frika nga protesta të dhunshme në Shkup, Ministria e Brendshme shton masat e sigurisë 5 Korrik, 16:55 Propozim...
VD-Kryemadhi: Kam qindra fatura për SPAK-un, Rama ka vjedhur 189 mln dollarë 5 Korrik, 11:44 Afera e incenerator&eu...
MIZORE/ Plagosja në Fier, dëshmia: Nëna u hodh nga kati i 2-të, djali e qëlloi sërish me thikë 5 Korrik, 11...
Investitori pyet për pronat, Rama: Në Shkodër tokat u ndanë si burrat, po bëhet digjitalizimi 5 Korrik, 10:59 ...
IZRAEL– Izraeli ka thënë se bombardimi i një ndërtese në Gaza ku gjendeshin zyrat e mediave ndërkombëtare është bërë pasi objekti po përdorej nga militantët e Hamasit për të bllokuar sistemin e mbrojtjes raketore izraelite.
Në ndërtesën e quajtur Jala gjendeshin edhe zyrat e mediumeve Associated Press (AP) dhe Al Jazeera.
Ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara, Gilad Erdan, u takua me shefin e agjencisë së lajmeve AP, Gary Pruitt, për t’ia shpjeguar arsyet e sulmit.
Ambasadori Erdan u tha drejtuesve të agjencisë amerikane të lajmeve se ndërtesa po përdorej nga Hamasi për të zhvilluar një sistem elektronik për bllokimin e sistemit izraelit të mbrojtjes raketore i njohur si “Kupola e Hekurt”.
Gjatë konfliktit më shumë se 3.000 raketa u shkrepën në Izrael nga Gaza dhe ky sistem i mbrojtjes kishte parandaluar 90% të tyre.
Erdan ofroi gjithashtu ndihmë në rindërtimin e zyrave të agjencisë AP në Gaza.
Agjencia e lajmeve AP e mirëpriti takimin, por tha se ende nuk kishte parë prova për të mbështetur pretendimet izraelite.
Grupi militant palestinez Hamas, që e kontrollon Gazën, nuk ka bërë asnjë koment ende për pretendimet e Izraelit.
Bombardimi i ndërtesës 12 katëshe ndodhi në muajin maj, kur Izraeli dhe grupi militant Hamas zhvilluan një luftë 11-ditore duke shënuar përleshjet më të ashpra që nga viti 2014. Luftimet lanë të vrarë më shumë se 250 persona në Gaza, duke përfshirë 66 fëmijë, si dhe më shumë se 1.900 të plagosur. Në Izrael u vranë 13 persona, duke përfshirë edhe dy fëmijë, ndërsa u plagosën qindra njerëz.
Dëmet në të dyja anët konsiderohen dhjetëra miliona dollarë amerikanë.
Gaza kontrollohet nga Hamasi, një organizatë e shpallur si terroriste nga Izraeli, SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe një sërë vendesh tjera. Izraeli filloi me sulmet ajrore në Gaza pasi militantët sulmuan me raketa qytetet izraelite.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BULLGARI– Bullgaria ka njoftuar se një nga aeroplanët e saj ushtarak MiG-29 ka humbur komunikimin dhe është zhdukur nga radarët gjatë stërvitjeve ushtarak...
MAL I ZI– Gjatë debatit të fundit në Parlament për zvogëlimin e përqindjes së vajzave të porsalindura në Mal të Zi, një ligjvënës “e dënoi sinqerisht” tre...
GUATEMALË– Gjatë një vizite në Guatemalë, nënpresidentja e SHBA, Kamala Harris u shpreh në favor të bashkëpunimit të ngushtë midis dy vendeve për &cc...
TIRANË- Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor, do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë. Në këtë samit, tema kryesore e takimit do të jetë integrimi i v...
HAGË- Prokururia ka kërkuar që gjykimi i ish-Kreut të UÇK-së, Salih Mustafës të fillojë në 12 korrik. Gjatë seancës së sotme në Hagë, Prokuroria ësh...
HAGË- Avokati i ish-Kreut të UÇK-së, Salih Mustafa, Julius Von Bone, ka njoftuar se në javët e ardhshme se do të realizojë tri udhëtime në Kosovë, p...
GJERMANI– Gjermania është në përgjithësi vend i pasur me ujëra, por në disa rajone uji po bëhet më i kursyer për shkak të ndryshimit të klimës, thotë mini...
BRUKSEL- Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka komentuar dënimin me burgim të përjetshëm, të Ratko Mlladic, i njohur si kasapi i Bosnjes. Në ...
SHBA– Koha e publikimit është zgjedhur mirë. Presidenti amerikan, Joe Biden viziton Europën në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit. Fillimisht ai merr p...
NIKARAGUA- Autoritetet në Nikaragua kanë arrestuar dy sfidues të tjerë presidencialë të liderit veteran Daniel Ortega në zgjedhjet e këtij vit. BBC shkruan se F...