LIVE UPDATES
Aktualitet

Iu bllokuan 400 mijë dollarë/ Flet biznesmeni Gavoçi: Mediet aludojnë, nuk jam as shitës, as blerës, s’kam lidhje me par

30 Maj 2020, 12:56 Nga DOSJA
Iu bllokuan 400 mijë dollarë/ Flet biznesmeni Gavoçi: Mediet

Tiranë-Biznesmeni i ndërtimit Aleksandër Gavoçi ka reaguar për bllokimin e 400 mijë dollarëve.  Gavoçi shprehet se gjithçka është një aludim mediatik tërësisht i pavërtetë. Sipas biznesmenit kemi të bëjnë një kontratë shit-blerje pasurie të paluajtshme, ku shitësi është vëllai  tij, Ilir Gavoçi i cili jeton në Australi.  Ai sqaron më tej se nuk është as blerës, as shitës dhe nuk ka lidhje me kontratat e lidhura, por vëllai  tij i kishte bërë një prokurë për procedurat e shitjes së një prone, pasi nuk ndodhet fizikisht në Shqipëri.

“Sqarojmë se në këtë rast Shoqëria “Vega” Sh.p.k., dhe shoqëria “Shkodra Beton-Inert” Sh.p.k., si dhe shitësi Z. Ilir Gavoçi nuk kanë fshehur asnjë veprim dhe të gjithë veprimet janë shoqëruar me dokumentat përkatëse shpjegues dhe justifikues si të orgjinës së fondeve ashtu edhe veprimet juridike përkatëse. Në media është pasqyruar “lajmi” se këtë transfertë e ka dashur ta kryejë Z. Alkesadër Gavoçi ndërkohë që siç sqaruam këto aludime nuk qëndrojnë fare dhe Z. Aleksandër Gavoçi nuk është fare i përfshirë në këtë transaksion si palë.”, thuhet ndër të tjera në reagim. 

Reagimi i plotë:

Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit është informuar lidhur me sekuestrimin e një shume monetare në një llogari bankare të shtetasit Aleksandër Gavoçi. Sipas policisë në këtë rast ka dyshime për pastrime të produktit të veprës dhe gjithashtu në këtë rast qëllimi ka qenë transferimi i këtyre fondeve jashtë Republikës së Shqipërsië, konkretisht në Australi. Këtij informacioni mediat i kanë shtuar edhe shumë informacione të tjera krejtësisht abuzive dhe tërësisht të pavërteta.

Faktet dhe e vërteta qëndrojnë si më poshtë:

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur sekuestro në llogarinë e një Notereje për shumën monetare 397,315.44 AUD (Dollarë Australianë). Kjo shumë monetare në këtë llogari është depozituar nga shoqëria “Shkodra Beton-Inert” Sh.p.k., në kuadër të një kontrate shitblerje, si pjesë e çmimit të kësaj kontrate (kësti i parë). Sqarojmë se në këtë rast këto fonde janë pronë e shoqërisë Shkodra Beton Inert Sh.p.k., dhe janë pjesë e çmimit të blerjes së një pasurie të paluajtshme që kjo shoqëri po e ble.

Policia në këtë rast ka vepruar bazuar në një referim rutinor verifikues i Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave pa pasur asnjë indicie, të dhënë dhe asnjë fakt në lidhje me pastrim parash apo personat që përmenden në komunikatë dhe lajme të ndryshme.

Shoqëria “Shkodra Beton-Inert” Sh.p.k., është duke kryer një transaksion blerës të një pasurie të paluajtshme nga shitësit Z. Ilir Gavoçi dhe Znj. Marsela Gavoçi.

Kjo pasuri është e llojit Tokë arrë me nr. pasurie 440/131, Z.K. 2679, Sip. 4800 m2, me adresë Kthesa e Mazës, Autostrada Tiranë-Durrës, Km.0, Tiranë. Theksojmë se Shitësit janë individë që kanë cilësinë e pronarit të ligjshëm. Në kontratë çmimi është përcaktuar në Euro, në Lek dhe në Dollarë Australianë, për shkak se kjo është kërkesa e Blerësit. Sqarojmë se Blerësi jeton në Australi dhe si rrjedhim të ardhurat nga shitja i kërkon në monedhën e vendit ku jeton. Ç’ka është mëse normale në një kohë që ligji shqiptar e lejon plotësisht që palët të përcaktojnë monedhën dhe vendin në të cilën do të ekzekutohet kontrata. 

Palët për këtë transaksion kanë lidhur kontratën noteriale të shitblerjes me kusht me nr. 1320 rep., nr. 429 kol., dt. 15.05.2020, në të cilën kanë dakordësuar termat e shitblerjes në përputhje me ligjin. Kjo kontratë është noteriale, përcakton çmimin e plotë të pronës, këstet që duhet të paguhen, kur duhet të paguhen dhe çdo element tjetër të kërkuar dhe përcaktuar nga ligji. Kjo kontratë është e deklaruar dhe është depozituar edhe në Bankë për kryerjen e veprimit financiar. Njëkohësisht këtë kontartë dhe të gjithë dokumentacionin shoqërues të saj, si organet policore ashtu edhe DPPPP e kanë pasur dhe e kanë pasur edhe mundësinë e verifikimit shumë të thjeshtë se cilët ishin palët në transaksion dhe pozicioni ligjor i secilit. Konstatojmë se si organet policore ashtu edhe mediat kanë abuzuar duke ndryshuar elementë të këtyre veprimeve dhe duke publikuar emra të ndryshëm nga transaksioni real. Në këtë rast është abzuar duke publikuar se këto fonde po transferoheshin nga Z. Aleksadër Gavoçi ndërkohë që ky informacion është tërësisht i pavërtetë.

Sqarojmë se për të realizuar pagesën e cmimit të shitjes shoqëria “Shkodra Beton-Inert” Sh.p.k., ka siguruar fondet në formë huaje nga një shoqëri tregtare me të cilën ka bashkëpunime biznesi të vazhdueshëm, konkretisht shoqëria “Vega” Sh.p.k.

Për këtë arsye, midis këtyre shoqërive, sipas ligjit është përpiluar edhe një akt noterial konkretisht Deklaratë për Njohje Detyrimi nr. 1341 rep., nr. 437 kol., dt. 18.05.2020, në të cilën janë parashikuar dhe parashtruar të gjithë termat e huas në përputhje me ligjin. Në këtë rast veprimi është bërë noterial, i deklaruar dhe kjo marrëdhënie është e ligjshme, normale dhe s’ka asnjë element të paligjshëm apo dyshues. Është mëse normale që subjektet tregtare të ushtrojnë të drejtat e tyre duke hyrë në marrëdhënie juridiko-civile brenda parashikimeve ligjore (në këtë rast parashikuar nga neni 1050 Kodi Civil).

Sqarojmë se shoqëria VegaSh.p.k., huan që i ka dhënë shoqërisë “Shkodra Beton-Inert” Sh.p.k., e ka nga fonde të ligjshme të arkës së saj, të cilat siç provohet nga printimi i llogarive bankare, janë tërhequr kesh për nevoja të shoqërisë nga llogaria bankare dhe janë përdorur në këtë rast për dhënie hua. Konkretisht origjina e vlerave monetare është nga llogaritë bankare të ligjshme të Vega Sh.p.k. Origjina e këtyre fondeve është e ligjshme, e deklaruar dhe e kontrolluar. Këto fonde janë rezultat i veprimtarisë tregtare dhe të cilat i janë nënshkruar edhe taksimit sipas ligjit në Republikën e Shqipërisë. Këto fonde janë produkt i qarkullimit të lirë civil normal si cdo shoqërti tjetër tregtare. Shoqëria Vega Sh.p.k., ka tërhequr vlera monetare nga llogaritë e saj bankare, vlera monetare të cilat mundësonin kryerjen e veprimit të huas. Kjo shumë monetare ka origjinë nga punë dhe kontrata që shoqëria Vega Sh.p.k., ka kryer dhe ka në proces, punë të cilat janë të ligjshme, të deklaruar dhe në këtë rast nuk ka asnjë element të dyshimtë apo të çuditshëm. Origjina e këtyre fondeve është e ligjshme dhe e deklaruar plotësisht dhe e pasqyruar edhe në llogaritë bankare të shoqërisë Vega Sh.p.k. Çdo aludim, publikim apo keqinformim është në këtë rast keqdashës dhe në mungesë të theksuar profesionalizmi dhe etike.

Një aludim mediatik tërësisht i pavërtetë i ngritur në këtë rast është se këto veprime janë kryer për të transefuar në mënyrë të paligjshme jashtë vendit këto fonde. Sqarojmë se në këtë rast ndodhemi para një kontratë shit-blerje pasurie të paluajtshme dhe cmimi i kontratës nuk përbën transferim fondesh por pagim cmimi, çka është shumë normale dhe ska asnjë gjë të dyshimtë. Cdo ditë ka me qindra kontrata që cmimi transferohet jashtë vendit, kjo pasi shitësi ndodhet jashtë vendit. Në këtë rast shitësi banon në Australi dhe është mëse normale që cmimi të paguhet në vendin ku jeton.

Një aludim tjetër tërësisht abuziv dhe tërësisht i pavërtëtë është se në këtë rast fondet do ti transferonte Z. Aleksandër Gavoçi. Kjo është një gënjeshtër e fabrikuar me qëllim dëmtimin e imazhit dhe ska asnjë rrethanë të vërtetë. Edhe njëherë sqarojmë se këto fonde janë pjesërisht çmimi që përfiton blerësi dhe nga atjetër shoqëria Shkodra Beton Inert Sh.p.k., përfiton pronësinë e një toke, transaksion shumë normal dhe pa asnjë gjë të çuditshme.

Z. Aleksandër Gavoçi nuk është as blerës, as shitës dhe nuk ka lidhje me kontratat e lidhura. Duke qenë se Shitësi Z. Ilir Gavoçi është vëllai i Z. Aleksandër Gavoçi, dhe në raporte të mira familjare shitësi i ka dhënë vëllait të tij një prokurë për procedurat e shitjes, kjo pasi ndodhet fizikisht në Australi. Prokura është lëshuar në shtetin Australian dhe është për të nënshkruar kontratën në emër dhe për llogari të palës pronare. Fakti që Z. Aleksandër Gavoçi ka vepruar në kuadër të një prokure në emër dhe për llogari të vëllait të tij nuk e bën atë as përfitues dhe as palë në këtë kontratë.

Sqarojmë se në këtë rast Shoqëria “Vega” Sh.p.k., dhe shoqëria “Shkodra Beton-Inert” Sh.p.k., si dhe shitësi Z. Ilir Gavoçi nuk kanë fshehur asnjë veprim dhe të gjithë veprimet janë shoqëruar me dokumentat përkatëse shpjegues dhe justifikues si të orgjinës së fondeve ashtu edhe veprimet juridike përkatëse.

Në media është pasqyruar “lajmi” se këtë transfertë e ka dashur ta kryejë Z. Alkesadër Gavoçi ndërkohë që siç sqaruam këto aludime nuk qëndrojnë fare dhe Z. Aleksandër Gavoçi nuk është fare i përfshirë në këtë transaksion si palë.

Në këtë rast si policia ashtu edhe mediat kanë pasur mundësi të kryenin verfikime të informacioneve dhe të mos publikonin informacione abuzive. Sqarojmë se aludimi dhe hipoteza se këto fonde kanë origjinë nga veprimtari e paligjshme është një abuzim dhe inskenim tërësisht absurd, i pavërtetë dhe keqdashës. Shoqëria “Vega” Sh.p.k., është një shoqëri tregtare që klasifikohet si tatimpagues i Madh (VIP), ushtron veprimtari që nga viti 1999, ka një qarkullim tregtar, të ardhura dhe kapital mëse të mjaftueshëm për të pasur qarkullim në vlerat që ka dhënë hua, ka një kapital në vlerën 850.000.000 Lek, ka mbi 30 nipte sekondare, punëson direkt dhe indirekt me qindra e qindra punonjës dhe familje. Kjo shoqëri është një shoqëri me kapacitete të konsiderueshme dhe nuk ka vend për të pasur asnjë dyshim si për origjinën e vlerave monetare ashtu edhe për vetë transaksionin e shitblerjes nga dy palë të tjera. Të gjitha këto të dhëna janë lehtësisht të verifikueshme nga burime zyrtare dhe nuk ngrihet asnjë dyshim apo aludim për ndonjë lidhje kriminale. Si rrjedhim lind pyetja pse nuk janë kryer këto verifikime dhe pse nuk është sqaruar paraprakisht nga publikimi ky informacion? Qartësisht në këtë rast ka pasur një keqdashje dhe tendencë për të nxjerrë një lajm të pavërtetë dhe abuziv.

Në këtë rast të gjitha transaksionet janë reale dhe mëse të vërteta dhe orgjina e çdo vlere monetare është e ligjshme. Në këtë rast policia dhe më pas prokuroria kanë keqinterpretuar nenin 208 dhe 210 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas këtyre parashikimeve ligjore sekuestrimi mund të vendoset me “vendim të arsyetuar” kur “sendet lidhen me veprën penale”.  Në këtë rast policia ka përhapur një informacion për “pastrim produkti të veprës penale” por ndërkohë nuk ka një vepër penale qoftë edhe të dyshuar. Pra, edhe logjikisht është një abuzim pasi kur nuk ka një vepër penale nuk mund të ketë edhe pastrimin e produkteve të një vepre inekzistente. Në këtë rast vlerësojmë se këto sqarime do të hedhin dritë mbi publikimet mediatike krejtësisht abuzive, jo-profesinale, të pavërteta dhe që kanë për qëllim përbaltje dhe që nuk kanë asnjë lidhje me misionin e mediave që është informimi i publikur për lajme të vërteta. Në ditët në vijim do të marrim edhe masat përkatëse ligjore për të sqaruar edhe institucionalisht këtë keqinformim.

Më 28 maj, Policia sekeustroi  400 mijë dollarë që rezultonin në emër të Aleksandër Gavoçit. Sipas hetimeve pritësi i parave të sekuestruara ishte Ilir Gavoçi, vëllai i Aleksandrit. Ky i fundit prej vitesh jeton në Australi.  Gavoçi akuzohet se në në vitin 2005, së bashku me bodigardin e tij, Ismet Oruçi, vranë 4 persona në lokalin “Olalba” në Tiranë. Viktimat e kësaj ngjarje të rëndë janë:  Ali Beqja, 29 vjeç, Altin Djepaxhia, 34 vjeç, ish- oficer në Ministrinë e Brendshme, Alban Kruja, 35 vjeç dhe Elvis Berberi, 25 vjeç, të katërt nga Shkodra. Shkak i kësaj përplasje me armë u bë këngëtarja e lokalit, e cila këndonte për llogari të biznesit që ishte në emër të Ilir Gavoçit.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aleksander gavoci ilir gavoci sekuestrohen 400 mije dollare aleksander gavoci ilir gavoci sekuestrohen 400 mije dollare

Sondazh

Poll
Aktualitet 30 Maj 2020, 10:16

Tiranë- Zbardhen kërcënime të tjera që banda e Avdulajve u ka bërë policëve të burgut “313” në Tiranë.  Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një tjetër kërcënim,...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj