LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja, BE-ja, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta kundër Bjellorusisë

22 Qershor 2021, 08:55 Nga DOSJA
SHBA-ja, BE-ja, Kanadaja dhe Britania, sanksione të përbashkëta

SHBA– Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Britania dhe Kanadaja bashkuan forcat të hënën për të vënë sanksione ndaj disa zyrtarëve të lartë në Bjellorusi për devijimin nga itinerari të një avioni pasagjerësh që po udhëtonte në maj mes dy vendesh anëtare të BE-së.

Ngrirja e pasurive dhe ndalim-udhëtimet janë ndëshkime lidhur me reagimin e ashpër të autoriteteve bjelloruse për afro një vit që kur Presidenti Aleksander Lukashenko deklaroi fitoren në zgjedhjet presidenciale të 2020, që BE dhe vende të tjera perëndimore i cilësuan të manipuluara.

Jemi të bashkuar në shprehjen e shqetësimeve tona të thella lidhur me sulmet e vazhdueshme që ushtron regjimi i Lukashenkos mbi të drejtat e njeriut, liritë themelore dhe ligjin ndërkombëtar,” thanë katër aktorët përmes një deklarate të përbashkët.

Ne jemi të angazhuar të mbështesim aspiratat demokratike të popullit bjellorus dhe qëndrojmë të bashkuar në masat ndëshkuese ndaj këtij regjimi për mospërfillje të hapur ndaj përgjegjësive ndërkombëtare,” thuhej më tej në deklaratë.

BE ka veçuar shtatë individë dhe një entitet për “zbritje të detyruar dhe të paligjshme” të avionit të firmës Ryanair, i cili udhëtonte nga Greqia në Lituani, kur u urdhërua të zbriste në Minsk, siç u kuptua më pas me qëllim që autoritetet bjelloruse të arrestonin një nga pasagjerët, Roman Protaseviç, një gazetar që njihet për kritika ndaj autoriteteve të Minskut.

BE, SHBA, Britania dhe Kanadaja i bënë thirrje Minskut të bashkëpunojë me hetimet ndërkombëtare lidhur me këtë incident, të lirojë menjëherë të gjithë të burgosurit politikë dhe të “fillojë një dialog të gjerë dhe të pastër politik” me opozitën dhe shoqërinë civile.

Në shenjestër të Shteteve të Bashkuara janë bashkëpunëtorë të afërt të zotit Lukashenko, individë që akuzohen se kishin rol në shtypjen e egër të protestave paqësore vjet dhe të tjerë që lidhen me manipulimin e zgjedhjeve.

Ndërkaq, në takimin e tyre të hënën në Luksenburg, ministrat e jashtëm të BE-së përgatitën një seri masash ekonomike që synojnë të godasin zotin Lukashenko dhe aleatët e tij. Këto masa do të diskutohen nga udhëheqësit e BE-së në takimin e tyre të enjten në Bruksel.

BE-ja i ka forcuar sanksionet kundër Presidentit Lukashenko, i cilësuar si “diktatori i fundit i Evropës”, i cili në gusht 2020 deklaroi fitoren për një mandat të gjashtë si president.

Blloku me 27 anëtarë ka mbajtur një qëndrim edhe më të rreptë që nga incidenti me avionin e kompanisë Ryanair si dhe pas akuzave se Bjellorusia po shfrytëzon migrantët për t’i bërë presion Lituanisë, pasi në Lituani janë strehuar disa figura të njohura të opozitës bjelloruse.

Në përpjekje për të shtuar presionin ndaj Presidentit Aleksander Lukashenko lidhur me devijimin me forcë të avionit të firmës Ryanair, ministrat e jashtëm të BE-së miratuan të hënën sanksione individuale ndaj 76 shtetasve bjellorusë përfshirë ministrat e transportit dhe mbrojtjes. Masa të ngjashme u morën edhe ndaj tetë entiteteve shtetërore, thanë diplomatët.

Marrë nga VOA.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota akeksandër lukashenko arrestohet roman protasevich akeksandër lukashenko arrestohet roman protasevich

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale