Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ekstradohet nga Gjermania 30-vjeçari nga Saranda, trafikonte drogë në Greqi
1 Gusht 2021, 10:46Nga DOSJA
TIRANË– Drini Valca, 30 vjeç, është ekstraduar nga Gjermania për në Shqipëri nga Interpoli. I riu akuzohet për prodhim, shitje dhe trafik të lëndëve narkotike, madje rezulton i implikuar për kalimin e 30 kg kanabis për në Greqi, ngjarje e ndodhur në vitin 2018.
NJOFTIMI I PLOTË:
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Në vijim të bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me zyrat homologe për kapjen dhe ekstradimin e personave në kërkim ndërkombëtar, është vënë në pranga në Gjermani shtetasi shqiptar D.V, 30 vjeç, banues në Sarandë, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë. Shtetasi D.V, ishte shpallur person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, në vitin 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Më datë 21.11.2018, Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër ka sekuestruar rreth 30 kg lëndë narkotike canabis sativa, sasi kjo e përgatitur për t’u trafikuar për në Greqi. Në këtë aktivitet kriminal rezulton i implikuar edhe shtetasi D.V, i cili në bashkëpunim me persona të tjera ka kryer veprime aktive për gjetjen e lëndës narkotike dhe përgatitjen për trafikimin drejt Greqisë. Shtetasi D.V është ekstraduar drejt Shqipërisë nga Interpol Tirana dhe i është dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Një person është proceduar penalisht nga policia e Vlorës për zjarrëvënie të qëllimshme në Himarë.Sipas bluve të Vlorës, shtetato Zaho Mërkuri...
DURRËS- Fluksi në portin detar të Durrësit, nga 2 tragete kanë zbarkuar 3906 udhëtarë dhe 807 automjete. Tragetet nga dita e enjte deri sot kanë bërë nga 2...
Një kërkesë si shumë të tjera e një prokurori, i cili synoi të përjashtohej nga gjykimi i tij trupa gjyqësore, ka sjellë një hetim administrativ edhe për vetë K...
LEZHË– Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Lezhë, për shkak të trafikut të rënduar në aksin Milot- Lezhë. Pesë makina janë përplasur njëra pas ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama duket se është një ndjekës i rregullt i traditave shqiptare. Në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të nënës së tij, Anetës, kreu i...
TIRANË– Mëngjesin e së dielës 5 gra dhe 14 fëmijë mbërritën në aeroportin e Rinasit pasi kaluan vite të tëra në kampet famëkeqe të familjarëve të ISIS në ...