"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Italia merr vendimin për bashkimin e çifteve! Ja se çfarë duhet të bëni nëse doni të takoni ‘gjysmën e zemrës’ që
9 Shtator 2020, 19:50Nga DOSJA
ITALI– Një lajm i mirë vjen për çiftet që u ndanë për shkak të COVID-19. Ata që kanë partnerin/partneren në Itali do e kenë më të lehtë të shkojnë në vendin fqinj.
Këshilli i Ministrave të Italisë mori vendimin për të lehtësuar kalimin e shqiptarëve drejt Italisë nëse janë të martuar ose vërtetojnë lidhjen e tyre me një shtetas italian apo shqiptarë që banon atje.
Ndërkohë në mbledhje janë marrë edhe vendime të tjera, ku ndër më kryesore është se shtyhet gjendja e jashtëzakonshme deri në 15 tetor.
Duhet të plotësohet një vetëdeklarim në të cilin të paraqitet arsyeja e kthimit në Itali. Mund të udhëtohet deri në vendmbërritjen përfundimtare vetëm me mjet privat (lejohet kalimi tranzit në aeroport, pa dalë nga zonat e dedikuara të këtij të fundit).
VENDIMI:
“Me Vendim të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të datës 7 shtator 2020 (kliko këtu për tekstin dhe këtu për dokumentet ashkëlidhur), masat në fuqi për parandalimin e infeksionit në të gjithë territorin kombëtar të parashikuara nga Vendimi i Kryetarit të Këshillit të Ministrave i datës 7 gusht 2020 si edhe dispozitat e parashikuara nga urdhrat e Ministrit të Shëndetësisë të datës 12 gusht dhe 16 gusht 2020, janë shtyrë deri më 7 tetor të vitit 2020.
Lutemi të kushtohet vëmendje e veçantë mbi çështjet në vijim:
– lejohet bashkimi për çiftet ndërkombëtare, edhe jo bashkëjetuese, nëse ekziston një marrëdhënie afektive e provuar dhe e qëndrueshme, arsye për të cilën shtetasit shqiptarë që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme afektive me një shtetas/e italian/e (ose shqiptar/e me vendbanim në Itali) do të mund të hyjnë në Itali për t’u bashkuar me ta;
– hiqet ndalimi i hyrjes apo kalimit tranzit në territorin italian për personelin e policisë së Shtetit;
– dokumenti C bashkëlidhur Vendimit përditëson në tërësi informacionin mbi kufizimet e aplikueshme në udhëtimet nga dhe për në territoret përtej detit.
Këshilli i Ministrave ka vendosur, më datë 29 korrik 2020, shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme në territorin kombëtar deri më datë 15 tetor 2020, për shkak të rrezikut shëndetësor lidhur me patologjitë që rrjedhin nga agjentë viralë të transmetueshëm, duke iu referuar veçanërisht COVID-19.
Me datë 7 gusht është aprovuar Vendimi i ri i Kryetarit të Këshillit të ministrave që, ndër të tjera, rregullon lëvizjet nga/për në Itali prej datës 9 gusht deri më datë 7 shtator 2020″.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya tha të mërkurën se protestat në vendin e saj nuk do të fashiteshin dhe se nuk ka më kthim pas. Zonja...
RUSI– Ministria e Jashtme ruse ka reaguar ashpër ndaj ambasadorit gjerman në Rusi, Gez Andreas von Gair lidhur me akuzat e qeverisë gjermane kundër Rusisë në li...
PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Bruksel.Ky lajm u bë i ditur nga zyra e kryeministrit, p...
SHBA– Zyrtarët amerikanë thonë se Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të nënshkruajnë marrëveshjen e tyre historike për normalizimin e marrëdhënieve gjatë...
KOSOVË- Vjosa Osmani ka bërë të ditur se më nuk është pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe se po e shqyrton mundësinë e themelimit të një inici...
KOSOVË- Pas një postimi që bëri ditën e djeshme kreu i LDK-së Albin Kurti në rrjetet sociale, ku deklaroi se nuk do ta respektonte marrëveshjen e Shtëpisë ...
INDI– Aktorja e Bollywoodit, Rhea Chakraborty është arrestuar pasi dyshohet se ka blerë drogë për ish të dashurin e saj, aktorin Sushant Singh Rajput, i c...
AUSTRALI – Jadd William, i cili akuzohet për pedofili, është liruar me kusht. 38-vjeçari është vënë pas hekurave pasi akuzohet se qëllimisht ka tentuar q...
SHBA- I dërguari i posaçëm i shtetit amerikan për Ballkanin Perëndimorë, Matthew Palmer ditën e sotme ka deklaruar se për SHBA dëshiron që mes Kosovës dh...