Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ITALI– Italia do ta heqë detyrimin për veshje të maskës në ambiente të jashtme, nisur nga 28 qershori. Qeveria tha se e mori vendimin pasi numri i rasteve me koronavirus dhe i shtrimeve në spital është në rënie.
Detyrimi për maska është vendosur qysh në tetor të vitit të kaluar, kur Italia po hynte në valën e dytë të koronavirusit dhe autoritetet po luftonin për të frenuar infeksionet në rritje.
“Nga 28 qershori, ne do ta lëmë pas nevojën për të mbajtur maska jashtë, në zonat e bardha”, tha ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Nga kjo datë, e gjithë Italia pritet të shpallet zonë e bardhë, që nënkupton nivelin më të ulët të rrezikut nga koronavirusi. Tash për tash, 19 nga 20 rajonet e Italisë janë të bardha. Vetëm zona veriore Valle d’Aosta është e verdhë.
Vendime të ngjashme për maskat kanë ndërmarrë edhe shtetet e tjera evropiane, të tilla si Franca dhe Spanja, përkundër shqetësimeve për përhapjen më të shpejtë të variantit Delta të koronavirusit. Italia është ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë.
Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, ky vend ka regjistruar mbi 4.2 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 127,000 viktima. Rreth 26% e italianëve janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit, ndërsa rreth 52% kanë marrë së paku një dozë të vaksinës.
Marrë nga REL.
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
GREQI- Një fenomen i rrallë është filmuar pasditen e djeshme në Greqi. Në qiellin e Larisës retë janë formuar në një formë të çuditshme. Videoja me mësip...
SHBA– Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja bashkuan forcat të hënën për të vënë sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë në Bjellor...
GREQI– Njëri prej avokatëve të pilotit 32-vjeçar i cili vrau bashkëshorten e tij në sy të foshnjes, është tërhequr nga çështja.Avokati Vassilis Sp...
SHBA- Tre persona mbetën të vrarë ditën e djeshme në SHBA, gjatë një sulmi më armë. Denverpost shkruan se ngjarja ndodhi që kryeqytetin e Kolorados, Denver. Një...
GREQI– David Crouch, babai i 20-vjeçares Caroline Crouch e cila u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj dy muaj më parë, ka ndërmarrë me gruan e tij një “...
KOSOVË– Dy gjarpërinj janë parë në rrugët e fshatit Billushë të komunës së Prizrenit në Kosovë.Nga pamjet e publikuara nga KlanKosova shihet se ata j...
KOSOVË- Analisti Berat Buzhala ka komentuar vendimin e zgjedhjeve të brendshme të PDK-së. Në një postim në Facebook, Buzhala shkruan se Vlora Çitaku...
GREQI– Jashtë godinës së gjykatës ku pak më parë mbërriti piloti 32-vjeçar, foli edhe avokati i familjes së Caroline, Thanasis Harmanis.Në një prononcim...
KOSOVË- Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka komentuar vendimin e PDK-së për zgjedhje brenda partisë më 3 korrik. Në një postim në Fac...
GREQI– Teksa piloti 32-vjeçar ka mbërritur në Gjykatë, qytetarët grekq janë mbledhur në shenjë protestë pranë gjykatës në EvelpidonTë shumtë në numër, at...